Author: Hamdi Kumanova

Donald Trump ka zgjatur “pauzën për bombardimin e infrastrukturës energjitike iraniane”. Presidenti amerikan tha në Truth Social se “sipas kërkesës së qeverisë iraniane” ai do të pezullojë sulmet për 10 ditë. Trump thotë se afati i tij është deri më 6 prill, ora 8 e mbrëmjes sipas kohës lindore që në fakt është 11 ditë larg, shkruan SkyNews. Ai shtoi se, “pavarësisht deklaratave të gabuara që kundërshtojnë nga mediat e lajmeve të rreme”, bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës janë “në vazhdim dhe… po shkojnë shumë mirë”. Trump kërcënoi për herë të…

Lexo më Shumë

Emiratet e Bashkuara Arabe duket se kanë informuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë për mundësinë e pjesëmarrjes në një mision detar shumëkombësh që synon rivendosjen e funksionimit të qetë të Ngushticës së Hormuzit , një kalim kyç për tregun global të energjisë. Sipas një raporti nga Financial Times, iniciativa është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të siguruar lundrim të papenguar në një kohë tensioni të shtuar gjeopolitik në Lindjen e Mesme . Këto zhvillime kanë ndikuar në rrjedhën e naftës dhe gazit natyror, duke intensifikuar nevojën për të rritur sigurinë në këtë arterie detare.

Lexo më Shumë

Nga AGRON ARANITASI Viti 1982, në Tiranë zbarkojnë gjermano perëndimorët dhe japonezët! Transmetimet me ngjyra, në TVSH, kishin filluar që në vitin 1976. Magnetoskopët “Ampeks” ishin në gjendje të regjistronin sinjalin me ngjyra. Problemet shfaqeshin gjatë riprodhimit të programeve. Kjo ndodhte për arsye se magnetoskopët nuk ishin të pajisur me opsionet e përpunimit të sinjalit me ngjyra gjatë riprodhimit. Për arsye financiare, por dhe për faktin se ne transmetonim në bardh e zi, ato opsione nuk porositeshin. Kishte edhe një arsye tjetër: Akoma nuk ishte vendosur standardi televiziv që do përdorej. Në vitin 1973 qeveria shqiptare ishte shprehur pro standardit…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar një aksion të suksesshëm në fshatin Zhelinë të Tetovës, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme armatimi. ​Sipas informacioneve fillestare, policia ka kryer një bastisje të planifikuar në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të personit me iniciale Xh.B., 38 vjeç, banor i këtij fshati. Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë hasur në armë zjarri dhe municione, të cilat personi i mbante pa leje përkatëse.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve operative, nëpunës policorë nga SPB Tetovë sot (26.03.2026) privuan nga liria tre të mitur të përfshirë në rastet e lajmërimeve të rreme për bomba në disa shkolla fillore dhe të mesme në Tetovë. Në periudhën e mëparshme, u privuan nga liria dy persona të tjerë, nga të cilët njëri i mitur, po ashtu të përfshirë në rastet e lajmërimeve të rreme për bomba. Ndaj të gjithë pesë personave të përfshirë do të parashtrohen parashtresa përkatëse në Prokurorinë kompetente, në përputhje me Kodin Penal. MPB u…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Bërvenicë të Tetovës, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi ka mbetur e lënduar një grua e moshuar. ​Sipas raportit të SPB Tetovë, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e personit me iniciale D.R. (62), në momentin kur motra e tij, T.A. (68), ishte duke gatuar në kuzhinë. Shpërthimi i fuqishëm i bombolës i ka shkaktuar lëndime trupore 68-vjeçares, e cila është dërguar menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. ​Ekipi i SPB Tetovë ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë…

Lexo më Shumë

Një incident dhune ka ndodhur mesditën e djeshme në një nga kazinotë e qytetit të Tetovës, ku dy persona kanë rënë pre e sulmit fizik. ​Sipas njoftimit zyrtar nga SPB Tetovë, personi me iniciale B.S. (43) nga fshati Trebosh, rreth orës 12:30 është paraqitur vetë në polici pasi ishte denoncuar për dhunë. Ai akuzohet se rreth orës 11:30, brenda ambienteve të një kazinoje, ka sulmuar fizikisht personat A.A. (68) nga Dobroshti dhe 26-vjeçaren J.Sh. nga fshati Xhepçisht. ​Policia njofton se po punon në dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilit ndaj autorit të sulmit do të vijojë parashtresa përkatëse…

Lexo më Shumë

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale informon se procesi i mbledhjes së vauçerëve për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter po ecën pa probleme dhe me dinamikë të shtuar në terren. Nga gjithsej 4.070 vauçerë të dhënë, 2.084 janë mbledhur tashmë në periudhën nga 18 marsi deri më 25 mars, që përfaqëson më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm, transmeton Portalb.mk. Sipas të dhënave të marra nga qendrat ndërkomunale të punës sociale, që nga 25 marsi 2026, deri në orën 18:00, janë mbledhur gjithsej 2.084 vauçerë, me dinamikën ditore që tregon interes të vazhdueshëm dhe aktivitet të…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi siguron qytetarët që nuk do të preken nga rritja artificiale e çmimeve nga tregëtuesit të cilët tentojnë të keqpërdorin situatën e krizës globale të çmimeve. Sipas tij, po përgatiten masa për ruajtjen e buxhetit të qytetarëve qoftë me ruajtjen e stabilitetit të çmimeve të produketeve bazë ushqimore, qoftë me stabilizimin e tregut të karburanteve për çka tashmë ka masë aktive për uljen e TVSH-së. “Me uljen e TVSH-së për naftën nga 18 në 10 përqind, kemi dëshmuar se punojmë dhe mbrojmë interesin e qytetarëve kur ka krizë në të gjithë botën. Shteti jonë ka…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se para seancës për pyetje parlamentare është mbajtur brifingu i rregullt me gazetarët. Ai bëri të ditur se gjatë këtij takimi janë diskutuar aktivitetet dhe prioritetet e Kuvendit për periudhën në vijim. Gashi theksoi se transparenca dhe komunikimi i hapur me publikun mbeten thelbësore në angazhimin e institucionit që ai drejton.

Lexo më Shumë

Tek produktet më të lira ushqimore, të cilat mund të gjenden në gjashtë zinxhirë marketesh në të gjithë vendin dhe që përdoren nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë për formimin e shportës së konsumit, në mars në krahasim me shkurtin pothuajse nuk ka rritje të çmimeve të produkteve ushqimore. Kjo mund të shihet nga të dhënat që LSM ia dërgoi TV21. Nëse shihen veç e veç, buka, sheqeri dhe kripa nuk janë shtrenjtuar. Ka rritje të vogla çmimesh tek disa produkte të qumështit, kryesisht tek djathi i lopës për 10 denarë dhe tek djathi i lopës dhe i përzier për…

Lexo më Shumë

Ministria e Financave ka filluar t’u paguajë mjete kompanive që kanë paguar në buxhet në vitin 2023 në bazë të Ligjit për tatimin e solidaritetit. Deri më tani, përmes thesarit të Ministrisë së Financave janë realizuar urdhëresa në një vlerë totale prej 990 milionë denarësh. Shuma totale që kompanitë paguan në buxhet në vitin 2023 ishte 3 miliardë denarë. Shteti do të kthejë gjysmën e kësaj shume këtë muaj, ndërsa gjysmën tjetër të shumës në mars të vitit 2027. “Ministria e Financave, bazuar në një urdhër të Qeverisë, zbatoi një procedurë transparente dhe gjithëpërfshirëse përmes së cilës u…

Lexo më Shumë