Author: Hamdi Kumanova

Bojan Jovanovski – Boki 13 mbrëmë është sjellë për ekzaminime në Qendrën Emergjente me anamnezë për sulm fizik. Janë konstatuar lëndime të dukshme të jashtme, ënjtje dhe gërvishtje në pjesën e kokës, dorës, kyçit të dorës dhe krahut. Pas kontrolleve të bëra është ekzaminuar edhe nga një neurokirurg, traumatolog dhe kirurg digjestiv, ndërsa më pas është liruar të shkojë për shkak të vlerësimit mjekësor se nuk ka nevojë për hospitalizim, informojnë nga Qendra Emergjente. Paraprakisht, MPB konfirmoi se tre persona dje fizikisht e kanë sulmuar Bojan Jovanovskin në burgun e “Idrizovës”, ku ai e vuan dënimin me burg. Që atje…

Lexo më Shumë

Të gjitha familjet që do të vendosin të bëhen familje kujdestare, gjegjësisht në shtëpitë e tyre do të pranojnë fëmijë që kanë nevojë për kujdes, do të marrin ndihmë financiare nga Komuna e Gostivarit në vlerë prej 10 mijë denarë në muaj. Kjo u premtua nga kryetari Arben Taravari gjatë prezantimit të fushatës “Shtrije dorën dhe ndrysho jetë – bëhu kujdestar”, që ka për qëllim promovimin e kujdestarisë dhe rritjen e numrit të familjeve kujdestare. Aktualisht në Gostivar janë 5 fëmijë që presin të vendosen nëpër familje kujdestare. “Vazhdojmë të jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ato familje të cilat do…

Lexo më Shumë

HYRJA E ASH-SË NË QEVERI, TARAVARI: KËTO JANË SPEKULIME Aleanca për Shqiptarët do të përkrahë ndryshimet kushtetuese, që janë të domosdoshme për vazhdimin e negociatave me BE-në, por vetëm nëse pranohen kushtet që do t’i vendosë kjo parti. Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, tha sot para gazetarëve se deri në fund të javës së ardhshme do të shpalosin pakon e kushteve të tyre dhe të njëjtat, fillimisht do t’ua prezantojnë faktorit ndërkombëtar në vend, e më pas edhe para opinionit. Si një ndër kushtet që është publikuar edhe më herët, është që të ndryshohet definimi i gjuhës shqipe në Kushtetutë,…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon nga kryebashkiakja Danella Arsovska dhe Këshilli i Qytetit të Shkupit që ta shkarkon nga funksioni drejtorin e ndërrmarrjes “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Shkup pasi siç thonë drejtori po i detyron puntorët që të kryejnë punë dhe detyra të cilat nuk i kanë të parashikuara në kontratë. “Sot jemi mbledhur këtu para ndërtesës së Ujësjellësi dhe kanalizimi për ti dërguar një porosi drejtorit të Ujësjellësi dhe Kanalizimi Marjançe Mitovski sepse në bazë jo ligjore ndanë disa detyrime ku puntorët tanë janë të detyruar të kryejnë detyra plus në disa vende ku nuk janë të definuara me…

Lexo më Shumë

U.d. drejtori i Ndërmarrjes “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” ndaj 30 të punësuarve po sillet si despot duke i shkelur të drejtat e punëtorëve. Kështu deklaroi kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, duke akuzuar se drejtori në mënyrë jashtëligjore ka caktuar detyra pune dhe disa punëtorë i ka transferuar në vende të tjera të punës. Siç thotë ai, këtë situatë e kanë paraqitur në Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin Administrativ, prej ku morën përgjigje se drejtori po vepron në mënyrë joligjore dhe i shkel të drejtat e punëtorëve. Dimovski, shton se janë takuar me drejtorin, por ai nuk i ka marrë…

Lexo më Shumë

J.I, punonjësi i NQP-së, i cili dërgoi email me kallëzim të rremë se ishte vendosur bombë në afërsi të kompanisë, me vendim të Gjykatës Penale do të shkojë në paraburgim. Raportohet se punonjësi dyshohet për krim të rëndë terrorizmi, për shkak të e-mail-it që ka dërguar. Për momentin nuk ka të dhëna për arsyet për të cilat është kërkuar kjo masë, përkatësisht nëse është për shkak të rrezikut të arratisjes, përsëritjes së veprës penale apo ndikimit të dëshmitarëve. J.I do të qëndrojë në paraburgim për 48 orë, të cilat do t’i mbajë në burgun e Shuto Orizares.

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 523 teste dhe janë regjistruar 50 raste të reja me COVID-19: • Shkup – 38 • Manastir – 5 • Prilep – 3 • Negotinë – 2 • Ohër dhe Shtip – nga 1 Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (50), janë regjistruar 13 riinfeksione. Janë regjistruar 47 pacientë të shëruar nga: • Shkup – 37 • Kumanovë – 4 • Manastir dhe Prilep – nga 2 • Tetovë dhe Veles – nga 1 Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është raportuar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me…

Lexo më Shumë

Neto-paga mesatare neto e paguar për punëtorët në gusht të këtij viti ishte 31.871 denarë (517 euro) dhe është për 11,3 për qind më e lartë se muaji i njëjtë të vitit të kaluar, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë. Rritja ka të bëjë, para së gjithash me rritjen e pagës mesatare në sektorët: Industria e përpunimit (16,2 %), Objekte akomoduese dhe aktivitete të shërbimit ushqimor (16,1 %) dhe Art, argëtim dhe rekreacion (15,6 %). Rritje të neto-pagës mesatare mujore të paguar për çdo punëtor, megjithatë, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull…

Lexo më Shumë

Aparatura më moderne dhe e saktë e VFV Clinic bindi edhe futbollistin e njohur shqiptar me renome botërore, Lorik Cana që t’i nënshtrohet stres testit HyperQ. Një test shumë më preciz dhe i saktë sesa stres testet e thjeshta. “Në VFV Clinic gjeta një staf jashtzakonisht mirë të përgatitur, aparate moderne për diagnostikë dhe shumë shërbime”, tha Cana duke i inkurajuar të gjithë që kanë nevojë ta vizitojnë këtë klinik. Ndryshe,  HyperQ është teknologji pa rrezatim, më e sofistikuar dhe joinvazive për zbulimin në kohë të sëmundjeve koronare të zemrës, që ofron diagnozë deri 90% më të sigurt se testet…

Lexo më Shumë

Të gjithë autobusët e NTP-së janë rikthyer në rrugët e kryeqytetit, pasi Qyteti i Shkupit ka siguruar paga për punëtorët këtë lajm e konfirmoi një vozitës për KlanM. Këshilli i Qytetit të Shkupit mori vendim për bartjen e mjeteve për pagesën e pagave për punëtorët. Autobusët sot para mesditës janë larguar nga rruga para Qeverisë ku në shenjë revolte kishin mbetur 15 autobusë. Ndryshe nga Qyteti i Shkupit thonë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka borxh 120 milionë denarë për subvencionet për kryerjen e transportit të studentëve dhe nxënësve në arsimin e mesëm. Ndërsa kryetarja Danella Arsovska kërkoi…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot ka promovuar përfundimin e fasadës me efikasitet energjetik në shkollën e mesme të mjekësisë në Gostivarë, shkruan Top24. Taravari tha se “ky investim me mjete të Komunës së Gostivarit dhe të vetë shkollës në këtë kohë krize eneregjetike, ishte më se i nevojshëm. Fasada e re me efikasitet energjetik, përveç kursimit që do sjellë për shkollën, e bën këtë objekt me pamje estetike bashkëkohore.” përcjellë top24

Lexo më Shumë

MPB njofton se sot kanë arrestuar një 27-vjeçar nga Kumanova i cili kërkohej me urdhër qendror. “Me datë 20.10.2022 në ora 19:15, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar S.A.(27) nga Kumanova. Ai ishte në kërkim me urdhër qendror për vuajtje të dënimit me burg prej gjashtë vjetësh për kryerjen e veprës penale nga neni 188 i Kodit Penal”, njoftojnë nga MPB. Personi do të dërgohet në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit.

Lexo më Shumë