Author: Hamdi Kumanova

Kompania farmaceutike, “Alkaloid” ka publikuar raportin financuar për nëntë muajt e parë të vitit, ku flitet për një rritje të shitjeve të konsoliduara prej 16 për qind, investime prej 13.7 milionë euro dhe 161 vende të reja pune në vend gjatë muajve janar – shtator 2022. Gjatë kësaj periudhe, kompania ka realizuar një fitim neto prej 18.54 milionë euro, që është një rritje prej 15 për qind ndërkohë që janë investuar rreth 842 milionë denarë. Shitjet e realizuara në tregun vendas janë rritur me 3%, dhe totali i eksporteve të konsoliduara të kompanisë me 23%. Nga totali i shitjeve të…

Lexo më Shumë

Pas njoftimeve të Ministrisë së Ekonomisë për mbështetjen e sektorit ushqimor dhe kompanitë nga industria e mishit edhe fermat e kafshëve presin të përfshihen në atë paketë. Gjatë vizitave të “Estra Mein”, “Agria”, në kooperativën bujqësore “Edinstvo”-Çellopek, “Vezë Sharri” dhe “Lecker” nga ana e shtabit të krizës, i formuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, qëndrimi i përbashkët i këtyre kompanive është se edhe ato duhet të marrin energji elektrike të subvencionuar, për të siguruar mbijetesën e biznesit në kushtet e krizës energjetike. “Në biseda me përfaqësuesit e Shtabit të Krizave, menaxhmentet e këtyre kompanive, të cilat prodhojnë gjithashtu…

Lexo më Shumë

Komisioni i krijuar me vendim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës (MASH) do të rishqyrtojë përmbajtjen e librit të historisë për klasën e 6-të, pasi ministria ka marrë ankesa se disa të dhëna dhe informacione të publikuara në tekst nuk përputhen me realitetin shkencor. Komisioni, brenda një afati ligjor prej 10 ditësh, ka detyrimin t’i paraqesë ministrit propozimin për tërheqjen e librit shkollor, nëse anëtarët deklarojnë se ankesat kanë baza. Në varësi të vëllimit të materialit që duhet të ripunohet, do të merret një vendim për korrigjimin e atij ekzistues ose përpunim krejtësisht të ri të librit për lëndën përkatëse.

Lexo më Shumë

LSDM: “PRONAT SEKRETE” ËSHTË DEFOKUSIM NGA AFERA NË NP “UJËSJELLËSI” Opozitarja VMRO-DOMNE do të vazhdojë me publikimin e emrave të funksionarëve të zgjedhur shtetërorë të cilët nuk e kanë deklaruar pronën e tyre në Komisionin për Parandalim të Korrupsionit, duke pohuar se institucionet kompetente nuk e kryejnë funksionin, ndërsa Qeveria qëllimisht e anashkalon këtë. Nga partia në pushtet LSDM pohojnë – ky është defokusim nga afera për përfshirje të opozitës në aferën në vlerë 136 milionë euro. Publikimi gradual i emrave të funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar nga Qeveria, të cilët nuk e kanë deklaruar pronën me të cilën…

Lexo më Shumë

Benzina EUROSUPER BS-98 nga sonte në mesnatë do të rritet për dy denarë dhe një litër do të kushtojë 90 denarë. Nuk ndryshohen çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-95, si dhe të EURODIESEL (D-E V), vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) dhe Mazutit M-1 NS, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbimet e Ujit. Një litër EUROSUPER BS – 98 do të vazhdojë të kushtojë 92,5 denarë, 100 denarë për EURODIESEL BS (D-E V), dhe 97 denarë për Ekstra i lehtë 1 (EL-1). KRRE ka vendosur të rrisë çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për…

Lexo më Shumë

Departamenti për Ndalimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda – Departamenti i Hetimeve Kriminale, Njësia për Trafikimin e Paligjshëm të Drogës së bashku me Prokurorin Publik në bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe shkëmbim të provave me Policinë Federale Australiane dhe në koordinim me DEA-në amerikane, pas një hetimi njëvjeçar, në Strugë ka privuar nga liria I.R.(27) nga Struga, me nënshtetësi maqedono-australiane, për të cilin ekzistojnë baza dyshimi se është koordinator i një grupi ndërkombëtar të krimit të organizuar që vepronte kryesisht në territorin e Australisë, duke përdorur një mënyrë të sofistikuar komunikimi, përmes aparateve telefonike të koduara dhe aranzhimit të…

Lexo më Shumë

Zbardhja e rastit të sulmit fizik që i ndodhi këto ditë pronarit të portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski, është prioritet i MPB-së, informoi ministri Oliver Spasovski. Spasovski e dënoi këtë sulm, duke theksuar se nuk ka arsyetim për një akt të tillë, përkatësisht për dhunë ndaj ndonjë personi në vend. “Për momentin po punohet intensivisht për rastin. Kamerat janë ngritur nga 31 vende në pjesën e rrugës ku lëviznin njerëzit. Janë mbledhur njohuritë fillestare. Tani po përdoren masa të tjera hetimore që janë kërkuar nga Prokuroria për t’u zbatuar, ndaj besoj se do ta gjejmë shpejt përgjigjen për këtë pyetje”, theksoi…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në faqen e saj të internetit ka shpallur fituesit e bursës “Boris Trajkovski” për studime të ciklit të dytë për Programin MBA ekzekutiv pan-evropian në Universitetin Jork për vitin akademik. 2022/2023. Janë ndarë pesë bursa të plota dhe 15 të pjesshme për studime pasuniversitare dyvjeçare, të cilat realizohen në Selanik, me një diplomë të dyfishtë – nga Universiteti i Jorkut në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti i Strasburgut në Francë. Sipas Konkursit i cili u shpall në shtator, bursat ndahen për drejtimet: Menaxhment i Përgjithshëm; Marketing; Financa; Menaxhment në logjistikë; Menaxhment në shëndetësi dhe Menaxhment…

Lexo më Shumë

Pesë persona nga Kosova janë arrestuar mbrëmë në orën 21:50 tek zona industriale në Vallandovë nga ana e nëpunësve policor nga Stacioni policor për kontroll kufitar “Star Dojran”, pasi me tre automjete kanë transportuar emigrantë. Siç informoi sot MPB-ja, policia ka privuar nga liria V.R (22), A.D (24), G.A (23), F.G (23), dhe L.R (20), të gjithë nga Kosova për shkak se me tre vetura të udhëtarëve “Folksvagen golf” me targa të Kosovës kanë transportuar 10 emigrantë nga Afganistani, nga të cilët pesë burra, dy gra dhe tre të mitur. “Rreth orës 21:30 në rrugën e vjetër Stojakovë – Bogdanci,…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, në emisionin ClickPlus në TV21, tha se nuk kemi nevojë për një Prokurori të dytë Speciale Publike. “Shteti disponon paratë e qytetarëve, i shpenzon, ka fuqinë vendimmarrëse, aty mund të jetë korrupsioni. Korrupsioni nuk mund të jetë në opozitë”, tha Petrushevski. Ai shtoi se nëse ka ndonjë anëtar të VMRO-DPMNE-së të akuzuar për korrupsion, ai duhet të dënohet menjëherë. Petrushevski shtoi se ata besojnë në anëtarët e Antikorrupsionit sepse janë zgjedhur me konsensus, por jo në Prokurorinë Publike sepse personi i parë i PP-së ka qenë partiak.

Lexo më Shumë

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë seanca e 88-të, ku do të debatohet për emërimin e Risto Penovit për ministër të Vetëqeverisjes Lokale dhe për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues. Propozimi që Penov të jetë ministër i Vetëqeverisjes Lokale vjen pasi bashkë-partiaku i tij dhe paraardhësi Goran Milevski dha dorëheqje nga posti për arsye personale.

Lexo më Shumë