Aleanca për Shqiptarët dënon dhunën dhe sulmet ndaj gazetarëve, me theks të veçantë sulmin ndaj gazetarit Zoran Bozhinovski.
“Çdo formë sulmi kundër punonjësve të medias, qoftë verbale apo fizike, është shkelje e lirisë së informacionit dhe e të drejtës për t’u informuar dhe si e tillë, e vetë demokracisë.
Bëhet edhe më e patolerueshme kur sulmet e tilla targetojnë gazetarë që mbulojnë korrupsionin e nivelit të lartë dhe kanë zbuluar abuzime në zyrat më të larta të shtetit.
Përgjegjësit për sulme të tilla duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen ashpër”, reagon Aleanca për Shqiptarët.



