Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 659 teste, ndërsa janë regjistruar 68 raste të reja me COVID-19. Nga MSH njoftojnë se janë konfirmuar 40 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një person i vdekur nga Shkupi (83 vjeç), i cili ka ndërruar jetë në kushte spitalore. Sipas regjistrit të personave të vdekur të diagnostikuar me COVID-19 nga “Termin Im”, janë regjistruar dy persona të vdekur nga Manastiri (81 vjeç) dhe Prilepi (71 vjeç), të cilët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Të vdekurit janë raportuar në periudhën 18…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, u takua me përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Ser Stjuart Piç, i shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vend, Metju Loson. Në takim u diskutua për çështje aktuale në kontekstin rajonal dhe global, në drejtim të stabilitetit dhe paqes në Evropë dhe në botë. Në këtë drejtim, u përshëndetën vendimet e Qeverisë që mundësuan fillimin e bisedimeve dhe përparimin në procesin e integrimeve evropiane si synim strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe me rëndësi për…
Gjatë ditës së djeshme në Tetovë janë arrestuar dy të rinj të cilët dyshohet se kanë vjedhur nëpër automjete në qytet, njofton SPB-Tetovë. “Dje (26 -tetor) rreth orës 13:30, në rrugën “Matanë Vardarit” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat A.K.(22) dhe A.K.(19) nga Tetova për shkak të dyshimit se gjatë këtij muaji kanë kryer disa vjedhje në automjete, të cilat janë gjetur dhe janë marrë për ekspertizë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe ndaj të dy personave do të përgatiten parashtresa në bazë të neneve 235 dhe 236 të Kodit Penal”, thonë…
Dy ditë para mbajtjes së mbledhjes së parë të kryesisë së re qendrore të BDI-së, ku pritet që ministrat e kësaj partie të japin llogari para këtij organi partiak, nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka deklaruar për gazetën LAJM, se përfaqësuesit e këtij subjekti në ekzektutiv kanë qenë në nivel të detyrës. “Siç e dini është paralajmëruar se kryesia e re ditën e shtunë do të ketë takim, mbledhje dhe është në vazhdën e atyre takimeve dhe konsultave që z.Ahmeti, si kryetar i pakontestueshëm i BDI-së gjithmonë I ka organizuar, qoftë me struktura formale, apo jo…
KOMPANIVE QË PRODHOJNË VAJ, QUMËSHT DHE BUK DO TU SIGUROHET RRYMË MË E LIRË Maqedonia e Veriut do të shfrytëzoj 80 milionë eurot nga Bashkimi Evropian, si mbështetje direkte për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe për sipërmarrjet mikro dhe të vogla. Kështu njoftoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, gjatë preskonferencës së sotme, sipas tij, propozimet janë dorëzuar dje në Komisionin Evropian, ndërsa deri nesër pritet një përgjigje. ” Dje janë dorëzuar propozimet tona në KE, deri nesër sigurisht që do të kemi një përgjigje dhe me shumë mundësi fondet do të jenë mbështetje direkte për kategoritë më të…
Lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij dhe subjektit të cilin ai drejton, se në këto rrethana nuk do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese. “Në rast se mendojnë se VMRO-DPMNE-ja, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do t’i mbështes këto ndryshime kushtetuese në këto rrethana, atëherë ja publikisht po them se kjo nuk do të ndodh. Ne kemi pozicion të qartë. Cili është pozicioni i VMRO-DPMNE-së, se ndryshime kushtetuese në këtë rrethana ne nuk kemi ndërmend që t’i mbështesim”, deklaroi Mickoski./Alsat.mk
Vizita e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në vend është shenjë jashtëzakonisht e favorshme e solidaritetit dhe mbështetjes nga Bashkimi Evropian dhe konfirmim i arsyetimit të përkushtimit tonë strategjik për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, beson kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi. Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, Xhaferi ka marrë pjesë në darkën e përbashkët të organizuar nga presidenti Stevo Pendarovski për nder të kryetares së Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dhe ku ishte i pranishëm kreu i shtetit dhe shefi i misionit të BE-së në Shkup, Dejvid Gir. Xhaferi shprehu kënaqësi për ardhjen…
Zv. drejtoresha për energji termike e SH.A. EMV, Aleksandra Marojeviq, në emisionin “Magazina Ekonomike” mbrëmë në televizionin “Alsat” tha se më 1 nëntor do të jetë në dispozicion gazi natyror për energji termike për ngrohje me avull në Shkup, por në të njëjtën kohë do të lidhet kontratë për naftë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Marojeviq thotë se termocentralet lindore dhe perëndimore po përshtaten për të punuar në një lloj tjetër karburanti dhe do të ishte hera e parë në histori që Shkupi do të ngrohet me naftë. “Teknikisht, ngrohtoret po përgatiten të përdorin naftën si lëndë djegëse alternative. Tani po i…
Pasi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski e nënshkruan Marrëveshjen e Frontex-it, Kovaçevski me krenari në Facebook theksoi se ajo është nënshkruar në gjuhën maqedonase, pa shtesa, yje dhe fusnota. Vetë Von der Leyen ka dhënë mbështetje për Marrëveshjen, kështu që ka postuar në Twitter në gjuhën maqedonase dhe ka marrë një numër të madh reagimesh pozitive. Por me këtë ajo tërhoqi vëmendjen edhe të përdoruesve të Twitter nga Bullgaria dhe Greqia, të cilët nuk janë të kënaqur me lëvizjen e saj, ndaj shprehën pakënaqësinë e tyre. “Kontrata me Frontex që po nënshkruajmë…
Përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Ser Stuart Peach, ambasadori britanik në vend Matthew Lawson dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, sot në poligonin “Krivollak” morën pjesë në pranim-dorëzimin e donacionit britanik, i cili përfshin 14 njësi mobile stërvitore, për trajnim të pjesëtarëve të Armatës në mjedisin urban, njofton Portalb.mk. “Promovimi i donacionit britanik të 14 njësive mobile stërvitore, të cilat do të shërbejnë për trajnimin e pjesëtarëve të ushtrisë sonë të Maqedonisë, por sigurisht edhe të forcave aleate. Vlera totale e këtij projekti është 400 mijë funte, që është një kontribut i rëndësishëm në atë që…
Mbrëmë, një orë para mesnate në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë policia ka privuar nga liria 30 vjeçarin O.M. nga fshati Xhepçisht të Tetovës. Ai është kapur menjëherë pas kryerjes së veprës penale ‘vjedhje’ në një barnatore në të njëjtën rrugë, ku fizikisht ka sulmuar punonjësen e barnatores dhe i ka marrë të hollat nga qarkullimi ditor. Paratë e vjedhura i janë marrë dhe kthyer pronarit, shkruan Alsat. Pas arrestimit mësohet se personi në fjalë është kërkuar me fletarrestim për vuajtje të dënimit prej 2 viteve, për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij…
Me ndryshimet kushtetuese, partitë politike shqiptare janë të vendosura për të hequr nga Kushtetuta edhe referencën e 20% për gjuhën shqipe dhe popullin shqiptar, BDI dhe ASh, në “Argument” në TVM2, u shprehën të hapura për të vazhduar konsultimet për ndryshimet kushtetuese, me çka do të insistojnë edhe në heqjen e 20%. “Ne shpresojmë që ajo të zëvendësohet me një formulim dinjitoz që e presim gati 20 vite, por konsultat do të vazhdojnë me të gjithë faktorët relevant në vend dhe me faktorin ndërkombëtar dhe e kam patjetër të potencojmë se të gjitha arritjet që i kemi i kemi falë…

