Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski, sot uron 25 tetorin – Ditën Evropiane të Drejtësisë. “Drejtësia e vonuar është mohim i drejtësisë! Çasje në kohë dhe të barabartë në drejtësi për të gjithë! Është detyrimi ynë t’u ofrojmë të gjithë qytetarëve mekanizmat e duhur të pavarur dhe të paanshëm gjyqësor dhe jashtëgjyqësor. Ndihmë juridike falas për njerëzit që jetojnë në varfëri! Është garanci se qytetarët që janë në gjendje të vështirë financiare do të marrin ndihmë juridike nga avokati dhe një proces i drejtë”, thuhet në urimin e Tupançeskit. Festimi i Ditës Evropiane të Drejtësisë synon t’u mundësojë qytetarëve në Evropë…
Author: Hamdi Kumanova
Duke komentuar mbështetjen që po i jep Qeverisë LSDM-BDI, kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në Click Plus në TV21 tha se prapë do e zgjidhte BDI-në për bashkëpunim, para partive opozitare. Sipas tij, BDI nuk është tradhtare. “Po e them edhe një herë, në raport me tradhtinë, 1000 herë do ta përkrahi BDI-në, BDI-në e kam kundërshtarë, në momente të caktuara i kam pasur armiq, revolucione socialiste kanë bërë për të më rrëzuar prej pushtetit, por nuk mund të them se BDI-ja janë tradhtarë. Këta të tjerët, të cilët u futën në betejë politike kinse për ta rrëzuar BDI-në, ma…
Të dielën e fundit të muajit tetor, akrepat kthehen pas 60 minuta. Ndërrimi i orët është planifikuar të ndodhë më 30 tetor kur të gjithë do të flemë 1 orë më shumë. Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë në mëngjes, por do të errësohet më shpejt se më parë. Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 134 shkelje të rregullave të trafikut. Janë shqiptuar 50 për tejkalim të shpejtësisë, 5 për ngasje të automjetit pa patentë shoferi, 22 për ngasje të automjetit pa patentë shoferi. Sipas MPB-së janë shqiptuar edhe 4 gjoba për përdorim të telefonit, 6 për kalim në të kuqe dhe 9 gjoba për makina të paregjistruara.
Në kuadër të Samitit të parë ndër-parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë që mbahet në Zagreb, Kryetari i Verkhovna Radës (Parlamentit) të Ukrainës, Rusllan Stefançuk, i ndau Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Dekoratën Jarosllavi i Urtë. Xhaferi tha se është mirënjohës ndaj presidentit dhe popullit ukrainas. “Jam veçanërisht i nderuar që në emër të Presidentit të Ukrainës dhe popullit ukrainas, Kryetari Stefançuk më ndau Dekoratën Jarosllavi i Urtë për merita të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për kontributin e konsiderueshëm në popullarizimin e shtetit të…
Maqedonia e Veriut mbetet mesatarisht e përgatitur sa i përket reformës së administratës publike dhe ka bërë përparim të kufizuar në zbatimin e rekomandimeve nga viti i kaluar, thuhet në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit në afrimin e BE-së. KE në shënimet thekson se është shtyrë miratimi i zgjidhjeve ligjore për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, të një ligji të ri për shërbimin e lartë drejtues, si dhe kuadri i ri ligjor për menaxhimin e burimeve njerëzore, përmes ndryshimeve në ligjet për nëpunësit administrativë dhe për punonjësit e shërbimeve publike. Sipas Komisionit,…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se SH.A. EMV gjatë natës së kaluar nuk ka importuar energji elektrike, por ka përmbushur në tërësi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve nga kapacitetet e saja. “SH.A. EMV ka prodhuar 10.709 MWh energji elektrike me 23.10.2022. Në termocentralet janë prodhuar 6.896 MWh, ndërsa në hidrocentralet dhe në parkun e erës të Bogdancit janë prodhuar 3.813 MWh. SH.A. EMV gjatë ditës dhe natës së kaluar ka përmbushur plotësisht nevojat për energji elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël ekskluzivisht nga kapacitetet e veta, vendore”, thuhet në njoftimin për shtyp të lëshuar nga Qeveria.…
Faji për kaosin në Shkup dhe në ndërmarrjet publike nën autoritetin e qytetit është tërësisht i VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të shquar Hristijan Mickoski, thonë nga LSDM. Sipas partisë në pushtet, partia më e madhe opozitare është përgjegjëse për situatën në kryeqytetin e vendit. “VMRO-DPMNE ka shumicën në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe i emëron anëtarët e Bordit Drejtues në Ndërmarrjet Publike, të cilat janë organi më i lartë qeverisës. Të gjithë përveç njërit janë anëtarë të VMRO-DPMNE-së. Shkupjanët nuk e meritojnë një autoritet që grinden publikisht për tenderë, ndikime dhe komisione, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri 10, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 23 deri 28 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
Në intervalin kohor nga ora 00:00 deri më ora 04:00 policia e rajonit të Shkupit ka arrestuar tre persona dhe ka regjistruar 11 kundërvajtje nga kontrollet që kanë realizuar në 97 objekte gastronomike dhe 37 automjete. MPB njofton se në rajonin e Bit Pazarit dhe Karposhit nëpunës policorë të SPB-Shkup i kanë privuar nga liria tre persona. për shkak të kundërvajtjeve nga Ligji për kundërvajtje “Pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi mbrëmë në Click Plus në TV21 ka komentuar edhe zhvillimet brenda BDI, me theks të veçantë të ashtuquajturin “grupi i zjarrit”. Thaçi ka theksuar se në këtë rast kemi të bëjmë me luftë të gërditshme për pushtet, për tenderë. “Unë shoh shumë njerëz të pakënaqur me qeverisjen. Këta grupi që janë unë mendoj se shohin ëndrra të kota, janë mesazhe të gabuara që i jepen popullit. Mesazhi im dallon, BDI rrëzohet prej pushteti ditën e zgjedhjeve me vota. BDI nuk mund të shpresojmë ta rrëzojmë prej pushteti me dy tre individë që s’kanë paraqit asnjë…
Maqedonia këtë vit do të ketë rritjen më të dobët ekonomike në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në raportin e fundit të Bankës Botërore për vendet e rajonit, theksohet se këtë vit vendi do të ketë një rritje të PBV-së prej vetëm 2.1%. Mali i Zi do të jetë lider me rritje gati 7%, ndërsa lëvizjet ekonomike janë solide edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Serbia, Shqipëria dhe Kosova do të kenë rritje prej mbi 3%. Vendet që janë të varura nga importet e energjisë po kalojnë një kohë më të keqe në këtë krizë, dhe do ta kenë më…

