Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më datën 27.10.2022 në ora 21:50 minuta te zona industriale në Vallandovë, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikqyrje Kufitare Dojran i Vjetër i kanë privuar nga liria V.R. (22), A.D. (24), G.A. (23), F.G. (23) dhe L.R. (20), të gjithë nga Republika e Kosovës të cilët me tre automjete të pasagjerëve “folkswagen golf” me targa nacionale të Kosovës kanë transportuar 10 migrantë nga Afganistani, prej të cilëve pesë meshkuj, dy femra dhe tre persona të mitur. Rreth orës 21:30 minuta në rrugën e vjetër Stojakovë-Bogdancë, nëpunësit policorë kanë vërejtur se si në…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha për BTV se duhet parë se kush qëndron pas hapjes së klubit maqedonas në Bllagoevgrad, por edhe në Maqedoni. Sipas Osmanit, duhet të kontrollohet, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe të shihet nëse vërtet ka vullnet të mirë apo janë pjesë e agjendës së dikujt tjetër. VMRO-ja në Bullgari njoftoi se të dielën do të organizojë protestë në Blagoevgrad, ndërsa tifozët e ekipit të futbollit “Pirin” pritet të festojnë edhe 100 vjetorin e themelimit. Policia në Bllagoevgrad po merr masa për të parandaluar përshkallëzimin e këtyre ngjarjeve, njoftoi komisari policor…
Në Tetovë edhe mbrëmë ka vazhduar aksioni për lirimin e hapsirave publike nga ana e inspektoratit komunal. Vet kreu i komunës Tetovës, Bilall Kasami nëpërmjet një video ka informuar qytetarët se aksioni është zhvilluar gati në gjithë qytetin, veçanarisht në largimin e terasave, reklamave të vendosura në mënyrë anti-ligjore. Ja postimi plotë i Kasamit: “ZERO TOLERANCË PËR KRIMIN E KORRUPSIONIN ZERO TOLERANCË PËR UZURPATORËT Sonte, Inspektoriati komunal i Komunës së Tetovës duke filluar që nga marketi “Vero” e përgjatë gjithë territorit të qytetit tonë ka ndërmarrë aksionin për lirimin e hapësirave të uzurpuara nga shitës ilegal, pronarë të kafeneve dhe…
Kryeministri në detyrë i Bullgarisë, Galab Donev, të shtunën do të vijë në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, për të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të pjesës lindore të Hekurudhor Korridori 8, seksioni Kumanovë – Beljakovc – Kriva Pallankë, njoftoi shërbimi për media i qeverisë bullgare, transmeton Portalb.mk. Ngjarja do të mbahet të shtunën, në ora 12, në afërsi të Kumanovës, ku do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri bullgar për politikë ekonomike dhe ministri i transportit dhe lidhjeve Hristo Alexiev. Korridori 8 Pan-Evropian lidh Bullgarinë me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe në rrugë…
“Ne filluam të parët që kërkuam heqjen e formulimit 20 për qind nga kushtetuta dhe të qëndrojë në Kushtetutë: Shqiptarët dhe gjuha shqipe. Është momenti që të korigjohet kjo padrejtësi dhe të respektohen shqiptarët. Mendoj se ka vullnet, përpos nëse ka ndonjë qëllim në prapaskenë që të pengohet në tërësi procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE”. Këtë e ka theksuar mbrëmë, kryetari në detyrë i ASH-së, Arben Taravari në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal5, përcjell INA. Sa i përket kushtëzimeve të paralajmëruara të kreut të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, Taravari theksoi se nuk është momenti të bëhen…
Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut bëri të ditur se ka ndaluar një 28 vjeçar nga Manastiri, në shtëpinë e të cilit janë gjetur katër pushkë, pistoletë dhe fishekë. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje pasdite policët e Policisë kriminale në SPB Manastir kanë privuar shtetasin J.N, 28 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Musinci të Manastirit, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar katër pushkë, një pistoletë dhe rreth 250 fishekë të kalibrave të ndryshëm, përcjell INA. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi…
Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Fronteks në gjuhën maqedonase, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Lajen theksoi se maqedonishtja është në nivel të barabartë me të gjitha 24 gjuhët e tjera në BE – pa fusnota dhe pa yje. “Jam e bindur se nuk do të kalojë shumë kohë që ta kemi edhe gjuhën e 25-të, sepse gjuha maqedonase është një gjuhë e kaq e bukur”, pohoi Ursulla von der Lajen, kryetare e komisionit europian. Gjuha maqedonase është e drejtë e fituar, thotë Mickoski dhe sipas tij kjo temë është e mbyllur. Nuk duhet të hapet fare, për shkak…
Sot i zhvilloi punimet edicioni i 5-të i Konferencës Shkencore Ndërkombëtare të Ballkanologjisë, me temë “Ballkani dhe globalizimi”, me një interesim shumë të madh të studiuesve nga të gjitha trevat shqiptare, ballkanike dhe më gjerë. Marketing Konferencën e shpalli të hapur drejtori i ITShKSh-së, Skender Asani, i cili theksoi rëndësinë e madhe të studimeve ballkanike, për të cilat Instituti po jep kontributin e tij shkencor duke zhvilluar pesë vjet me radhë një konferencë të tillë ku bëhen bashkë studiues kredibil jo vetëm nga Ballkani por edhe më gjerë, me qasjet më të reja shkencore për ballkanologjinë. Punimet e konferencës u…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, për nesër në orën 11:00 e ka caktuar vazhdimin e seancës së 88-të, në të cilën pritet të përfundojë diskutimi dhe të votohet për zgjedhjen e Risto Penovit për ministër të ri të Vetëqeverisja Lokale, ndërsa më pas edhe për dy propozimet për gjyqtarë kushtetues. Në takimin e sotëm me gazetarët, duke iu përgjigjur pyetjes nëse deri tani ka pasur një rast të tillë që një debat i papërfunduar në një komision parlamentar të hapet dhe të votohet në seancë plenare, Xhaferi tha se kandidatët për gjyqtarë kushtetues votohen individualisht, por edhe se në vitin…
Komisioni Rregullator i Energjetikës njofton se pas mesnate do të shtrenjtohet benzina BS Eurosupet-95, përcjell TV21. E njëjta do të shitet për 90 denarë për litër. Çmimet sipas vendimit të ri: EUROSUPER BS – 95, 90.00 (dena/litër) EUROSUPER BS – 98, 90,50 (denar/litër) EURODIESEL, 100.50 (denarë/litër) Vaji Ekstra i lehtë, 97.00 (denarë/litër)
Shkurtimi I procedurave për kontrollet mjeksoret që kanë të bëjnë me kancerin e gjirit mund të ndikojnë dukshëm në zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje. Mjekët specialist onkolog dhe kirurg kërkojnë që edhe mjekët amë të kënë të drejtë të japin udhëzime për eho të gjirit dhe mamografi. “Nga këtu bëj një apel tek institucionet përkatëse t’ju mundësojnë mjekëve amë të krijojnë udhëzime për eho të gjirit dhe për mamografi. Të filloj tek ato dhe jo udhëzimet ti drejtojnë në kirurgji apo instancat e mjeksisë sekondare dhe terciare që nuk është e lejuar por për fat të keq ende…
Drejtori i FOndit Pensional Dritan Bexheti sot ka realziuar një takim pune me përfaqësuesit e projektit, përfaqësues të MSHIA dhe ekspertë juridikë për digjitalizimin e kësaj drejtorie. “Digjitalizimi i shërbimeve dhe regjistrave si një synim strategjik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet projektit “Përforcimi i e – Qeverisë”, i financuar nga programi IPA 2017, që filloi të zbatohet në tremujorin e tretë të vitit 2020, është në fazën përfundimtare dhe për një kohë të shkurtër do të fillojë të realizohet. Në këtë drejtim, sot në Fondin e SPIMV-së u mbajt takim pune me përfaqësuesit e projektit, përfaqësues…

