Qeveria do t’i japë energji të lirë elektrike industrisë ushqimore, por pa precizuar se sa duhet të ulen çmimet e ushqimeve. Çmimi i energjisë elektrike që do të përdoret nga fabrikat që prodhojnë vaj, qumësht, produkte qumështi si dhe në industrinë e bukës do të jetë më pak se 100 euro për megavat orë, që aktualisht është dy herë më i ulët se çmimi me të cilin shitet ne bursa. Kur Alsat pyeti se sa u kanë thënë autoritetet biznesmenëve të ulin çmimet e produkteve të tyre, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se shpreson që tregtarët do të ulin…
Author: Hamdi Kumanova
U.D. drejtor i “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, Marjanço Mitovski, nuk i plotëson kushtet që të jetë ushtrues detyre i funksionit publik sipas aktgjykimit të formës së prerë, sepse ka kryer vepër penale sulm ndaj personit me armë të ftohtë – thikë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, deklaroi sot kryetari i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë (LSM) dhe i Sindikatës së punëtorëve në hoteleri, turizëm, ekonomi komunale-banesore, zejtari dhe shoqëri mbrojtëse (SPHTEZSHM), Darko Dimovski. Ai theksoi se dëshmitë nga aktgjykimi dhe vendimi me të cilin Mitovski dënohet me vuajtje të dënimit me burg do t’i dorëzohen edhe kryetares…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e ka miratuar trasenë nëpër të cilën do të duhet të kalojë rruga e premtuar Tetovë-Prizren. Gjatësia e rrugës, sipas studimit të fizibilitetit i cili është bërë në vitin 2013-të, duhet të jetë 40.6 kilometra dhe do të lidhet me tunel prej 6.4 kilometra. Varianti i zgjedhur është më i shtrenjtë sesa ai që rekomanduan ekspertët të cilët e kanë bërë analizën e arsyetimit ekonomik. Ata kanë rekomanduar që traseja më e favorshme është varianti me tunel prej 3.2 kilometra, shkruan Portalb.mk. Rruga Tetovë-Prizren, sipas vendimit të Qeverisë, duhet të fillojë prej Tetovës nga fshatrat…
Aleanca për Shqiptarët mbron dhe promovon aktivizmin rinor dhe inkurajon të gjitha institucionet që të përkrahin dhe sigurojnë kushte për të rinjtë të cilët kanë energji dhe motiv për të ringjallur jeton rinore, kulturën, artin dhe aktivizmin. Me vëmendje e kemi ndjekur rastin me Qendrën “Social Cultural Space” me shpresë se problemi do të tejkalohet dhe jemi përmbajtur duke mos dashur të ngarkojmë politikisht këtë rast. Megjithatë, deklaratën e fundit të Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, e vlerësojmë si të ngutshme, të papranueshme dhe të dëmshme, aq më tepër kur për akuzat e tilla nuk ka dëshmi relevante.…
Të punësuarit në çerdhe akoma nuk kanë marrë pagën e muajit Shtator. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk saktësuan se kur paga e këtyre punonjësve do të jetë në llogaritë bankare. Sipas sqarimit me shkrim vonesa ka të bëjë me listat e vonuara të përllogaritjes së pagave që disa çerdhe të vendit nuk e kanë kryer. Kreu i Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës Jakim Nedellkov tha se vonesa është shkaktuar për shkak të firmosjes së Marrëveshjes së re kolektive më 13 tetor dhe procedurave vijuese që këta punonjës pagat t’i marrin me rritje prej 15 %./Alsat.mk
Institucionet që zgjedhin dhe emërojnë funksionarë nuk plotësojnë në kohë regjistrin për persona të zgjedhur dhe të emëruar, gjë e cila krijon probleme për Komisionin për parandalimin e korrupsionit për të mbajtur evidencë për funksionarët që nuk dorëzojnë fletën anketuese me pasurinë dhe pronat që kanë. Kryetarja e këtij institucioni Biljana Ivanovska në seancën për pyetjet e deputetëve u përgjigj para opozitës për skandalin e publikuar për “pronat e fshehta”. “Dua këtu të theksoj dhe të dërgoj apel tek personat që udhëheqin institucionet të cilët nuk janë të përditësuar dhe nuk e plotësojnë regjistrin për personat e zgjedhur dhe të…
Në konkursin për zgjedhjen e shefit të Prokurorisë së lartë publike Shkup janë paraqitur tre kandidatë, prokurori aktual Mustafa Hajrulahi, si dhe Burim Rustemi dhe Fatime Fetai. Kryetari i Këshillit të prokurorëve publikë, Antonio Jolevski, sqaroi se konkursi përfundoi javën e kaluar dhe tashmë janë dërguar kërkesa në prokuroritë kompetente që të bëjnë vlerësim për të kaluar në fazën tjetër. “Për të gjithë të paraqiturit në konkurse të cilët i kemi publikuar, janë bërë kërkesa në prokurori për të kryer vlerësime që të mund të kalojmë në fazën tjetër, për të kryer intervista me ata që nuk kemi përfunduar për…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri ka reaguar rreth mënyrës së shpërndarjes së sumbvencioneve nga ana e qeverisë duke i lënë qytetarër me një anë, shkruan Top24 Në reagimin e tij Aziri shkruan: Këto ditë po aktivizohet e po bëhet aktuale, proçesi i sigurimit të energjisë elektrike për industrinë ushqimore me çmime më të volitshme, më konkretisht, të njëjtët të furnizohen me energji nga kompania shtetërore-furnizuesi EMV shitje (Elektranat e Maqedonisë së Veriut), me një çmim i cili do të jetë favorizues, në krahasim me atë që ofron furnizuesi universal dhe furnizuesi në tregun liberal. Çdo ndihmë, subvencion…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) i kërkon u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, Marijanço Mitovski që të japë dorëheqje. Sipas LSM-së, Mitovski ligjërisht nuk guxon të jetë bartës i funksioneve publike sepse ndaj tij ka aktgjykim për veprën penale për sulm me thikë. Kryetari i Lidhjes, Darko Dimovski shtoi se për këtë vepër të drejtorit ka edhe vendim gjyqësor për mbajtjen e dënimit me burg prej 20 ditëve. “Mendojmë dhe dëshmojmë se ushtruesi i detyrës drejtor, Marijanço Mitovski nuk i plotëson kushtet që të jetë kryerës i funksionit publik, në pajtueshmëri me aktgjykimin në fuqi të cilin…
MPB njofton se dje ka ndodhur një aksident në Shkup, ku lëndime të rënda ka marrë një “Më datë 26.10.2022 në ora 07:55 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin nga Rr. “Vasil Gjorgov”, Rr. “Kozara” dhe Rr. “Bel Kamen” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture “Dacia Logan” me targa të Shkupit i drejtuar nga S.S.(60) nga Shkupi dhe motoçikletës “Kavasaki” me targa të Shkupit i drejtuar nga A.G.(57 ) nga Shkupi. Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza”. Në vendin e ngjarjes…
Në seancën e fundit për pyetje deputetësh unë i dhash vërrejtje ministrit për punë të brendshme, si dhe ministres së mbrojtjes se përse nuk e zbatojnë obligimin kushtetues për përdorimin e gjuhës shqipe. Dhe normalisht rikujtova ministrin se sipas Kushtetutës, ligjeve në fuqi të shtetit tonë, por edhe vendimeve të Qeverisë numër 121,122 dhe 124 për të cilat vetë ka votuar ministri në Qeveri në lidhje me zbatimin e gjujës shqipe, ai është i obliguar që në qoftë se unë kam parashtruar pyetje në dy gjuhë, edhe ai të më përgjigjet në dy gjuhë. Zoti nënkryetar i Parlamentit më ndërpreu…
Ballkani po transformohet me përshpejtim në komunitet mundësish për komunikim të lirë dhe bashkëpunim ndërmjet popujve që jetojnë në këto hapsira. E padiskutueshme është krijimi i lidhjeve të ngushta në frymën e ndërkulturalizmit kontribuon në zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit. Në fushën e arsimit, afrimi mundëson krijimin e hapësire arsimore ballkanike, përmes së cilës mund të shfrytëzohet potenciali i plotë arsimor dhe kulturor i vendeve të kësaj pjese të Evropës, tha zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu në konferencën e 5-të Konferencës shkencore ndërkombëtare për Ballkanologjinë me temë Ballkani dhe Globalizimi. Si Shembulli më i freskët i globalizimit…

