Bullgaria mund të vërë veto ndaj Maqedonisë në çdo fazë të negociatave me BE-në, tha zëvendëspresidentja Iliana Jotova nga Zagrebi. Në Kroaci, ajo u takua me presidentin Zoran Milanoviç, me të cilin diskutuan për zonën Shengen. Jotova, siç raporton BNR, e njoftoi presidentin kroat për rezervën e Bullgarisë për të dhënë dritën jeshile për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas zv.presidentes bullgare, Bullgaria duhej t’i shpjegonte më qartë argumentet e saj historike. “Ato që vlejnë nga sot, më së shumti për bullgarët në Maqedoni dhe qëndrimi ndaj tyre. Duke marrë parasysh regjistrimin e…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka njoftuar opinionin se janë bërë me bekatonka një pjesë e madhe prej rrugëve qasëshe në Shkup Veri, transmeton Almakos “Në mënyrë intensive po ndërtohen rrugët qasëshe në Shkup Veri. Kanë përfunduar me pjesën e parëj gjithsejtë 17 rrugë qasëshe deri në banesa me elemente paver në Shkup Veri. Vazhdojmë me rikonstruimin e hyrjeve qasëshe për në banesa dhe përfundimisht do të tejkalohet problemi me vërshimet në hyrje të banesave.”, shkroi Kostovski.
Mungesa e ekspertëve po bëhet shkak që tash e disa vite rasti i aksidentit në Llaskarcë ku humbën jetë 16 persona të ngelet pa epilog gjyqësor. Për këtë çështje, kreu i Gjykatës Penale në Shkup Ivan Xholev, u përgjigj me shaka. “Informacionet e mia thonë që ndërprerja është për shkak se mungojnë ekspertë të asaj fushe, për fat të keq në Maqedoni shumë gjëra mungojnë, do të bëj shaka, me siguri mungojnë avionë, tanke, mungojnë edhe ekspertë”, deklaroi Ivan Xholev, kryetar i Gjykatës Themelore Penale në Shkup. Kërkesa për super ekspertizë deri te Byroja për Ekspertiza Gjyqësore është dërguar në…
Kadri Adili është dënuar me kusht për veprën penale mashtrim, sipas vendimit të gjykatës brenda 5 muajve, i njëjti do të duhet ti kthejë të hollat e të dëmtuarve. Në të kundërtën vendimi do të shëndrrohet në burg fiktiv prej 11 muajsh. Në fuqi mbesin akoma masat e marrjes së dokumenteve të udhëtimit si dhe paraqitja një herë në javë në një person zyrtar.
SALI NUK KA INFORMACION, DURAK THOTË SE PACIENTËT E TEPROJNË Po presin rradhë para barnatorës për insulin në poliklinikën e Bit Pazarit për të marrë shirit për matjen e sheqerit. Njëra prej tyrë është Xhejda Tusha e cila kishte ardhur të merr shirit për nënën e saj. Ka dy muaj që vjen, por shirit për matjen e sheqerit nuk ka. “Mami ime dërgoi të marr shirit por nuk kishte. Mami im ka dy muaj që ka mbetur pa shirit për ta matur sheqerin. Çfatë do të bëni a i bleni privatisht? Rrogat janë të ulëta për t’i blerë privat.”. “Jo…
Sulmi i ashpër i hakerëve nga grupi rus BlackByte ka paralizuar disi punën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Disa punonjës të MBPEU dëshmuan për Vërtetmatësin se nuk kishin qasje në internet në ministri, adresat elektronike të punonjësve nuk funksiononin dhe nuk mund të përdornin kompjuterët. Tani, vetëm në një pjesë të ditës vihen në përdorim sistemet elektronike, të cilat u nevojiten qytetarëve, si p.sh., subvencionet për fermerët, dhënien e vendimeve etj. Më pas për arsye sigurie fiken sërish, sepse problemi ende nuk është tejkaluar plotësisht. Pasojat nga grupi rus i hakerëve padyshim do të jenë rreth…
Për të tretën ditë radhazi në gjimnazin “Nikola Karev” në Shkup është marrë njoftim për bombë. Siç njofton MPB-ja, është raportuar se rreth orës 14:00 në adresën elektronike të shkollës së mesme është dërguar kërcënim për bombë. Nga atje njoftojnë se po marrin masa për evakuimin e nxënësve. “Sot (28.10.2022) në SPB Shkup rreth orës 14:00 është raportuar se në adresën e emailit të një shkolle në Shkup është dërguar kërcënim me mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë merren masa për evakuimin e sigurt të nxënësve”, thonë nga MPB për Klan M.
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë në bashkëpunim dhe koordinim me Qendrën për Çështje Sociale Tetovë, dje (27-tetor) nga ora 08:30 deri në ora 12:00 në Tetovë, kanë kryer kontroll të përbashkët në kuadër të aktiviteteve të parapara për ballafaqim me dukuri asociale në zonë, para së gjithash kërkim lëmoshë (lypsarët). Në kontrollin e kryer në disa rrugë të zonës qendrore të qytetit, janë gjetur dhe sanksionuar dy persona, një grua 48-vjeçare nga një fshat i Tetovës dhe një 61-vjeçar nga Tetova, të cilët kërkonin lëmoshë në rrugë dhe vende të ndryshme. Për të dy do të përgatiten parashtresa përkatëse…
Përfaqësuesit e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Brikend Aziri dhe Prof. Dr. Raman Ismaili, më 21 tetor 2022 u pritën në një takim zyrtar nga dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Menaxhmentit dhe Kontabilitetit i Universitetit të Maltës, Prof. Dr. Emanuel Said. Në këtë takim pune, përfaqësuesit e Fakulteteve të Ekonomisë nga të dy universitetet u pajtuan që përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të reja në mes këtyre njësive akademike ta intensifikojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për shkëmbim të stafit akademik në suaza të ERASMUS platformës e cila duhet të jetësohet nga viti akademik 2023/2024; të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim bilateral…
Deputeti i partisë Alternativa, Hysni Ismaili, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit. Ai në këtë pozitë u emërua në seancën e 88-të, të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Ismaili u propozua për nënkryetar të Kuvendit me nënshkrimet e 20 deputetëve. Hysni Ismaili ka lindur më 23.6.1963 në Tetovë. E ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi”, ku edhe ka specializuar. Është doktor i shkencave të mjekësisë. Ismaili ka qenë edhe ministër i Kulturës.
Duke u nisur nga fakti se edhe pse Komuna e Çairit nuk ka për obligim ligjor që të sigurojë arsimimin e nxënësve që nuk kanë shkolla në gjuhën amtare në vendbanimet e tyre, prapë se prapë si obligim moral asnjë fëmijë vite me radhë nuk e kemi lënë pa shkollim. Kësisoj afër 500 nxënës të shumë komunave të tjera po mësojnë në shkollat tona dhe transportin e të gjithë këtyre fëmijëve e paguajmë ne si Komunë e Çairit me mjete vetanake financiare, ka theksuar Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit. “Mbi 6 milionë denarë brenda një viti ne paguajmë…
Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 88-të, u emërua Risto Penov për ministër të Vetëqeverisjes Lokale. Propozimi që Penov të jetë ministër i Vetëqeverisjes Lokale vjen pasi bashkë-partiaku i tij dhe paraardhësi Goran Milevski dha dorëheqje nga posti për arsye personale. Ardhja e Penovit në funksionin ministror është rikthimi i tij në skenën politike pas më shumë se 10 vitesh. Ai u lind më 28 shtator 1957 në Veles dhe postin e parë të lartë që mbajti ishte kryetari i Shkupit. Ai qëndroi në detyrë për dy mandate (1996-2000 dhe 2000-2004), dhe më pas…

