Është prishur radari i vetëm funksional në Kontrollin e Fluturimit të Navigacionit Ajror të Maqedonisë (M-NAV) në aeroportin e Shkupit, ka publikuar portali „SDK.mk“. Kjo do të thotë se që nga mëngjesi i djeshëm kontrollorët e fluturimit nuk mund t’i shohin avionët në lartësi të ulët gjatë uljes. Nga dy radarët, njëri që ndodhet mbi kullën e kontrollit dhe tjetri në afërsi të saj, ai që ka qenë në funksion tani është prishur. Derisa të hiqet defekti, gjegjësisht derisa të arrijë pjesa nga Italia, kontrollorët do të duhet t’i ulin avionët një nga një. Nëse ndodh…
Author: Hamdi Kumanova
VLEN çdo ditë e më shumë po e dëshmon gjendjen e vet të mjerueshme politike: pa zë, pa legjitimitet dhe të nënshtruar plotësisht ndaj padronit të tyre, VMRO-DPMNE-së. Ata nuk guxojnë të flasin për asnjë çështje të madhe kombëtare. Kryeministri i qorton publikisht sa herë që guxojnë të prekin tema madhore, duke ua kujtuar se janë aty vetëm për kanalizime dhe mbeturina. VLEN hesht për iniciativën skandaloze të VMRO-së në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjit për gjuhën shqipe. VLEN hesht edhe për heqjen e balancuesit si mekanizëm mbrojtës për përfaqësim të drejtë në administratë. VLEN hesht për mosndëshkimin e policit që…
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin e RMV-së, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, herët në mëngjes në orën 03:20 regjistroi një tërmet epiqendra e të cilit kishte origjinën në Republikën fqinje të Greqisë. Epiqendra e tërmetit ishte 290 km në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale Rihter, ML5.0. Sipas të dhënave që ka në dispozicion observatori deri më tani, tërmeti është ndjerë në pjesët juglindore të Republikës, me një intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës.
Gjiganti rus i gazit, Gazprom, ka dalë praktikisht nga pronësia e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), pasi aksionet e tij janë marrë nga kompania ruse, Intelligence, tregojnë të dhënat e publikuara në ueb-faqen e Bursës së Beogradit. Gazprom, i cili nuk është përfshirë nga sanksionet amerikane që kërcënojnë NIS-in, për shkak se një pjesë të madhe të tij zotëron Gazprom Neft, i cili është nën sanksione, ka transferuar rreth 11.3% të aksioneve të NIS-it tek Intelligence. Tash për tash, nuk dihet nëse kompania Intelligence është nën sanksione. NIS-i është në rrezik të vihet nën sanksionet e SHBA-së,…
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një prononcim për Front Online ka thënë se paga minimale prej 350 euro është e pamjaftueshme. Ai tha se me këtë pagë nuk mund të mbijetohet. “Kjo pagë nuk mund t’i mbulon kërkesat e vetëm të një personi, pasi me një pagë 320 – 330 euro nuk mund të mbijetohet”, tha ai. Azemi, ka bërë të ditur se deri pas 12 tetorit sindikata nuk do të ndërmarrë veprime protestuese, pavarësisht pakënaqësive me pagën minimale. “Deri me 12 tetor e kemi shpallë si ‘muajin e heshtjes’, sepse nuk…
Për shkak të një aksidenti në rrugën rajonale R1102 Veles-Gradsko, në kryqëzimin për fshatin Nogaevci, trafiku është ndërprerë që nga ora 06:25. Ndërkohë sipas njoftimit të Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM) trafiku në rrugët tjera të vendit po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina,…
Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës është zhvilluar dje në Vushtrri, duke çuar në arrestimin e katër personave të një familjeje. Operacioni, i udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në koordinim me Prokurorinë e Mitrovicës, u krye në dy shtëpi në fshatin Ropicë dhe një biznes në qytet. Gjatë kontrollit u sekuestruan armë, municion i shumtë, dylbi, telefona, dokumente, një laptop dhe pajisje të tjera. Tre të dyshuar u dërguan në mbajtje 48 orëshe, ndërsa një tjetër iu dorëzua policisë për shkak të një urdhërarresti të mëparshëm.. Rasti po hetohet për veprat: mbajtje të…
Xhudisti kosovar Shpati Zekaj ka arritur një tjetër sukses të madh për sportin e Kosovës, duke u stolisur me medalje të bronztë në Kupën Evropiane për Seniorë që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Në ndeshjen vendimtare për medalje, Zekaj arriti të mposhtë me Ëaza-ari garuesin italian Enrico Bergamelli. Duke siguruar kështu një podium të merituar. Ky rezultat përbën një arritje të rëndësishme për xhudon kosovare, e cila vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare.
Legjenda gjermane e tenisit, Boris Becker, ka ndarë për herë të parë rrëfimin e tij të plotë për jetën, në një intervistë dhe libër të ri autobiografik të titulluar Inside. “Burgu ishte beqaria më e gjatë që kam pasur që nga mosha 15 vjeç,” tha ai, duke përshkruar si izolimin emocional, ashpërsinë e sistemit penal britanik dhe përballjen me kriminelë të rrezikshëm. Becker u dënua në prill 2022 me dy vjet e gjysmë burg për fshehje të aseteve gjatë falimentimit. Ai kaloi fillimisht 230 ditë në burgjet britanike HMP Wandsworth dhe HMP Huntercombe, para se të deportohej në Gjermani…
Me 45 gola të realizuar, Interi është skuadra më produktive në Serie A gjatë vitit 2025. Formacioni zikaltër ka treguar një ofensivë të frikshme në këto muaj, duke qenë referencë absolute për nga shënueshmëria në kampionat. Në aspektin e fitoreve, zikaltërit numërojnë 14 suksese, duke ndarë vendin e dytë me Juventusin, Milanin dhe Napolin. Vetëm Roma, me 18 fitore, ka arritur një bilanc më të mirë në këtë periudhë kalendarike. Një statistikë që tregon qartë dy fytyrat e Interit: nga njëra anë fuqia e madhe sulmuese, nga ana tjetër nevoja për më shumë vazhdimësi për të rivalizuar në mënyrë…
Presidenti amerikan Donald Trump përdori memorialin e Charlie Kirk për të paralajmëruar një njoftim të papritur mbi autizmin që planifikon të bëjë të hënën. Trump ishte folësi i fundit në ceremoninë emocionale të lamtumirës së Kirkut në stadiumin State Farm në Arizona të dielën pasdite. Një nga një, zyrtarët e administratës dhe gruaja e Kirk, Erika, ndanë homazhe të përzemërta për aktivistin e ndjerë konservator, i cili u vra më 10 shtator, dhe ndanë mesazhe frymëzuese për turmën prej 200,000 personash. Kur Trump iu afrua podiumit për të folur, ai devijoi në një territor të panjohur me një mesazh…
Presidenti amerikan Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk u ribashkuan në funeralin e Charlie Kirk të dielën, disa muaj pas grindjes së tyre publike. Themeluesi miliarder i Teslës shtrëngoi duart me Trump në hapësirën e dedikuar për ta brenda State Farm Arena në Glendale, Arizona , ndërsa më shumë se 60,000 të pranishëm i thanë lamtumirë ndikuesit konservator. Trump dhe Musk folën për një moment të shkurtër përpara se të ndaheshin. Ekspertja e transkriptimit të buzëve, Nicola Hickling, zbuloi se Trump e pyeti “si je?” ndërsa iu drejtua Musk për ta përshëndetur. Musk më pas dukej sikur ngriti supet…

