Author: Hamdi Kumanova

Afati ishte deri të premten, por SH.A. EMV la kohë deri më sot që të marr oferta për furnizim me gaz natyror për prodhimin e energjisë termike në ngrohtoret e kryeqytetit. Nuk japin shumë detaje, por nga që pritja e ofertës ishte të dërgohet përmes postës, bëhet fjalë për një kompani të huaj që ka ofruar një kosto më të favorshme se kompania vendore “Makpetrol”. Nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut thanë se për gazin kanë dy oferta, njëra nga “Makpetrol”, e cila është me kosto të lartë dhe oferta e dytë nga një kompani e huaj, që sipas tyre…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të fazës përgatitore të informatës së miratuar së fundmi në seancën e Qeverisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e diasporës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe 23 komunave që shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim, në ditët në vijim do bëhet nënshkrimi i tyre me secilën komunë veçmas. Në këtë rast, Ministri i angazhuar për diasporë Dr. Xhemail Çupi autorizohet që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e diasporës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komunave, të përfaqësuara…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se ka arrestuar një person nga fashti Gërçec i Shkupit i kërkuar me urdhërarrest nacional. “Sot (25.10.2022) në ora 12:05 minuta në rr. “Ilo Vojvoda” në Shkup, nëpunës policorë të Skuadrës Operative për Ndjekje pranë SPB Shkup dhe inspektorë për ndjekje nga NJPB-Gjorçe Petrov dhe NJPB-Kisella Vodë e kanë privuar nga liria personin me iniciale S.S. (59) nga f. Gërçec-Saraj. Për personin në fjalë ka qenë i shpallur urdhërarrest nacional sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtjen e dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 223 të Kodit Penal”.…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 248 teste dhe janë regjistruar 11 raste të reja me COVID-19: • Shkup – 9 • Prilep dhe Shtip – nga 1 Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (11), është regjistruar një riinfeksion. Janë regjistruar 56 pacientë të shëruar nga: • Shkup – 21 • Prilep – 9 • Manastir – 8 • Kumanovë, Kavadar, Veles, Ohër dhe Shtip – nga 3 • Negotinë – 2 • Tetovë – 1 Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini…

Lexo më Shumë

Kryeministri Kovaçevski sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut vuri në dukje politikat prioritare të Qeverisë dhe theksoi se kjo Qeveri me dije dhe politikë të zgjuar punon vetëm në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare. Por në të njëjtën kohë dënon të gjitha provokimet e brendshme dhe të jashtme për interesa personale apo të tjera që kanë për qëllim destabilizimin e sigurisë, politik dhe ekonomik të shtetit. “Ne bëjmë atë që neve na përshtatet. Kjo doli se është çelësi i vërtetë, në një nga momentet më të vështira të ekzistencës sonë, i derës sonë, drejt suksesit tonë…

Lexo më Shumë

Biznesi pret që të premten, më 28 tetor, të mbahet seanca e rregullt e Platformës për dialog publiko-privat dhe Qeveria të tregojë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm për mbështetjen e ekonomisë. Siç deklaroi për MIA-n, kryesuesi i Platformës dhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Drilon Iseni, për momentin nuk ka informacion nga kompanitë anëtare për largime nga puna, por të gjitha janë duke punuar minimalisht, me 30-40 për qind të kapaciteteve të prodhimtarisë, për të ruajtur gjendjen fizike dhe për të kursyer energji elektrike. Sipas Isenit, bizneset aktualisht kanë dy zgjidhje, të punojnë me…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, njëherit edhe shef i grupit parlamentarë në një prononcim për indeks.mk ka folur rreth heqjes së termit të “20%”-shit dhe ka komentuar edhe kërkesën e kreut të opozitës Maqedonase Hristian Mickoski për heqjen e Badenterit dhe Balaserit. Ademi ka thënë se ka ardhur koha që të hiqet termi “20%” dhe zëvendësimin e të njëjtit me formulim adekuat siç është “Gjuha Shqipe” dhe “Populli Shqiptar”. Nënkryetari i BDI-së ka njoftuar se konsultat për të njëtën çështje do të vazhdojnë edhe me partnerët ndërkombëtarë me ndihmën e të cilëve edhe është arritur Marrëveshja e Ohrit. “Të…

Lexo më Shumë

Nëse procesi i negociatave bëhet vetëm një histori e pafund ballkanike, atraktiviteti i Bashkimit Evropian do të arrijë një nivel historikisht të ulët, theksoi sot presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në ceremoninë solemne me rastin e fillimit të vitit të ri akademik në Kolegjin e Evropës në Kampusin Natolin në Varshavë, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Polonisë. Pendarovski, siç njoftuan nga Kabineti i tij, theksoi se është i nderuar të flasë në hapjen e vitit akademik, në 30 vjetorin e themelimit të kolegjit, i cili njihet për kontributin e tij të çmuar në integrimin e…

Lexo më Shumë

Për kryetarin e Komunës së Gostivarit në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari shqiptarët i gëzojnë të gjitha të drejtat në nivel komunal, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë në nivel qendror. I ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Arben Taravari u shpreh që: ‘Nëse me pyesni në nivel lokal, shqiptarët i gëzojnë të gjithë të drejtat në nivel komunal, por kjo nuk është në nivel qendror, gjuha shqipe për shembull, mandej zhvillimi ekonomik është shumë i rëndësishëm, të gjitha investimet që bëhen në bashki, bëhen në bashkitë që ka më shumë popullsi maqedonase…

Lexo më Shumë

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut thonë se vaksinimi me dozën e tretë, përkatësisht atë të katërt kundër COVID-19, është i domosdoshëm për arsye se virusi është ende i pranishëm, dhe në prag është sezoni i gripit të zakonshëm. Instituti për Sëmundje Ngjitëse në Maqedoninë e Veriut thotë se gjatë sezonit të vjeshtës ekziston rreziku që qytetarët të infektohen me të dy viruset njëkohësisht, dhe kjo të shkaktojë komplikime, veçanërisht te personat me sëmundje kronike. Shpëtimin mjekët e shohin te vaksinimi me dozat përforcuese kundër COVID-19, të tretën – përkatësisht të katërtën, pasi siç thonë mjekët imunologë, dy dozat e…

Lexo më Shumë

Komisioni për Parandalim të Korrupsionit edhe sot ka bërë thirrje që automatikisht të lidhen softuerët e më shumë institucioneve, por edhe të miratohet ligj për prejardhjen e pronës, me qëllim që në mënyrë efikase të ndiqet dhe eventualisht të sanksionohet ndryshimi i gjendjes së pronës së funksionarëve shtetërorë dhe personave të emëruar. Për katër persona, të afërt me partinë në pushtet LSDM, për të cilët opozitarja VMRO-DPMNE sot ka bërë publike të dhëna për gjendjen e padeklaruar të pronës, anëtarët e Antikorrupsionit do të veprojnë sipas informacioneve të tyre, por i bëjnë thirrje partisë që të gjitha gjetjet që i…

Lexo më Shumë

Në pyetjen shtesë rreth formulimit “nuk ka ndryshim të sistemit për llogaritjen e kohës”, gjegjësisht a nënkupton kjo se të dielën në ora tre akrepat e orës do ti lëvizim për një orë mbrapa nga Qeveria u përgjigjën pozitivisht, transmeton Almakos.com Mundësia për mbajtjen e orës verore erdhi në fillim të muajit, ndërsa detyra e Qeverisë ishte që për mundësinë e këtillë shohim analizat dhe dokumentet nga Ministria e Ekonomisë. Nuk do të ketë ndryshime në llogaritjen e kohës, u përgjigjën nga Qeveria për portalin 360 gradë./Almakos/

Lexo më Shumë