Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior, e cila në disa vende do të arrijë shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.
Temperaturat do të jenë më të ulëta krahasuar me ditët e kaluara. Vlerat minimale në disa vende do të zbresin edhe nën zero, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga rreth 11 deri në 20 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot me vranësira të ndryshueshme, me periudha me diell dhe kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior, e cila kohë pas kohe do të përforcohet, veçanërisht në disa pjesë të luginës së Shkupit.
Autoritetet rekomandojnë kujdes për shkak të erës së përforcuar dhe reshjeve të mundshme afatshkurtra, sidomos gjatë udhëtimeve dhe qëndrimit në ambiente të hapura.


