Puna e Kuvendit dhe deputetëve vazhdon të jetë me ritëm tepër të ngadalësuar, pavarësisht shpenzimeve të larta që ka Kuvendi. Në informatat e siguruara nga Alsat, shihet qartë se nga 1 shtatori dhe deri më 15 tetor, janë mbajtur vetëm 5 seanca plenare, Kuvendi ka punuar gjithsej 15 orë e 30 minuta. Dy nga këto, seanca kanë qenë për fjalime drejtuar deputetëve nga ana e mysafirëve prej jashtë vendit, si presidenti i Italisë Serxho Matarella dhe kryetarja e Këshillit kombëtar të Kuvendit të konfederatës Zvicerane, Irene Kelin. Një seancë është mbajtur për pyetje të deputetëve. Ndërsa dy seanca punuese në…
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë 3 ditëve të fundit (nga 21.10 deri më 23.10.2022) janë kryer 722 teste dhe janë regjistruar 66 raste të reja me COVID-19 Shkup – 47, Prilep – 7, Manastir – 3, Kumanovë, Gostivar dhe Strumicë – nga 2, Kavadar, Veles dhe Makedonski Brod – nga 1 Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (66), janë regjistruar 25 riinfeksione. Janë regjistruar 66 pacientë të shëruar nga Shkupi. Gjatë 3 ditëve të kaluara (21.10 – 23.10.2022) nuk është raportuar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, nuk është raportuar asnjë humbje jete. Deri…
Disa ditë pas sikletit të ri të turpshëm kur Ministria e Punëve të Jashtme maqedonase ia doli të vendosë gabim flamurin e mysafirëve para një delegacioni të huaj , një foto me flamurin e gabuar nga një tekst shkollor maqedonas u përhap në të gjithë internetin. Me atë rast kemi botuar edhe një orë për veksillologji për Ministrinë e Punëve të Jashtme . Teksti shkollor është ndoshta për gjeografinë dhe faqja e treguar flet për veçoritë natyrore të Portugalisë. Mirë po, në vend të flamurit të këtij vendi është vendosur flamuri i Spanjës, një flamur që nuk i ngjan aspak…
Presidenti Stevo Pendarovski u prit sot në Varshavë me nderime shtetërore dhe ushtarake nga Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzhej Duda, me të cilin filloi vizita e tij zyrtare dyditore në Republikën e Polonisë. Presidenti Pendarovski realizoi takim kokë më kokë me presidentin Duda, në të cilin u konfirmuan marrëdhëniet e sinqerta miqësore dhe dialogu i frytshëm politik ndërmjet dy vendeve. Temat e takimit ishin integrimet evropiane të Maqedonisë, partneriteti në NATO, lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj, si dhe kriza globale ekonomike dhe energjetike. Në kuadër të vizitës zyrtare, parashihet që presidenti Duda ta dekorojë presidentin Pendarovski me…
E prekur nga lufta në Ukrainë dhe kriza energjetike, Maqedonia e Veriut po përballet me inflacionin më të lartë ndonjëherë, duke reduktuar në mënyrë disproporcionale të ardhurat reale të të varfërve, citohet në raportin e rregullt të vjeshtës për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin edhe Maqedoninë e Veriut. Me hapësirë të kufizuar fiskale, rritje të borxhit publik dhe rritje të kostove të financimit, sipas Bankës Botërore, mbështetja fiskale duhet të synohet për familjet dhe firmat më të cenueshme. Në të njëjtën kohë, shtrëngimi i politikës monetare duhet të vendosë një ekuilibër midis shtypjes së inflacionit dhe shmangies së një ngadalësimi…
Sipas kryetares së Dhomës së deputetëve të Republikës Çeke, Marketa Pekarova Adamova, në Maqedoninë e Veriut ekziston mundësia për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që do të mundësonte hapjen e klasterit të parë të negociatave për anëtarësim, shkruan Alsat. Në brifingun me gazetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Shkup, Adamova tha se Çekia do të bëjë përpjekje për të përshpejtuar procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut. Ajo sugjeron që Kuvendi të kërkojë bashkëpunim me Pragën përmes Bashkimit Evropian për të marrë para dhe ekspertizë shtesë. Adamova u takua me kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski./…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka deklaruar sot se akuzat për zhvillimet në ndërmarrjen e Ujësjellësit vijnë pas paralajmërimeve të saj për departizimin dhe rikualifikimin e kësaj ndërmarrje. Arsovska thotë se në 10 vitet e fundit kjo ndërmarrje është shndërruar në byro për punësime partiake. Ajo deklaron se në ndërmarrjen e ujësjellësit dhe kanalizimit ka 1250 të punësuar, pjesa më e madhe e të cilëve janë administratorë. Kryetarja e Qytetit tha se askush nga të punësuarit nuk do të largohet nga puna, por vetëm do të sistemohen në mënyrë horizontale dhe do të angazhohen të punojnë për…
Policia kontrollon të gjithë dokumentacionin dhe vulat e përdorura nga mjeku në Vevçan, i cili ka punuar pa diplomë, shkruan Alsat. Ndonëse për momentin nuk dihen detaje, sipas burimeve policore, priten udhëzime të mëtejshme nga Prokuroria Publike, e cila tashmë është e njoftuar me të gjithë rastin. “Për ngjarjen është njoftuar PTHP Strugë. Po kryhen kontrolle dhe po sigurohet dokumentacioni për verifikimin e pretendimeve”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Vevçan, Jovan Stojkoski, tha për Alsat se mjeku nuk punon më në objekt. Ai nuk ka dashur të komentojë asgjë deri në përfundimin e hetimeve.…
Më shumë se 100 mijë lëndë gjyqësore janë të pazgjidhura, gjë që mban peng qytetarët të cilët presin epilog nga gjykatat, shkruan Alsat. Gjyqësori ndërkohë ankohet se kanë gjithsej 410 gjykatës ndërkaq për të qenë puna e tyre sa më efikase, ju nevojiten gjithsej 630. Zëdhënësi i Këshillit Gjyqësor Lubisha Arsiq theksoi se shpërndarja aktuale e gjykatësve nuk përputhet me nevojat për shkak se procesi është bërë para regjistrimit të popullsisë. “Sipas sistematizimit neve na nevojiten rreth 630 gjykatës dhe për këtë themi që na mungojnë gjykatës. Deri te numri 630 kemi ardhur pasi kemi kryer analiza në të gjitha…
“KUFIZIMI I MARZHAVE OPSION MË I MIRË SE SA VENDOSJA E ÇMIMEVE FIKSE TË PRODUKTEVE” Banka Botërore thotë se performansat ekonomike në gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të jenë nën ndikimin e luftës në Ukrainë dhe si rezultat i rritjes së shpejtë të cmimeve të energjisë dhe ngadalësimit të rritjes globale. Në raportin më të ri të rregullt për Ballkanin Perëndimor thuhet se këto kriza shkaktojnë pengesa të dukshme përkundër rritjes gjatë këtij viti. Inflacioni i lartë dhe rritja e çmimeve ka goditur xhepin e qytetarëve dhe bizneseve. Shkaktar kryesor për këtë, sipas raportit të Bankës Botërore është Lufta…
Bashkimi Evropian ka përsëritur se lidhjet me vendet e Ballkanit Perëndimor i sheh me një rëndësi të veçantë dhe ka ritheksuar gatishmërinë që ato lidhje të forcohen. – Advertisements – Në të njëjtën kohë, BE-ja është shprehur e gatshme të përfshijë edhe vendet e këtij rajoni në disa politika të saj, përfshirë edhe në planet për sigurimin e burimeve të reja të furnizimit me energji elektrike, gaz dhe naftë, në kohën kur BE-ja po ndërmerr masa për të zvogëluar ndikimin nga Rusia. Për këto, si dhe për temat tjera, pritet të diskutohet në takimet që liderët e vendeve të Ballkanit…
Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski, nënshkroi sot në Luksemburg Marrëveshje pune për bashkëpunim me kryeprokuroren evropiane Laura Kodruta Kovesi, transmeton Portalb.mk. Dokumenti ka për qëllim të lehtësojë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shkëmbimin e informacionit midis dy prokurorive për të siguruar hetim dhe ndjekje efikase të autorëve të krimeve, veçanërisht kur bëhet fjalë për keqpërdorimin e burimeve financiare nga fondet evropiane. Marrëveshja parasheh që Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Prokuroria Publike Evropiane do të shkëmbejnë të gjitha informacionet strategjike brenda juridiksionit të tyre. Zyra e Prokurorit Publik Evropian gjithashtu themelon pikën e…

