U.d. drejtori i Ndërmarrjes “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” ndaj 30 të punësuarve po sillet si despot duke i shkelur të drejtat e punëtorëve. Kështu deklaroi kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, duke akuzuar se drejtori në mënyrë jashtëligjore ka caktuar detyra pune dhe disa punëtorë i ka transferuar në vende të tjera të punës. Siç thotë ai, këtë situatë e kanë paraqitur në Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin Administrativ, prej ku morën përgjigje se drejtori po vepron në mënyrë joligjore dhe i shkel të drejtat e punëtorëve. Dimovski, shton se janë takuar me drejtorin, por ai nuk i ka marrë parasysh ankesat e tyre. TV21 pyeti drejtorin e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, por deri në këtë edicion lajmesh nuk morëm përgjigje.
Data 09.11.2026
Aktuale
- Denoncimi i Gazment Bardhit: Balluku ka shpenzuar mijëra euro në një klinikë estetike. Ka akuzat më të rënda, por sërish vjen në Kuvend
- Rusia: Kemi goditur nënstacionet e energjisë në Ukrainë dhe tre anije në Detin e Zi
- Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim
- Lamtumira e fundit për Rinesancën, familja njofton datën e varrimit
- Privohen nga liria dy persona nga Velesi, policia sekuestron marihuanë, tableta dhe peshore digjitale
- 19 vepra penale për vozitje të pakujdesshme në trafik, 17 persona të ndaluar brenda 24 orëve
- Aksidenti i frikshëm në Trudë: Një person në kërkim të ndihmës mjekësore
- Gjermania ndalon furnizimin e Ukrainës me sisteme Patriot: Rrezikohet mbrojtja jonë



