MPB ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me rrahjen masovike mes nxënësve në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë. Në bisedë në stacion policor janë thirrur pesë persona, të cilët me një grup tjetër kanë sulmuar dy nxenes nga Sllupçani.
“Me datë 21.10.2022 nga ora 17:30 deri në ora 18:30 në Stacionin Policor Kumanovë, pesë persona të moshës së mitur nga Kumanova janë thirrur për intervistim zyrtar, pasi të njëjtit dhe një grup të miturve tjerë rreth orës 13:00 kanë sulmuar fizikisht F.K.(18) dhe një person tjetër, të dy nga fshati Sllupçan i Likovës, para shkollës së mesme në Kumanovë të nxënës të kësaj shkolle. Sipas raportit, gjatë sulmit ata kanë përdorur sende metalike të forta dhe u kanë shkaktuar lëndime”, njofton MPB.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të meren masa përkatëse ndaj fajtorëve./VoxTv



