Mos pajisja e transportuesve publik të Tetovë me licenca përkatëse, ka detyruar inspektoratin komunal që të ndërroj rregulloren, shkruan Alsat. Nga inspektorati thonë se tash e tutje, nuk do të shkohet me dënime për transportuesit të cilët nuk pajisen me licenca, por do t`iu konfiskohen makinat me të cilat transportojnë nga 6 deri në 12 muaj. “Nëse haset pa licence, dënimi fillon nga 500 euro dhe mënjanimi nga komunikacioni për një muaj, masa më e lehtë. Mirëpo tani në bashkëpunim edhe me Agjencinë për konfiskim të mallrave, do fillojmë edhe me marrjen e automjeteve, që të vihet rend. Kjo do…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni Evropian (KE) edhe në Raportin e sivjetëm për progresin e vendit e konfirmoi nivelin e mirë të harmonizimit të politikave kombëtare në fushën e sigurisë ushqimore dhe mirëqenies së kafshëve. Është arritur progres i caktuar në vendosjen e ushqimit, ushqimit të kafshëve dhe nënprodukteve të kafshëve në treg, si dhe në lidhje me rregullat e sigurisë ushqimore, konstaton Komisioni. Raporti gjithashtu vë në dukje përparimin në masat e kontrollit të sëmundjeve të kafshëve, por mbetet një shënim për dobësitë e identifikuara në lidhje me mbledhjen, analizën dhe verifikimin e të dhënave. Sipas KE-së, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV)…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se pas bisedimeve intensive me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, është marrë vendimi nga ana e Serbisë, që për Maqedoninë e Veriut, të mos vlej vendimi për ndalimin e eksportit të gazit. “Kemi premtuar se do të bëjmë gjithçka dhe do të punojmë për çdo ditë që askush vet të mos përballet me këtë krizë. Rrymë, energji dhe ushqim duhet të ketë për të gjithë”, ka shkruar Kovaçevski. E gjithë kjo sipas kryeministrit Kovaçevski është arritur falë bashkëpunimit të ngushtë në kuadër Ballkanit të Hapur. “Nëpërmjet politikave tona të fqinjësisë, bashkëpunimit të ngushtë brenda Ballkanit…
Administrata e Zbatimit të Sanksioneve njofton se nga fillimi i pandemisë deri në mes të tetorit, 143 qytetarë kanë vuajtur dënimin me burg për mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë pandemisë. Nga atje për “Telma” theksojnë se 52 shtetas kanë përfunduar në burgun e Shuto Orizares. Aktualisht për këtë krim janë 78 të dënuar. Kohëzgjatja e dënimeve është nga 40 deri në 100 ditë burg. Vala e dënimeve me burg për këto vepra nuk ka ardhur ende. Nga gati 1.000 raste, tashmë pas skadimit prej dy viteve pa paguar gjobën, gjyqtarët për ekzekutimin e sanksioneve gjobat prej 2.000 eurosh tani i…
Kemi nevojë për një marrëveshje të re sociale dhe bashkim për hir të brezave të ardhshëm. VMRO-DPMNE u bën thirrje të gjithëve dhe i shtrin dorën të gjithëve përfshi dhe LSDM-në që të bashkohen rreth interesave shtetërore, thuhet në njoftimin e sotëm të partisë së Hristijan Mickoskit. “Qeveria e LSD-së nënshkroi një marrëveshje me Bullgarinë që lidh maqedonizmin me identitetin bullgar deri në vitin 1945. Si rrjedhojë i kemi rënduar integrimet evropiane. Për shkak të politikave të këqija të qeverisë, kushti i parë është ndryshimi i Preambulës së Kushtetutës dhe kushti i dytë, i para pak ditësh, është fshirja…
Gjyqësori në Maqedoninë e Veriut ka demonstruar angazhim për mbrojtjen e integritetit dhe pavarësisë së tij, por zvogëlimi ndjeshëm i përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, tashmë është shqetësuese. Korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha. Zbatimi i strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit dhe planit aksional përkatës ka qenë i ngadalshëm. Situata në burgje mbetet dramatike. Zgjidhjet sistematike për përmirësimin e kushteve të paraburgimit duhet të zbatohen me urgjencën më të madhe. Këto janë vetëm disa nga vërejtjet më eksplicite të Komisionit Evropian në raportin e progresit për Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat…
Pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë mbetur të lënduar, por jashtë rrezikut, në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth gjysmë ore pas mesnate në rrugën Ignacia Odos, në afërsi të kryqëzimit Amfipoli Ser në Selanik. Automjeti në të cilin po transportoheshin të plagosurit në rrethana të paqarta ka dalë nga rruga. Siç raportojnë mediat greke, zjarrfikësja është thirrur për të ndihmuar në nxjerrjen e shoferit. Të gjithë pasagjerët, sipas mediave greke, kanë lëndime të lehta. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga Rruga e Asprovaltës. (INA)
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në afërsi të Bit Pazarit ka privuar nga liria 18 vjeçarin E.E. dhe të tjerë të moshës 17 vjeçe, që të gjithë nga Shkupi. Personat e arrestuar me dhunë dy të miturve nga Shkupi ua kanë marr të hollat dhe gjëra të tjera materiale, të cilat më pas janë gjetur tek ta. Nga MPB-ja njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritën padi përkatëse./Alsat.mk
Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se SHA EMV gjatë natës së kaluar nuk ka importuar energji elektrike, por ka përmbushur në tërësi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve nga kapacitetet e veta. “SHA EMV ka prodhuar 10.709 MWh energji elektrike me 23.10.2022. Në termocentralet janë prodhuar 6.896 MWh, ndërsa në hidrocentralet dhe në parkun e erës të Bogdancit janë prodhuar 3.813 MWh. SH.A. EMV gjatë ditës dhe natës së kaluar ka përmbushur plotësisht nevojat për energji elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël ekskluzivisht nga kapacitetet e veta, vendore”, njoftojnë nga Qeveria.
MPB ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me rrahjen masovike mes nxënësve në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë. Në bisedë në stacion policor janë thirrur pesë persona, të cilët me një grup tjetër kanë sulmuar dy nxenes nga Sllupçani. “Me datë 21.10.2022 nga ora 17:30 deri në ora 18:30 në Stacionin Policor Kumanovë, pesë persona të moshës së mitur nga Kumanova janë thirrur për intervistim zyrtar, pasi të njëjtit dhe një grup të miturve tjerë rreth orës 13:00 kanë sulmuar fizikisht F.K.(18) dhe një person tjetër, të dy nga fshati Sllupçan i Likovës, para shkollës së mesme në…
Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se ka folur për propozimin franko-gjerman me kryeministrin Albin Kurti, në takimin që patën këtë të shtune në Kryeministri. Ai tha se nëse jep informata më të hollësishme për diskutimet mbi këtë temë do ta dëmtonin procesin e bisedimeve, raporton Gazeta Express. “Sigurisht që e kemi diskutuar”, tha Lajçak kur u pyet nga gazetarët për këtë propozim. “Kjo edhe është arsyeja pse jam këtu në baza javore. Por, shpresoj që ta kuptoni se nuk do të ndihmojë procesin nëse jap detaje, janë çështje të ndjeshme. Ne kishim diskutime shumë serioze, të mira…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) dhe organizatat sindikale të Postës së Maqedonisë kërkojnë takim urgjent me përfaqësuesit e Qeverisë deri të martën ose më së voni të mërkurën, në të cilin do të prezantojnë problemet që ka kjo kompani. Ndryshe, ata bëjnë të ditur se do të organizojnë protesta para Qeverisë, pasi që ende nuk kanë marrë rrogat, përcjell INA. LSM theksoi se problemi më i madh është se punonjësit e Postës së Maqedonisë së Veriut ende nuk e kanë marrë pagën për muajin shtator. “Punonjësit janë të shqetësuar për të ardhmen e Postës dhe ruajtjen e vendeve të…

