Më 02.11.2026, në orën 08:35, në fshatin Pallaticë të Tetovës, punonjësit policorë të Stacionit Policor Grupçin kanë privuar nga liria personin E.K. (24) nga i njëjti fshat.
Një ditë më parë, në orën 23:15, në rrugën lokale Tetovë – fshati Zhelinë, afër nënkalimit për fshatin Pallaticë, ai me një automjet pasagjerësh “BMW” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte, nuk ishte ndalur në shenjë dhënë për ndalim nga ana e punonjësve policorë të SPB Tetovë, kishte hyrë në kah të kundërt dhe kishte goditur një automjet zyrtar policor, pas së cilës ishte arratisur.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të pasojë parashtresë përkatëse.



