Author: Hamdi Kumanova

Ka filluar shtypja e teksteve për arsimin fillor, të cilat janë të reja dhe do të përdoren për herë të parë këtë vit shkollor. Nga MASH thonë se përparësi në procesin e shtypjes kanë tekstet e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta, të cilat u miratuan së fundmi me një procedurë komplekse disamujore dhe prodhimi i tyre pasoi krijimin e planprogrameve të reja për këto klasa, sipas planit për reform në arsimit fillor. Siç thonë nga Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sipas Marrëveshjes me operatorin ekonomik, shtypshkronjën Europe 92, dërgesa e plotë do të përfundojë gjatë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski deklaroi se sot është një ditë historike për Maqedoninë e Veriut ngase është nënshkruar marrëveshja për FRONTEX në gjuhën maqedonase dhe shtoi se BE-ja është duke përmbushur premtimin e saj. “Nënshkrimi i marrëveshjes për Frontex, që është marrëveshja e parë e nënshkruar pas fillimit të bisedimeve, është nënshkruar në gjuhën maqedonase, pa asnjë fusnotë. Aty qëndron gjuha maqedonase e pastër së bashku me gjuhët tjera. Ky është premtimi që e dhashë dhe të cilin e kam realizuar”, tha Kovaçevski duke shtuar se sot ranë poshtë gënjeshtrat e atyre që thanë se gjuha maqedonase do të…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i posaçëm i qeverisë gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin deklaroi se ideja e procesit të Berlinit është ta sjellë rajonin në rrugën drejt Bashkimit Evropian. “Ideja e procesit të Berlinit është ta sjellë rajonin në rrugën drejt BE-së. Qasja në BE është thelbi i gjithçkaje që bëjmë në rajon”, tha Sarazin “Click Plus”. I pyetur nëse Ballkani Perëndimor do të përshpejtojë anëtarësimin në BE, Sarazin tha se është gjithmonë e rëndësishme të jemi të përditësuar me këtë temë. Ai shtoi se duan që të mbahet Samiti për Procesin e Berlinit dhe të vazhdojë me atë ide për…

Lexo më Shumë

Biznesmenët do të duhet të bëjnë analiza serioze dhe të rishikojnë shpenzimet nëse vendi nuk arrin të gjejë burime energjetike me çmime të volitshme, thotë nënkryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Goran Georgievski në emisionin “Magazina Ekonomike”. Siç shton ai, në raste të tilla produkte të caktuara nga industria e bukës mund të shtrenjtohen sërish deri në fund të vitit. “Në këto kushte, deri në Vitin e Ri përsëri do ketë një rritje të caktuar prej dhjetë për qind. Nëse gjërat nuk ndryshojnë. Më tej do të shohim”, tha Georgievski.

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Nikola Tupançeski, konsideron se ajo që tha mbrëmë kryetarja e KE-së, Ursula Von der Leyen, ngjall optimizëm se jemi në rrugën e duhur sa i përket reformave në drejtësi. “Raporti i progresit për vendin tonë është plotësues dhe përmban disa segmente. Në mënyrë specifike janë apostrofuar disa çështje, njëra prej tyre është sistemi i drejtësisë, korpusi i dytë i pyetjeve ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit, korpusi i tretë është lufta kundër krimit të organizuar dhe e katërta, terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm”, tha Tupançeski. Ministri vlerëson se ka mënyra dhe mekanizma për të përcaktuar origjinën…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet seanca për pyetjet e deputetëve. Seanca e këtillë zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit të muajit, ndërkohë që sipas praktikës të parët që parashtrojnë pyetje ndaj kryeministrit dhe kabinetit qeveritarë janë deputetët e opozitës.

Lexo më Shumë

HELLENiQ ENERGY, anëtare e së cilës është OKTA AD-Shkup, do të fokusohet në investimet në energjitë e rinovueshme dhe uljen e ndikimit ndaj ambientit jetësor. Grupacioni HELENIK PETROLEUM, njëra prej kompanive energjetike më të mëdha në Evropën Juglindore, e paraqiti logon e saj të re dhe identitetin e saj korporativ si pjesë e ribrendimit të punës së saj së përgjithshme. Ky ribrendim i jep respekt historikut 64 vjeçar të kompanisë dhe i tregon ambiciet e saj që të jetë kompani udhëheqëse në erën e energjisë së re. Synim për të ardhme më të qëndrueshme Ribrendimi korporativ i HELENiQ ENERGY e…

Lexo më Shumë

Gazetari i rrahur, Zoran Bozhinovski, lidhur me sulmin fizik ndaj tij, është prononcuar përmes Facebookut. “Mbijetova” shkruan Bozhinovski duke paralajmëruar se kjo që i ndodhi sot atij ka të bëjë me pasigurinë në vend. “Jam gjallë, me lëndime që do të kalojnë, familja është shqetësuar dhe tronditur. Qytetarëve nga dhjetëra ndërtesa banimi në fqinjësinë time mbrëmë iu dërgua mesazhi; Nuk jeni të sigurtë, ky është shtet jo i sigurt, secili mund t`ju sulmojë para hytjes suaj dhe t`ju rrah, mos prisni më mirë se kjo” – ka shkruar në Facebook Zoran Bozhinovski. Bozhinovski në postimin e tij thotë se do…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 649 teste dhe janë regjistruar 37 raste të reja me COVID-19: • Shkup – 27 • Shtip – 2 • Kumanovë, Manastir, Prilep, Ohër, Strumicë, Dellçevë, Berovë dhe Kratovë – nga 1 Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (37), janë regjistruar 11 riinfeksione. Janë regjistruar 33 pacientë të shëruar nga: • Shkup – 25 • Prilep dhe Kavadar – nga 3 • Ohër – 2 Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, nuk është regjistruar asnjë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani, më 21 tetor, pas takimit me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varheji në Berlin, tha se Varheji ka paralajmëruar një paketë financiare për rajonin në vlerë prej 1 miliard euro për të zbutur efektet e krizës energjetike. Ndihma është për të kapërcyer problemet aktuale në lidhje me furnizimin me energji dhe çmimet e larta për industrinë dhe familjet. Maqedonia nuk prodhon mjaftueshëm energji elektrike dhe çmimet e këmbimit me të cilat importon këtë vit janë 5 deri në 7 herë më të larta se në vitet e kaluara. Vendi shpreson që…

Lexo më Shumë

Më 26 tetor, ambasadori i Japonisë, Hironori Sawada mori pjesë në ceremoninë e përfundimit me sukses të GGP projektit në Institucionin për Shëndet Publik (ISHP) Spitalin e Përgjithshëm Dibër. Ceremonia u drejtua nga kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka dhe drejtoresha e ISHP Spitalit të Përgjithshëm Dibër, Sevdije Koxha, në shenjë mirënjohjeje për donacionin. Projekti financoi prokurimin e një printeri digjital për radiograf Shimadzu në ISHP Spitalin e Përgjithshëm Dibër, me vlerë totale prej 34,576 euro. “Brenda një viti, printeri i ri digjital ndihmoi spitalin tonë të kursejë më shumë se 10,000 euro, të cilat në të kaluarën ishin…

Lexo më Shumë

QYTETARËT KUJTOJNË GUSHTIN E VITIT 2015 Medi Ahmeti, pas 7 viteve kujton ngjarjen e gushtit të vitit 2015 kur nga përmbytjet në Shipkovicë të Tetovës humbi nipin 4 Vjeçar dhe mbesën 6 Vjeçare. Ai mes emocionesh tregon ngjarjen, siç thotë, ditës së tmerrit. “Kur erdha këtu ishte mbushë e gjithë kjo, fëmijët nuk ishin askund, u ndal shiu u qetësua situata dhe kur me thotë e shoqja qe ishte 30 metër me larg shtëpisë tek një fqinj afër dhe me njofton thotë djalin 4 vjeçar dhe mbesën 6 vjeçare nuk i kemi, janë mbytur, djalin 4 vjeçar e gjetëm këtu…

Lexo më Shumë