Është liruar nga akuzat për denoncim për bombë në autobusët e NQP-Shkup personi J.I. 25-vjeçar nga Shkupi. Lajmin për TV21 e konfirmoi edhe avokati i 25-vjeçarit, Mitko Solakov, i cili tregon se është vërtetuar se klientit të tij i janë keqpërdorur të dhënat personale. “Procedura është ndërprerë. Janë keqpërdorur inicialet e të dyshuarit. I dyshuari nuk është ndeshur asnjëherë me ligjin, as për kundërvajtje Është viktimë e njerëzve të poshtër të cilët e kanë keqpërdorur identitetin e tij. Për sjelljen e tillë, ndaj kryersit të veprës, pasi që të zbulohet, do të ketë pasoja nga aspekti juridik”, tha Solakov për…
Author: Hamdi Kumanova
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se tre kompani ndërkombëtare me renome botërore kanë aplikuar në shpalljen e publikuar nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore dhe kanë shprehur interesim që të jenë mbikqyrës të punimeve të proјektit të ndërtimit të autostradave me konzorciumin Bechtel – Enka. Ai ka njoftuar se bëhet fjalë për kompani të mirënjohura në lëminë e konsulencës financiare dhe mbikqyrjes nga Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Me kënaqësi të madhe konstatoj interesim të madh nga kompani ndërkombëtare me renome botërore për përzgjedhjen e konsulentit dhe mbikqyrësit të proјektit të ndërtimit të autostradave me…
SPB-Tetovë njofton se dje ka arrestuar disa persona në Gostivar për shkak të keqpërdorimit të lejeve turistike të qëndrimit në Maqedoninë e Veriut. “Në një kontroll aksion të kryer dje (24-tetor) në Gostivar rreth orës 11:00 nga zyrtarët policorë të MPB-së, SPB-së Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dhe Inspektorati Shtetëror i Punës në Gostivar për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, personat J.A. (39), Sh.U. (43), V.U.(46), S.D.(46) nga Republika e Turqisë, R.K.(54), G.B.(56) dhe A.J.(41) nga Republika e Shqipërisë dhe M.R (55) nga Serbia. Përveç këtyre personave, për shkak të sjelljes agresive ndaj policëve në orën 12.00…
“FSHEHEN FIRMA NDËRTIMI, SHTËPI, BANESA, AUTOMJETE LUKSOZE” VMRO-DPMNE sot ka prezantuar personat që janë pjesë të funksionarëve, sic thonë, të kyçur në aferën “Pronat Sekrete”. Sipas opozitës maqedonase bëhet fjalë për njerëz që kanë relacione të drejtpërdrejta me kreun e qeverisë. Eksperti dhe analisti politik Albert Musliu, Avokati Ivica Jevtiq, Drejtori I Ndërmarrjes Publike “Pyjet e Maqedonisë”, Valentin Gruevski, dhe anëtari I Këshillit drejtues në Shtëpinë e Shëndetit në Berovë, Novica Peçinski, janë katër nga 123 emrat, për të cilët VMRO-DPMNE-ja pretendon se kanë prona sekrete në vlerë prej 30 milionë euro, përcjellë Klan M. VMRO-DPMNE-ja ka drejtuar akuza ndaj…
Më datën 25.10.2022 në ora 10:45 minuta në rr. ”Dimitrije Çupovski” në Shkup, nëpunës policorë të Skuadrës Operative për Ndjekje pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria O.G. (47) nga Shkupi. Ai është kërkuar me urdhërarrest nacional, me urdhëresë të Gjykatës Themelore penale shkup për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti për vepër penale të kryer në bazë të nenit 239 të Kodit Penal. Personi do të dërghet në institucion ndëshkues-përmirësues poër vuajtjen e dënimit me burg.
Lidhjeve elektrike me Maqedoninë e Veriut, Italinë dhe Bullgarinë, të cilat Greqia po i dyfishon, si dhe testin e përfunduar të tregut për interkonektorin e gazit natyror me vendin tonë, iu referua ministri i Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës së Greqisë, Kostas Skrekas në Samitin e Ballkanit Perëndimor për siguri energjetike dhe tranzicion të gjelbër në vendet e rajonit, të mbajtur dje në Berlin, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës e Greqisë njoftoi se sa i përket gazit natyror, Skrekas theksoi se ka përfunduar testimi i tregut për gazsjellësin me Maqedoninë e Veriut, i cili…
Shtrëngimi i politikës monetare duhet të adaptohet ndaj kushteve në ekonomi dhe në praktikë është më e përfaqësuar shtrëngimi gradual. Shtrëngimi gradual është edhe më i parashikueshëm për bankat, nga të cilat pritet t’i ndjekin sinjalet dhe gradualisht t’i aftësojnë normat depozitare të interesit. banka popullore zbaton rritje graduale të normës së interesit, me çka muajve të kaluar u tregua për rreziqet rreth inflacionit dhe në mënyrë konsekuente ndërmerren masa, ndërsa njëherit mbahet llogari edhe për ekonominë, thotë ekonomistja kryesore e Bankës popullore, Aneta Kërstevska. Në intervistë për gazetën “Veçer” Kërstevska thekson se krahas rritjes së normës themelore të interesit,…
“Është mirë që po diskutohen ndryshimet kushtetuese dhe mendoj se duhet të jetë një proces që zhvillohet në një procedurë sipas ligjeve tona. Në momentin që hapet një procedurë e tillë dhe shihet se ka vullnet, mendoj se duhet të ulemi në tavolinë dhe të gjitha palët të shprehin qëndrimin e tyre, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë”. Këtë e deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur se çfarë mendon për qëndrimin e Aleancës së Shqiptarëve dhe BESËS, të cilët kanë paralajmëruar se do të votojnë për ndryshime kushtetuese vetëm nëse për gjuhën shqipe hiqet…
Në vitin 2000 në Maqedoni kanë lindur 26.168 fëmijë. Të njëjtin vit kanë vdekur 17.085 njerëz, që do të thotë se rritja natyrore ka qenë 9.083. Por, siç pwrcjell KlanM njw analize të portalit “Pari”, në dy dekadat e kaluara shënohen të dhëna shqetësuese demografike, numri I të vdekurve vazhdimisht është rritur, kurse i të lindurve është ulur. Kulminacioni ndodhi në vitin pandemik 2020, kur janë regjistruar 25.755 të vdekur kundrejt 19.031 lindjeve, me cka për 6.724 është më I madh numri të vdekurve se sa I lindjeve. Sipas portalit “Pari”, sic pwrcjell KlanM, rritja negative natyrore për herë të…
Një përleshje e pazakontë ka ndodhur të shtunën në Shkup, gjatë së cilës një 71 vjeçar ka sulmuar një të moshuar tjetër të moshës 72 vjeçare. Rasti ka ndodhur në lagjen Aerodrom. “Më datë 23.10.2022 në Stacionin Policor Aerodrom, R.V. (72) nga Shkupi ka denoncuar se të njejten ditë rreth orës 9 e 30 minuta në kalimin e një ndërtese në rajonin e Aerodromit, pas një zënke paraprake, fizikisht është sulmuar nga fqinji i tij M.I. (71) poashtu nga Shkupi. Po meren masa për ndriçimin e rastit”, njoftoi MPB.
Komisioni Rregullator i Energjetikës do të bëjë përditësimin e çmimeve të derivateve në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Sipas vendimit të fundit, ndryshume kishte vetëm në pmimin e mazutit, ku pati zbritje për 1,115 den për kg. EUROSUPER BS – 95, 89.00 (dena/litër) EUROSUPER BS – 98, 91,50 (denar/litër) EURODIESEL, 103.00 (denarë/litër) Vaji Ekstra i lehtë, 98.50 (denarë/litër) Mazut M-1, 49,919 (denarë/kilogram)
Qytetarët dhe komuniteti i biznesit do të mund të vendosin sa më shpejt dhe në kushtet më të favorshme termocentrale fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike. Ndryshimet në Ligjin e Ndërtimit hynë në fuqi si pjesë e një sërë masash mbështetëse në kushtet e krizës më të madhe energjetike në botë. Në këtë mënyrë, siç thuhet në një komunikatë nga Qeveria, thjeshtësohet procedura e instalimit të termocentraleve fotovoltaike në objekte, deri në 6 kilovat për amvisëri dhe deri në 40 kilovat për kompanitë. Është thelbësore që procedura është pa procedura administrative dhe nuk është e nevojshme të lëshohet miratim/vendim për…

