Është shuar plotësisht zjarri në deponinë në Haraçinë që dje pasdite ka shpërthyer edhe pse ende mund të vërehet tym nga disa vende. “Pas shuarjes disaorëshe me shkumë speciale, zjarrfikësit e Shkupit kanë arritur ta shuajnë plotësisht zjarrin në deponinë afër Haraçinës edhe pse ende mund të vërehet tymë nga disa vende, informojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Zjarri në deponi në Haraçinë ka shpërthyer dje pasdite. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, nga ora 7:00 këtë mëngjes në territorin e shtetit ka gjithsej 25 zjarre në ambient të hapur, njëri prej të cilëve është aktiv,…
Author: Hamdi Kumanova
Deputetja Sllavjanka Petrovska, në emisionin “24 Analiza” në TV 24, theksoi se Rezoluta e LSDM-së për vijat e kuqe është një shtrëngim duarsh për unitet dhe një hap i përbashkët përpara për të ardhmen e vendit. LSDM, nga pozicioni i opozitës, beson se duhet të japë një dorë, sepse ka ndjenjë për vendin dhe për qytetarët, të cilët ikin nga vendi çdo ditë. Identiteti maqedonas nuk është kurrë i negociueshëm, as gjuha maqedonase, dhe ata duhet të mbrohen gjithmonë. Ata duhet ta konsiderojnë këtë si një shtrëngim duarsh që OBRM-PDUKM padyshim nuk e meriton, por ne jemi të detyruar ta…
Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, me një mesazh të qartë dhe emocional iu drejtua qytetarëve, duke theksuar se prioriteti i tij i ri, përkushtimi i plotë dhe energjia janë të orientuara drejt zgjidhjes së problemeve të kësaj komune të Shkupit. “Më thonë, kur ishe ministër i Punëve të Jashtme, nuk ishe mjaftueshëm i pranishëm mes qytetarëve. Po, sepse atëherë misioni im ishte Brukseli dhe Uashingtoni, aty zhvillohej beteja për të ardhmen e shtetit. Por sot, Brukseli im është Çairi, Uashingtoni im është Çairi”, theksoi Osmani, duke porositur se gjithë dijeninë, përvojën dhe kohën e tij…
Një juri federale në shtetin amerikan të Virxhinias ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, me dy akuza të lidhura me dëshminë e tij në Kongres, raporton BBC transmeton “Bota sot”. Z. Comey, i cili prej kohësh është kritikuar nga presidenti amerikan Donald Trump, akuzohet se ka gënjyer Kongresin gjatë dëshmisë së tij në shtator 2020, në lidhje me atë nëse ai kishte autorizuar rrjedhjen e informacionit të klasifikuar në media. Duke reaguar ndaj aktakuzës, z. Comey u deklarua i pafajshëm dhe tha se kishte “besim të madh në sistemin gjyqësor federal”. Aktakuza vjen disa ditë…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin një tarifë prej 100 për qind për të gjitha produktet farmaceutike të markës ose të patentuara që hyjnë në vend nga 1 tetori 2025, ka njoftuar presidenti amerikan Donald Trump. Ai ka bërë të ditur se masa nuk do të zbatohet për kompanitë që ndërtojnë fabrika prodhimi ilaçesh në SHBA, transmeton KosovaPress. “Duke filluar nga 1 tetori 2025, ne do të vendosim një tarifë 100% për çdo produkt farmaceutik të markës ose të patentuar, përveç nëse një kompani po ndërton fabrikën e saj të prodhimit farmaceutik në Amerikë”, ka shkruar presidenti amerikan…
Në një nga shkollat publike në New York u inaugurua “Programi Kalimtar Dygjuhësh për Shqiptarët”, në shqip dhe anglisht, që do t’u shërbejë fëmijëve shqiptaro-amerikanë në Bronx. I financuar nga Departamenti i Edukimit në Qytetin e New York-ut, programi lehtëson inkuadrimin e nxënësve shqiptarë që ende nuk dinë anglisht apo të nxënësve të rritur në SHBA që duan të mësojnë edhe shqip duke ua ofruar mësimin, në të gjitha lëndët, në të dy gjuhët, në shqip dhe anglisht. Ky program që si e përmendën shumë nga folësit nuk ka të ngjashëm për shqiptarët në asnjë vend të botës, është…
Kancelari gjerman Friedrich Merz propozon që fondet e ngrira ruse në Evropë të përdoren për të mbështetur financimin e mbrojtjes së Ukrainës, raporton Financial Times. “Bashkimi Evropian mund t’i japë Ukrainës një hua pa interes prej 140 miliardë eurosh, ndërsa fondet e ngrira ruse në Evropë mund të shërbejnë si garanci,” shkruan kancelari gjerman Friedrich Merz (Unioni Kristian-Demokrat CDU). Sipas Merz, Ukraina do të kthejë huanë vetëm kur Rusia të kompensojë dëmet e shkaktuara gjatë luftës. Kështu, ndihma e BE-së për Ukrainën do të financohet përmes huasë dhe jo nga buxhetet kombëtare si më parë, ndërsa fondet e Bankës…
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, do të dorëzojë sot kallëzim penal dhe padi civile ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini. Përmes një postimi në Facebook, avokati Gjini ka bërë të ditur se dorëzimi i kallëzimit penal dhe padisë do të bëhet sot, në orën 13:20, pranë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Padia lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës dhe për bashkëpunimin e tij me një autore për publikimin e këtyre pretendimeve në një revistë shkencore…
Polonia ka rihapur kufirin e saj me Bjellorusinë pas pothuajse dy javësh. Varshava e mbylli kufirin për shkak të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake “Zapad”, që Minsku zhvilloi me Rusinë. Pekini duket se ka luajtur një rol thelbësor në vendimin për rihapjen e kufirit. Në minutat e para të 25 shtatorit, automjetet e pasagjerëve rinisën kalimin përmes Terespol–Brest dhe kamionët në Kukuriki–Kazloviçi, ndërsa hekurudha e mallrave u rihap përmes Kuznica Bialostocka–Hrodna, Siemianovka–Svislaç dhe Terespol–Brest. Ky hap pasoi një urdhër të ministrit polak të Brendshëm, Marcin Kierwinski, i cili u bë publik nga kryeministri Donald Tusk. Kufiri kishte qenë i…
Operatori i Sistemit Distributiv – Elektrodistribuimi, ka përqëndruar fokusin kryesor për gjashtë muajt e parë të vitit në transformimin digjital dhe modernizimin e rrjetit distributiv. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, kompania ka investuar 30 milionë euro në projekte të rrjetit të tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët. Përmes këtyre investimeve, Elektrodistribuimi siguron zhvillimin e duhur të rrjetit distributiv dhe zvogëlimin e humbjeve, duke ndjekur nevojat e konsumatorëve, duke siguruar gatishmërinë e duhur teknike dhe profesionale, lidhjen e shpejtë dhe efikase të konsumatorëve të rinj në rrjet dhe shërbim cilësor ndaj atyre ekzistues. Investimet e…
Policia e Kosovës sot do të organizojë ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale, në ambientet e kompanisë Metal 05 SH.P.K., në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë–Ferizaj. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queirós, përfaqësues të Zyrës së BE-së dhe ambasadave të shteteve partnere, si dhe zyrtarë të lartë institucionalë. Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Programit të Kosovës për Siguri (KSSP), të mbështetur nga UNDP dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe nga projekti rajonal IPA që synon luftimin e…
Të mërkurën në orën 17:00 në Stacionin Policor në Gostivar, një vajzë 22 vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se ish-i dashuri i saj, L.Q. nga fshati Negotinë, pasi ishin ndarë, e kishte ndjekur dhe shqetësuar, ndërkohë që gjatë ditës rreth orës 14:30, para ambulancës në një fshat të Gostivarit, ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe nënës së saj, pas së cilës kishte sulmuar fizikisht personin T.A. (33) nga fshati Forinë, duke menduar se ishte bashkë me to. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

