HELLENiQ ENERGY, anëtare e së cilës është OKTA AD-Shkup, do të fokusohet në investimet në energjitë e rinovueshme dhe uljen e ndikimit ndaj ambientit jetësor.
Grupacioni HELENIK PETROLEUM, njëra prej kompanive energjetike më të mëdha në Evropën Juglindore, e paraqiti logon e saj të re dhe identitetin e saj korporativ si pjesë e ribrendimit të punës së saj së përgjithshme. Ky ribrendim i jep respekt historikut 64 vjeçar të kompanisë dhe i tregon ambiciet e saj që të jetë kompani udhëheqëse në erën e energjisë së re.
Synim për të ardhme më të qëndrueshme
Ribrendimi korporativ i HELENiQ ENERGY e përfundoi fazën e parë nga plani dinamik strategjik i Grupacionit- “Vizioni 2025”. Me këtë plan kompania e rivendosi fokusin e saj drejt zhvillimit të qëndrueshëm, rritjes së shpejt të burimeve të rinovueshme dhe energjisë së gjelbër dhe drejt zgjerimit të tregjeve dhe prodhimeve të reja. Në esencë të këtij tranzicioni është zbatimi i projekteve të rëndësishme për transformim, digjitalizim dhe modernizim.
Paraprirëse e ndryshimeve përmes ribrendimit korporativ
Brendimi u publikua në Athinë në një ngjarje spektakolare me mysafir të nivelit të lart. Duke u ribrenduar si HELLENiQ ENERGY, kompania e tregoi përkushtimin e saj që të zhvillohet jo vetëm si kompani e naftës, por edhe si një kompani e integruar energjetike, e cila ka rrol udhëheqës në tërë zinxhirin e vlerave energjetike dhe përfshin kritere të rrepta për përgjegjësi sociale dhe ekologjike ë punës edhe në prioritetet e saja të ardhshme.
Në këtë ngjarje, Grupacioni e paraqiti logon e saj të re. Të gjitha elementet e saja janë të dizajnuara me kujdes me qëllim që ta prezantojnë identitetin e ri të HELLENiQ ENERGY. Duke mbajtur një lidhje të fuqishme me historinë e kompanisë, lentat e mirënjohura janë vendosur në lëvizje dhe filluan që të shndërrohen në një burim energjie që e paraqet tranzicionin dhe e bënë të dukshëm, përderisa ylli udhëheqës paraqet shenjë të intelegjencës dhe element udhëheqës. Transformimi i elementeve ka për qëllim që ti ilustroje synimet e HELLENiQ ENERGY- rilindje dhe progres energjetik.
Drejtori ekzekutiv i HELLENiQ ENERGY, Andreas Siamisis, me krenari ka folur për ribrendimin:” Jemi duke planifikuar dhe po punojmë për të ardhmen e cila është më e pastër dhe më e qëndrueshme për të gjithë, gjithandej ku kemi aktivitet profesional. Qëllimi ynë është që ta ulim nivelin e dioksid karbonit për 50 % deri në vitin 2030 dhe të arrijmë zero emision të CO2 deri në vitin 2050. Si HELLENiQ ENERGY synojmë që të vazhdojmë ta ndjekim rrugën e shkëlqimit dhe të jemi shembull në vend, duke e lëvizur zhvillimin dhe në të njëjtën kohë duke kontribuuar për rritjen e gjelbër dhe rilindjen energjetike. Gjithsesi, në të njëjtën kohë, në mënyrë të barabartë me rëndësi janë duke u zhvilluar aktivitetet tradicionale të kompanisë drejt përshtatjes së mjedisit të ri dhe të vazhdojmë të jemi faktor kyç për furnizim të pandërprerë, sidomos në këtë kohë të mbushur me sfida”.
Lansimi i identitetit të ri korporativ në regjion
Si pjesë e procesit të ribrendimit, po organizohen ngjarje për prezantimin e identitetit të ri korporativ të kompanisë në të gjitha vendet ku është prezent Grupacioni. Dje, në një ngjarje të mbajtur në Shkup, drejtori ekzekutiv i HELLENiQ ENERGY, Andreas Siamisis, e paraqiti strategjinë dhe vizionin e ri për transformimin e kompanisë para të gjithë të punësuarve në OKTA.
Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i OKTA, Vuk Radoviq theksoi se OKTA është lider i ndryshimeve, e përkushtuar në investime në burime të rinovueshme të energjisë dhe shtoi se “ kjo e dëshmon vendosmërinë e kompanisë dhe të Grupacionit për transformim energjetik e cila në fokus e vendos jo vetëm mbrojtjen e ambientit jetësor, por edhe zhvillimin e sistemeve të mirëmbajtura për furnizimin me energji. Shembull i shkëlqyeshëm për këtë vizion është nisja e projektit për ndërtimin e një qendre fotovaltike në rrethin e OKTA”, theksoi Radoviq në fund të fjalimit.
OKTA e ndan vizionin e përbashkët
Si pjesë e Grupacionit, OKTA do të vazhdoje të jetë furnizues kryesor me karburante në treg dhe edhe më andej do të fokusohet në investimet në burimet e rinovueshme të energjisë. OKTA po planifikon që të inicioje ndërtimin e një qendre të re solare me kapacitet të përgjithshëm prej 12 MW në rrethin e kompanisë. Ky vendim e afron OKTA-n me diverzifikim dhe qëndrueshmëri, njëkohësisht duke arritur efikasitet operativ me përfshirje prej 50 % të konsumit personal të energjisë elektrike dhe duke siguruar energji për shitje komerciale.
Që nga viti 2018, OKTA ka instaluar pesë impiante fotovoltaike tek partnerët e saj të biznesit me një kapacitet total prej 611 kW. Në këtë mënyrë, kompania kontribuon në reduktimin e emetimeve të CO2 dhe rritjen e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë.