Ministria e Arsimit dhe Shkencës në faqen e saj të internetit ka shpallur fituesit e bursës “Boris Trajkovski” për studime të ciklit të dytë për Programin MBA ekzekutiv pan-evropian në Universitetin Jork për vitin akademik. 2022/2023. Janë ndarë pesë bursa të plota dhe 15 të pjesshme për studime pasuniversitare dyvjeçare, të cilat realizohen në Selanik, me një diplomë të dyfishtë – nga Universiteti i Jorkut në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti i Strasburgut në Francë.
Sipas Konkursit i cili u shpall në shtator, bursat ndahen për drejtimet: Menaxhment i Përgjithshëm; Marketing; Financa; Menaxhment në logjistikë; Menaxhment në shëndetësi dhe Menaxhment të Resurseve Njerëzore dhe kanë mundur të paraqiten profesionistë nga profile të ndryshme dhe menaxherë biznesi të punësuar në kompanitë të sektorit privat dhe publik.
Taksa e përgjithshme shkollore për Programin MBA është 14.890 euro për student. Pesë kandidatëve më të mirë (sipas kritereve të përcaktuara në Konkurs dhe sipas listës së renditjes të përgatitur nga Komisioni për Përzgjedhje) 50 për qind të takës shkollore do të mbulohet nga Universiteti (7.445 euro për student) dhe 50 për qind nga Qeveria e Republikës së Veriut. Për pesëmbëdhjetë kandidatët e tjerë, 50 për qind të taksës shkollore do të mbulohet nga Universiteti (7.445 euro për student), dhe 50 për qind të tjerë kandidati do t’i paguajë vetë, në këste për dy vjet (7.445 euro për student).
Pas përfundimit të suksesshëm dual të programit MBA, studentët do të marrin dy diploma master ekzekutiv në administrim biznesi – nga Universiteti i Jork-ut dhe Universiteti i Strasburgut.



