Author: Hamdi Kumanova

“Ne e dënuam agresionin rus ndaj Ukrainës dhe dhamë përkrahje të plotë për popullin ukrainas në mbrojtje të pavarësisë së saj, e cila përfshinte jo vetëm ndihmë politike, por edhe konkrete teknike dhe ushtarake. Ato vendime janë miratuar, në fazë jemi të arritjes së marrëveshjes për të katërtën, ajo së shpejti do të miratohet. Krahasuar me kapacitetet dhe madhësinë tonë, i takojmë grupit të vendeve të cilët më së shumti e kanë ndihmuar Ukrainën në mbrojtjen e tyre të drejtë nga agresioni. Atë e kemi bërë për shkak se besojmë në parimet e së drejtës ndërkombëtare, e cila nuk lejon…

Lexo më Shumë

Diplomat e lëshuara në një nga gjashtë vendet e rajonit: Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria, nga institucioni kompetent i arsimit të lartë, do të njihen, kështu parashef Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor. Me nënshkrimin e Marrëveshjes në Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit në Berlin -Gjermani, promovohet mobiliteti akademike dhe bashkëpunimi, arsimi i lartë njihet si e mirë dhe përgjegjësi publike dhe ngritet mbështetja dhe mbrojtja e lirisë akademike dhe autonomisë së institucioneve të arsimit të lartë. Krijimi i politikave të integrimit rajonal në…

Lexo më Shumë

SHUMICA DHE OPOZITA ME AKUZA RECIPROKE PËR QEVERISJEN E KOMUNAVE Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka vazhduar sot debatin rreth propozimit që Risto Penov të zgjidhet në funksionin e ministrit të ri të Vetëqeverisjes Lokale. Deputetet e shumicës dhe opozitës kanë shfrytëzuar foltoren e Kuvendit për të drejtuar akuza të ndërsjella rreth qeverisjes së komunave në vend. Mile Talevski akuzoi VMRO – DPMNE, se ka krijuar kaos në komunat ku qeverisë kjo parti, pasi në to sipas tij, ndërmarrje publike janë jofunksionale, shërbime për qytetarët janë më të shtrenjta dhe më jocilësore për qytetarët dhe nuk ka investime dhe zhvillim.…

Lexo më Shumë

Nëse gjuha e unisuar shqipe kishte filluar të aplikohej në Maqedoni para se të mbahej Kongresi i drejtshkrimit, kështu po ndodhë edhe aktualisht me shënimin e 50 vjetorit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ku Shkupi po prin me ide që nderojnë kujtimin për këtë ngjarje të madhe kombëtare e kulturore. Me iniciativë dhe propozim të ITSHKSH në Shkup është edituar një pullë postale që i dedikohet 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhë shqipe. Me këtë rast faleminderoj Gani Dardhishtën, udhëheqësin e Filatelisë në kuadër të Postave të Maqedonisë, për angazhimin dhe mbështetjen e kësaj ideje konkrete që intitucionalizon memorien…

Lexo më Shumë

Në vend, 2.483 kompani nuk kanë paguar pagat për punëtorët e tyre për muajt gusht dhe shtator, sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, njofton Sdk.mk, transmeton Portalb.mk. Sipas të dhënave të marra nga redaksia e Sdk.mk, për muajin gusht 2022 gjithsej 4.970 punëdhënës kanë përllogaritje mujore të papaguara, të paparaqitura dhe të papranuara për pagën e integruar (PMPI) për gjithsej 8.297 të punësuar, ndërsa për 2.899 punëdhënës për 6365 punëtorë kanë dorëzuar, por nuk kanë paguar llogaritjet e MPIN. Megjithatë, për muajin shtator, gjithsej 5.904 punëdhënës kanë llogaritje PMPI të papaguara, të padorëzuara dhe të papranuara për…

Lexo më Shumë

Nga MPB njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj 52-vjeçares me iniciale A.O. nga Shkup, përcjell TV21. E njëjta dyshohet se ka marrë kredi në vlerë të mbi 9.700 eurove, me dokumente të falsifikuara. “E raportuara, me qëllim që në mëynrë të rrejshme të paraqitet se është e aftë për kredi, gjatë aplikimit për aprovim të kredisë konsumatore në një bankë, ka dorëzuar një vërtetim të rremë për punësim dhe të ardhura personale, kinse nga një institucion publik shëndetësor nga Shkupi. Në këtë mënyrë ka mashtruar personat përgjegjës në bankë që t’i aprovojnë kredi konsumatore pa qëllim në vlerë prej…

Lexo më Shumë

– Ministria e Financave me shfrytëzimin racional të energjisë dhe në përputhje me detyrat e ofruara nga Qeveria për kursim të energjisë elektrike, në muajin shtator të vitit 2022 ka bërë kursime prej 32% të konsumit krahasuar me energjinë elektrike të konsumuar në muajin shtator të vitit 2021. Kursim nuk do të thotë vetëm përfitim financiar, në periudhë kur po përballemi me mungesë të energjisë në nivel global, veçanërisht në tokën evropiane, kjo është kontribut për furnizim të sigurt me energji elektrike. Kjo do të mundësojë që periudhën e ardhshme, edhe kur do të ketë rritje të konsumit të energjisë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e rishikoi dhe miratoi Informacionin nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale për kryerjen e pagesës së pensioneve për muajin tetor të vitit 2022. Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidore të Maqedonisë së Veriut është i obliguar që të dhënat për pensionet t’ua dorëzojë bankave komerciale jo më vonë se data 28.10.2022, ndërsa bankave komerciale u rekomandohet që pensionistët të mund të disponojnë me pensionet e tetorit përmes rrjetit të ATM-ve dhe në rrjetin tregtar nga 31.10.2022. Klientët të cilët nuk përdorin kartela bankare, parat e tyre mund t’i marrin nga filalet e bankave, të…

Lexo më Shumë

Kontrolli i Brendshëm pranë MPB-së deri tek Prokuroria ka parashtruar kallëzim penal kundër dy policëve nga Shkupi, përcjell TV21. Të njëjtit dyshohen për ryshfet. Bëhet fjalë për policët me iniciale B.H. dhe X.Z. “Gjegjësisht, të raportuarit me datë 25.09.2022 gjatë kontrollit të komunikacionit në Rr. Dimitria Çupovski në Shkup, nga i dëmtuari G.J. kanë kërkuar dhe kanë marrë ryshfet për të mos kryer një veprim zyrtar që kanë qenë të detyruar ta kryejnë, gjegjësisht për të mos përgatitur urdhërpagesë kundërvajtëse për kundërvajtje të konfirmuar në komunikacion për kalim në semafor të kuq. Ndaj punonjësve të policisë është iniciuar procedurë për…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët dënon dhunën dhe sulmet ndaj gazetarëve, me theks të veçantë sulmin ndaj gazetarit Zoran Bozhinovski. “Çdo formë sulmi kundër punonjësve të medias, qoftë verbale apo fizike, është shkelje e lirisë së informacionit dhe e të drejtës për t’u informuar dhe si e tillë, e vetë demokracisë. Bëhet edhe më e patolerueshme kur sulmet e tilla targetojnë gazetarë që mbulojnë korrupsionin e nivelit të lartë dhe kanë zbuluar abuzime në zyrat më të larta të shtetit. Përgjegjësit për sulme të tilla duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen ashpër”, reagon Aleanca për Shqiptarët.

Lexo më Shumë

“KOVAÇEVSKI T`I SHKARKOJË FUNKSIONARËT QË PRANUAN FAJIN” VMRO-DPMNE-ja vazhdon të akuzojë Qeverinë dhe Komisionin Antikorrupsion se me veprimet e deritashme po I ikin përgjegjësisë për aferën “Pronat seкrete”. Sipas opozitës maqedonase kjo aferë që implikon 123 emra, përfshinë funksionarë të emëruar nga Qeveria e që kanë lidhje me LSDM-në. VMRO-DPMNE-ja ka publikuar dhe gjashtë nga gjithsejt 123 funksionarë, për të cilët pretendon se kanë prona të fshehura. Ana Marija Paviq – anëtare e Këshillit Drejtues të Qendrës për azilkërkues, Sasha Maksimovski dhe Tedi Coneski nga Fondi për Inovacione, Gajur Rushiti – Drejtor I Inspektoratit për Transport, Tashko Dojçinov – Prokuror…

Lexo më Shumë

Alarm për bombë në 5 shkolla në Shkup. Nga MPB njoftojnë se pesë shkolla të Shkupit kanë pranuar e-mail kërcënues për vendosje të bombave në objektet e tyre. “Sot (26.10.2022) në SPB-Shkup është raportuar se në adresat e emailit të pesë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për bombë. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë