Author: Hamdi Kumanova

Gjatë seancës për pyetje deputetësh në Kuvend, kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur disa nga pyetjeve të parashtruara nga deputeti Skender Rexhepi, tha se po përpiqet ta mësojë dhe studiojë gjuhën shqipe, përcjell TV21. Duke kritikuar tonin e lartë të deputetit Rexhepi, Mickoski tha se nuk i pengon gjuha shqipe. “Nuk më pengon mua, nuk e di pse keni nevojë të bërtisni, e kundërta, absolutisht nuk më pengon. Lirisht përdoreni gjuhën shqipe, e kështu me radhë…madje mundohem ta mësoj dhe studioj. Dhe përpiqem që për disa vite nga tani të mund edhe unë të mos i përdor kufjet dhe…

Lexo më Shumë

Në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik filluan regjistrimet për vitin akademik 2026–2027 Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), në Maqedonin e averiut , ka hapur aplikimet dhe regjistrimet për vitin akademik 2026–2027. Universiteti fton studentë nga Maqedonia e Veriut, Turqia, Ballkani dhe vende të tjera, duke ju ofruar kushte moderne, staf akademik të kualifikuar dhe mundësi ndërkombëtare studimi. Afatet e regjistrimit Periudha e aplikimit të hershëm zgjat nga 2 mars deri më 30 qershor 2026. Studentët që regjistrohen në këtë fazë përfitojnë 8% zbritje shtesë mbi tarifën pas bursës. Regjistrimi zyrtar bëhet nga…

Lexo më Shumë

Ajo që BDI e publikoi në lidhje me blerjen e energjisë elektrike, dje u konfirmua edhe nga Enti Shtetëror i Statistikave, sipas të cilit prodhimi bruto i energjisë elektrike nga termoelektranat është ulur për plot 22.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky mungesë është kompensuar tërësisht me blerjen e energjisë elektrike bazë. Për të qenë qytetarët plotësisht të informuar, energjia elektrike është blerë nga TE-TO dhe kjo është një informatë publikisht e qasshme. Për të përcaktuar se kush e thotë të vërtetën, i bëjmë thirrje ESM-së që të publikojë të gjitha thirrjet publike dhe…

Lexo më Shumë

Çmimi i arit ra ndjeshëm në bursat botërore sot, me një gram ar të pastër që u shit për 123 euro, ndërsa një ons prej 31.1 gramësh arriti në 3,848 euro. Kjo rënie vjen në një kohë kur tregjet prisnin që metali i çmuar të merrte përsëri rolin e një “strehe të sigurt” klasike, por në vend të një kërcimi të ri, pasoi një ftohje e fortë e çmimit. Në shikim të parë, kjo duket e palogjikshme, sepse ari zakonisht rritet kur bota hyn në trazira ushtarake dhe politike. Megjithatë, mekanizmi aktual i tregut shkon në drejtimin tjetër: rritja e…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Në seancën e sotme janë publikuar pamje nga momenti kritik i vrasjes së Liridona Ademajt. Gjatë shfaqjes së pamjeve, i dyshuari kryesor për vrasjen e saj, Naim Murseli, ka thënë se nuk mund t’i shohë ato. Familja e Liridona Ademajt nuk ka qenë e pranishme në sallë./Infokusi KUJDES: Pamje të rënda

Lexo më Shumë

Një 26 vjeçar nga Kosova u arrestua nga policia zvicerane të marten mbrëma. Dyshohet se ai e kishte kërcënuar me vdekje përmes mesazheve ish të dashurën e tij. Siç njoftojnë autoritetet, ngjarja ka ndodhur në Frauenfeld. Sipas Policisë së kantonit të Thurgaut, kërcënimet u bënë përmes mesazheve të shkurtra telefonike, pa u bërë i ditur shkaku për këtë veprim.

Lexo më Shumë

“NPK Sharri” njofton se për shkak të një problemi një pjesë e qytetit të Tetovës do të mbetet pa ujë. “Për shkak të një defekti në rrugën “Ivo Lola Ribar”, furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë në një pjesë të qytetit te Tetovës. Ekipet e NPK “Sharri” janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerë me kapacitet maksimal për të rikthyer sa më shpejt furnizimin me ujë”, thuhet në njoftimin e NPK “Sharri” Tetovë. Detaje tjera nuk u dhanë.

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimi në RMV, Vesna Janevska sot paralajmëroi se në vitet e ardhshme do të rriten fondet buxhetore për arsimin e lartë. “Ne duhet të tregojmë aftësitë tona në ofrimin e mekanizmave për ta shndërruar ikjen e trurit në ‘qarkullim të trurit’. Qëllimi nuk është të parandalohet lëvizshmëria, por ta shndërrojmë atë në një proces në të cilin studentët dhe profesorët largohen, por kthehen me njohuri, kontakte dhe ide të reja”, tha Ministrja e Arsimit Vesna Janevska në hapjen e konferencës “Ura drejt së Ardhmes: Ndërkombëtarizimi i Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore”. Në konferencën në…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e vlerëson si profesional aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me rrëzimin e dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit si dhe afatin 34 ditor shtesë për zgjedhjen e presidentit. Profesori i së drejtës ndërkombëtare në një intervistë për KosovaPress, thekson se, ndonëse arsyetimi juridik i vendimit është korrekt, gjuha e përdorur në dispozitiv “reflekton njëfarë hezitimi” të Gjykatës për ta emërtuar drejtpërdrejt situatën si vendim kundërkushtetues të Osmanit, siç thotë për shkak të frikës dhe presionit që i është bërë këtij institucioni. Megjithatë, ai sqaron se aktgjykimi nuk prodhon pasoja direkte juridike…

Lexo më Shumë

Një 26 vjeçar nga Kosova u arrestua nga policia zvicerane të marten mbrëma. Dyshohet se ai e kishte kërcënuar me vdekje përmes mesazheve ish të dashurën e tij. Siç njoftojnë autoritetet, ngjarja ka ndodhur në Frauenfeld. Sipas Policisë së kantonit të Thurgaut, kërcënimet u bënë përmes mesazheve të shkurtra telefonike, pa u bërë i ditur shkaku për këtë veprim.

Lexo më Shumë

Edhe mëngjesi i sotëm ka nisur me ankth për nxënësit dhe prindërit në Tetovë. Disa shkolla fillore dhe të mesme kanë pranuar sërish kërcënime për mjete shpërthyese përmes postës elektronike. ​Policia ka evakuuar menjëherë nxënësit dhe stafin, ndërsa ekipet antiterror po kontrollojnë objektet. Kjo situatë e përsëritur po shkakton revoltë të madhe te prindërit, të cilët shprehen të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre dhe ndërprerjen e vazhdueshme të mësimit. ​Deri më tani, të gjitha alarmet e mëparshme kanë rezultuar të rreme, por autorët mbeten ende të paidentifikuar, duke lënë qytetin në gjendje pasigurie.

Lexo më Shumë

Institucionet bullgare po vendosin se çfarë të bëjnë me gjashtë lopë, të cilat para pak ditësh kaluan kufirin nga Maqedonia në afërsi të fshatit Gjueshevë të Qustendilit, njofton Radioja Kombëtare Bullgare. ​Kafshët janë kapur dhe janë vendosur në një objekt të përkohshëm blegtoral të komunës, ndërsa një komision i shërbimeve të autorizuara bullgare dhe maqedonase po vendos se si do të veprohet në këtë rast. Nuk dihet nëse këto gjashtë lopë janë pjesë e gjedheve që lëvizin lirshëm në zonën e Koritës së Kriva Pallankës, duke shkaktuar tension të madh mes banorëve dhe pronarëve, problem ky që autoritetet kompetente maqedonase…

Lexo më Shumë