U.D. drejtor i “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, Marjanço Mitovski, nuk i plotëson kushtet që të jetë ushtrues detyre i funksionit publik sipas aktgjykimit të formës së prerë, sepse ka kryer vepër penale sulm ndaj personit me armë të ftohtë – thikë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, deklaroi sot kryetari i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë (LSM) dhe i Sindikatës së punëtorëve në hoteleri, turizëm, ekonomi komunale-banesore, zejtari dhe shoqëri mbrojtëse (SPHTEZSHM), Darko Dimovski.
Ai theksoi se dëshmitë nga aktgjykimi dhe vendimi me të cilin Mitovski dënohet me vuajtje të dënimit me burg do t’i dorëzohen edhe kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, si dhe Këshillit të qytetit.
“Prandaj i bëj thirrje u.d. drejtorit Marjanço Mitovski të japë dorëheqje të parevokueshme, të patën për arsye morale, sepse ne punëtorët tani më kemi frikë të shkojmë në punë duke e ditur çka ka bërë ky u.d. drejtor ndaj një njeriu tjetër me armë të ftohtë dhe këtu përfundon çdo bashkëpunim i ynë me këtë u.d. drejtor”, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp Dimovski.
Ai u bëri thirrje kryetares dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit menjëherë ta shkarkojnë Mitovskin, nëse ai vetë nuk jep dorëheqje.
Lidhur me pyetjen nëse do të fillojnë procedurë për organizimin e grevës së përgjithshme, pasi sonte në mesnatë skadon afati i caktuar i kryetarjes Arsovska për shkarkimin e Mitovskit, Dimovski përsëriti se u.d. drejtori aktual nuk i plotëson kushtet për ushtrues të funksionit publik, sepse, siç tha, ai është i dënuar për vepër penale.
Dimovski, gjithashtu, paralajmëroi se për nesër është caktuar mbledhje në selinë e LSM-së që të sillet vendi për grevë, sepse anëtarëve të kryesisë së Sindikatës janë penguar të mbajnë takim në NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, që sipas tij, tregon se Mitovski e pengon veprimin sindikal, i cili është i garantuar me Ligj dhe Marrëveshje kolektive.