Author: Hamdi Kumanova

Nënkryetari i LSDM-së dhe zëvendëskryeministri, Fatmir Bitiqi në intervistën për “24info” ka theksuar se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ia del me sukses në kushtet e krizës ekonomike dhe energjetike, duke zbatuar një numër të madh masash. Ai paralajmëroi masa të reja kundër krizës. “Ne kemi treguar se kujdesemi, se askush nuk do të lihet jashtë dhe se ndihmat synohen aty ku duhet, disa prej të cilave janë ndihmë direkte financiare për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, disa prej të cilave janë për të ndihmuar në ruajtjen e likuiditetit të kompanive si dhe mekanizmat për përballimin e krizës energjetike.…

Lexo më Shumë

FTESË PËR KRYEMINISTRAT NË SOFJE DHE NË SHKUP NË HAPJEN E TIJ Organizata politike “OMO Ilinden Pirin” pas së cilës për dekada me rradhë qëndrojnë një grup Maqedonasish në Greqi, në rrjetet sociale ka publikuar se në fund të muajit do të hapin klub maqedonas në Bllagoevgrad, me emrin “Nikolla Vapcarov”. Për momentin nuk ka detaje për atë kur dhe pse autoritetet komunale, të cilat fillimisht e ndaluan hapjen e klubit, kanë ndërruar mendje. Organizata e cila për dekada me rradhë angazhohet për të drejta të garantuara të njeriut dhe etnike të Maqedonasve në Bullgari, “OMO Ilinden Pirin”, me seli…

Lexo më Shumë

Departamenti për asgjësimin e krimit të organizuar dhe krimit serioz (DAKKS) më datën 21.10.2022 deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup parashtroi kallëzim penal kundër K.U. (24) nga Dibra, për vepër penale të kryer “marrje të ryshfetit”. “K.U., i punësuar në Klinikën Universitare për Radiologji dhe Onkologji-Shkup, duke vepruar në kuadër të komptencave të tija zyrtare, për të dhënë terapi nga barnatorja e klinikës pacientes, pas dhënies së raportit mjekësor nga mjeku i klinikës për muajt shtator dhe tetor të vitit 2022, ka kërkuar kompensim në të holla-ryshfet në vlerë prej 100 eurove dhe të njëjtat i ka pranuar në takim…

Lexo më Shumë

Përshëndesim rilansimin e Procesit të Berlinit nga Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë dhe marrëveshjet e arritura dje në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nën udhëheqjen e Ministres së Punëve të Jashtme gjermane Annalena Baerbock. Marrëveshjet për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale janë tejet të rëndësishme për materializimin e Tregut të përbashkët rajonal. Por marrëveshja më domethënëse politikisht pa dyshim është ajo për lëvizjen e lirë me letërnjoftime ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nënkupton shembjen e murit të fundit të vizave të mbetur në rajon, atë mes Republikës së Kosovës dhe…

Lexo më Shumë

LSDM-ja kërkon një seancë të posaçme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, sic thonë, për kaosin dhe situatën nëpër ndërmarrjet publike. Presin që VMRO-DPMNE-ja që ka shumicën në Këshill dhe Kryesuesi Trajko Sllaveski të caktojnë këtë seancë. “Dy ditë Shkupi ishte pa transport public për shkak të grevës së punonjësve të Ndërmarrjes së Transportit Publik. Kjo asnjëherë s`ka ndodhur.Edhe pse punonjësit morën pagat, kanë mbetur pa përgjigje cështjet për borxhet milionëshe që NPQ I ka bërë vitin e fundit. Situata nuk është e mirë as edhe në Ndërmarrjet tjera Publike, ku tashmë një vit menaxhohen nga VMRO-DPMNE-ja” – tha…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska gjatë intervistës për Slobodna TV, porositi se deputetët duhet të respektojnë Kushtetutën, ndërsa ajo nënkupton që të zgjedhen të gjithë katër gjykatësit kushteutes që të kompletohet Gjykata Kushtetuese, transmeton Portalb.mk. “Sa kam informacionë, veç më ka përfunduar diskutimit për dy gjykatës, ajo do të thotë se, mbeten edhe dy vende të paplotësuara dhe sipas meje, kupthet se është mirë që do të zgjedhen dy gjykatës, por vlerësoj se deputetët duhet të mbledhin forca dhe të respektojnë Kushtetutën, që të kompletojnë Gjykatën Kushtetuta sepse Kushtetuta parasheh nëntë gjykatës”, tha Kacarska. Në lidhje me akuzat e…

Lexo më Shumë

Qeveria lavdërohet se falë masave të saj, nga muaji gusht paga mesatare në vend është rritur për 11.3%, ose për 3.229 denarë dhe arrin shumën prej 31.871 denarëve. Qeveria thekson rritja e vazhdueshme e pagës mesatare është rezultat i masave dhe politikave ekonomike të zbatuara për rritjen e mesatares dhe pagës minimale, e cila është 18.000 denarë. Ndërkohë opozita kritikon pushtetin. Sipas kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, paga për qytetarët nuk është arritur aspak, por përkundrazi, ajo është zvogëluar për më shumë se 7%. Kjo sipas Mickoskit për shkak të rritjes së inflacionit, i cili në vendin tonë ka…

Lexo më Shumë

MBI 600 MIJË EURO PËR LIBRA TË PËRKOHSHËM Mbi 600 mijë euro janë harxhuar për materiale të përkohshme për filloristët që ndjekin mësimin sipas konceptit të ri. Mjetet janë siguruar përmes huamarrjes nga Banka Botërore, që duhet të kthehen. Sipas paralajmërimeve të kompetentëve, librat e rinj duhet të jenë gati deri në fund të këtij ose muajit të ardhshëm. Projekti I Bankës Botërore me vlerë 21.5 milion euro e nënshkruar nga Ministria e Arsimit në vitin 2020 shfrytëzohet për qëllime krejtësisht tjera, akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, fokusi I mjeteve duhet të zbatohet për zhvillim afatgjatë të arsimit, kurse MASH-i…

Lexo më Shumë

NJË MILIARDË EURO NGA BRUKSELI PËR KRIZËN ENERGJETIKE NË BALLKAN Komisioni Evropian ka ndarë rreth një miliardë euro për zbutjen e krizës energjetike në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa detajet do t’i bëjë publike Kryetarja Ursula Fon der Lajen, e cila gjatë javës së ardhshme do ta vizitojë rajonin. Në raportin e Komisionit për përparimin e Maqedonisë së Veriut edhe këtë vit vihen në dukje vërejtjet e zakonshme se duhet të përshpejtohet tranzicioni drejt burimeve të rinovueshme të energjisë dhe të ulet përdorimi i thëngjillit. Mjetet që Brukseli i planifikon për ndihmë të Ballkanit Perëndimor pritet të dedikohen për kompensimin…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se është i gatshëm të mbështes heqjen e “20%” që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë, por që sipas tij me kusht që të bisedohet edhe për heqjen e Badenterit dhe Balancuesit, përcjell TV21. Mickoski këtë e quajti “marrëveshje të re për Maqedoninë” “Nëse mendoni për normën prej 20%, e kam thënë shumë herë në të kaluarën, jam gati të ulem dhe të bisedoj me këdo, por kjo është ajo marrëveshje e re për Maqedoninë në të cilën duhet të flasim dhe për normën “Badenter” dhe për normën e “Balancuesit” dhe të kemi një…

Lexo më Shumë

MPB njofton se në fshatin Rramanli të Kumanovës gjatë ditës së djeshme është gjetur një granatë e pashpërthyer. Policia njofton se e njëjta është marrë nga autoritetet për veprime të mëtutjeshme. “Me datë 21.10.2022 në ora 10:35 në SPB-Kumanovë, V.P.(34) nga Kumanova, ka raportuar se gjatë kryerjes së punëve bujqësore në arën e tij në fshatin Rramanli të Kumanovës, ka gjetur një granatë të vjetër të pashpërthyer e cila me siguri daton nga Lufta e Dytë Botërore. Mjetin shpërthyes është marrë nga një piroteknik pranë Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Kumanovë, për veprime të mëtutjeshme”

Lexo më Shumë

Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së, e pyetur nga një gazetar se si i komentoni zhvillimet në qytetin e Shkupit rreth Këshillit dhe gjendjen me ndërmarrjet, tregoi se e gjithë situata i ngjan një teatri në të cilin Arsovska profilizohet si zgjatja e SDS-së ndërsa punëtorët vuajnë. Miteva theksoi se Danella Arsovska është fajtore për gjithçka që po ndodh dhe për këtë duhet të japë dorëheqje. Përderisa SDS-ja, drejtori i JSP-së nga SDS-ja dhe Arsovska po e bartin fajin, qyteti po zhytet në borxhe. “Fakti është se Danella Arsovska është fajtore për kaosin në qytet dhe për këtë arsye ajo…

Lexo më Shumë