Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski sot do të vizitoj komunën e Shtipit. Press shërbimi qeveritar njoftoi se me këtë rast Mickoski do të marr pjesë në lëshimin në përdorim të një pishine të mbyllur dhe do të kryej inspektime në aktivitetet ndërtimore të ndërlidhura me asfaltimin e Bul. “Partizanska”.
Author: Hamdi Kumanova
Koha ka treguar se nuk ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të kandidaturave të regjistruara nga listat e pavarura, thotë kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Boris Kondarko. Kondarko për “360 Gradë” theksoi se krahasuar me zgjedhjet e mëparshme lokale të mbajtura në vitin 2021, ndryshimi në numrin e listave të paraqitura është minimal. Në vitin 2021, kishte 27 parti politike, 7 koalicione dhe 91 lista të pavarura nga një grup votuesish, ndërsa tani ka 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 lista të paraqitura. “Pra, unë ende operoj me termin lista të paraqitura, numri i listave të…
Para se të merrte pjesë në shërbimin përkujtimor për ndikuesin konservator dhe aktivistin Charlie Kirk të dielën, Donald Trump deklaroi se do të ndihmonte në mbrojtjen e Polonisë dhe shteteve baltike nëse Rusia vazhdon të përshkallëzojë situatën. Përgjigja e Trump vjen ndërsa NATO po përballet me presion në rritje mes përshkallëzimit në rritje të Rusisë në Evropë. Disa vende, përfshirë Lituaninë, Estoninë dhe Republikën Çeke, i kanë bërë thirrje NATO-s të përgjigjet më fuqishëm ndaj provokimeve të Rusisë, përfshirë rrëzimin e avionëve luftarakë rusë që shkelin kufijtë e aleancës. Reagimet vijnë pasi Rusia shkeli hapësirën ajrore të NATO-s në Estoni…
Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së hënës (22 Shtator) në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë të Durrësit. Raportohet se një mjet tip Volkswagen që drejtohej nga 19-vjeçari me iniciale F. R.,, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues 26-vjeçarin me iniciale G. K., banues në Sukth, Durrës. Si pasojë e aksidentit, 26-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërsa 19-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të vijohet me veprimet procedurale për aksidentin e ndodhur. Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak…
Shkrim nga Financial Times Sa e përkushtuar është NATO për mbrojtjen e shteteve baltike? Kjo ishte pyetja që Vladimir Putini po nxiste në mënyrë indirekte, kur avionët luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë javën e kaluar. Qëndrimi publik i NATO-s është i qartë: aleanca prej 32 vendesh do të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj. Ky përkushtim shihet qartë në bazën ushtarake të Tapa-s në Estoni, pranë kufirit me Rusinë. Tapa, që në gjuhën estoneze do të thotë “vras”, dikur ishte një bazë ajrore sovjetike. Sot është baza kryesore e ushtrisë estoneze dhe e një grupi beteje të…
Taravari: VMRO përmes vasalëve shqiptarë po tenton ta demobilizojë votën shqiptare Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se po përdor “vasalë shqiptarë” për të dekurajuar daljen në zgjedhje të votuesve shqiptarë në disa komuna. Sipas Taravarit, kjo strategji synon që shqiptarët të mos mobilizohen, duke u thënë se në Likovë, Gostivar dhe Vrapçisht fituesit tashmë janë të sigurt. “Jo, përkundrazi, duhet maksimalisht të mobilizohemi si asnjëherë më parë. Dalim votojmë dhe ia dërgojmë porosinë Mickoskit: shqiptarët mendojnë kështu”, ka theksuar Taravari. Ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të vendosur…
Më 21 shtator 2025, rreth orës 21:20, në SPB Ohër është raportuar një aksident trafiku në rrugën “7 Nëntori” në Ohër, ku janë përfshirë një automjet pasagjerësh “Reno” me targa të Ohrit, i drejtuar nga B.Xh. (69) nga Ohri dhe një moped “Aprilia” me targa të Ohrit, i drejtuar nga N.Z. (18) nga fshati Leskoec i Ohrit. Si pasojë e aksidentit, N.Z. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin “Sh. Erazmo” në Ohër. Ekipi hetimor i SPB Ohër ka kryer këqyrjen e vendngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.TS
Më 21 shtator 2025, rreth orës 09:25, në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria B.Xh. (41) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se ai figuronte me masën “Arresto” në bazë të kërkesës së Interpolit. Personi iu dorëzua nëpunësve policorë të Stacionit Policor Dibër për veprime të mëtejshme procedurale.TS
Më 21 shtator 2025, rreth orës 00:05, në Stacionin Policor në Zherovjan, F.E. (59) nga fshati Tenovë ka raportuar se më 19 shtator 2025, rreth orës 21:00, dy persona L.Z. dhe J.Z. nga fshati Pirok kishin hyrë në oborrin e shtëpisë së saj dhe ishin sjellë në mënyrë agresive duke e kërcënuar. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.TS
Jemi në një moment vendimtar të historisë sonë kur sfidat e sigurisë më nuk kufizohen vetëm me kërcënimet tradicionale siç është krimi i organizuar, tregtia me drogë dhe korrupsioni, por janë të ndërthurura me rreziqe të reja dhe më komplekse, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në hapjen e Konferencës së degës evropiane të Asociacionit të Akademisë kombëtare të Byrosë Federale për Hetime (FBI), që filloi sot në Shkup. “Sot jemi dëshmitarë të shfaqjes së kërcënimeve dhe luftimeve kibernetike, keqpërdorimit të teknologjisë, ekstremizmit tradicional dhe shndërrimit të dezinformatave në armë që e ndryshon natyrën e mjedisit të sigurisë…
Më 21 shtator 2025, rreth orës 18:00 në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë arrestuan R.K. (52) nga Tetova, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje”, e dënueshme sipas nenit 235 të Kodit Penal. Rasti i vjedhjes ishte raportuar më 19 shtator 2025 nga B.N. (59) nga Tetova. I dyshuari u mbajt në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Drejtori i Spitalit të Tetovës Erzen Elezi, ka dhënë detaje në lidhje me rastin e vdekjes së 7-vjeçares në repartin e Pediatrisë. Ai tha se pacientja 7-vjeçare është pranuar në spital të shtunën në mbrëmje me dhimbje të muskujve.] Elezi tha se pas pranimit të pacientes, mjekët kanë vepruar në përputhje me protokollet mjekësore dhe i kanë dhënë terapi në përputhje me moshën e pacientes. “Pacientja është lajmëruar në spital në reapartin pediatrik më 20.09 me dhimbje të muskulaturës. Fëmija ka qenë në krah të prindërit dhe nuk ka mundur të ecë. Nga ana e mjekut kujdestar janë…

