Author: Hamdi Kumanova

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se ka sekuestruar 4.800 qese nikotine, në vlerë prej 1.2 milion denarësh, në pikën kufitare “Tabanoc”, gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut. I dyshuari, menjëherë është arrestuar, ndaj të cilit pritet të ndërmerren masa konform dispozitave ligjore. Aksioni në fjalë është realizuar nga Sektori për kontroll dhe hetime, që kur Ekipi mobil i doganës e kishte ndalur veturën brenda territorit të Maqedonisë së Veriut, menjëherë pas hyrjes nëpërmjet kalimit kufitar “Tabanoc”. Gjatë procedurës parahetimore, është konstatuar se malli kontestues duhej t’i dorëzohej personit ndaj të cilit Drejtoria e Doganave…

Lexo më Shumë

Rasti i Maqedonisë lidhur me integrimet evropiane është i posaçëm, sepse shteti shpesh ka bërë koncesione të mëdha, ka reflektuar reforma të dukshme, por si kundërpërgjigje ende nuk e ka marrë fillimin e merituar të negociatave me BE-në. Megjithatë, fokusi ynë vazhdon të jetë përmbushja e qëllimeve të cilat së bashku me Komisionin evropian i futëm në Agjendën reformuese, theksoi nënkretari i Kuvendit, Antonio Milloshoski gjatë fjalimit në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve nga Evropa Juglindore dhe vendet e Grupit të Vihegradit, që sot po mbahet në Budapest. Gjithashtu, potencoi Milloshoski, pozicioni ynë tërësisht i harmonizuar në rpaort…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi sot ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme dhe Europiane të Kroacisë, Gordan Grliç Radman. Në takim u theksuar mbështetja e vazdhueshme e Kroacisë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. “Riafirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, ndërsa theksova mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme që Kroacia i jep perspektivës europiane të vendit tonë. Diskutuam për rëndësinë e politikës së zgjerimit të BE-së si investim strategjik për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe kontinentit, për zbatimin e reformave, si dhe për ndarjen…

Lexo më Shumë

Komuna e Sarajit ka njoftuar zyrtarisht se lëvizja në shtegun e Matkës ndalohet plotësisht për shkak të rrezikut serioz nga shembja e shkëmbinjve. Komuna informon banorët, turistët vendas dhe të huaj, si dhe të gjitha shoqatat që planifikojnë aktivitete në këtë zonë, se në bazë të vendimit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (57-2071-1, datë 19.02.2026), lëvizja në shtegun e Matkës paraqet rrezik për shkak të mundësisë së rrëshqitjes së gurëve. Gjithashtu, bëhet e ditur se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka vendosur tabela paralajmëruese që sinjalizojnë rrezikun nga rrëzimi i gurëve në zonat e rrezikshme. Ndalimi…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministrit i parë, dh eministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot në Shkup ka zhvillar një diskutim të drejtpërdrejtë me Komisionerin Evropian për Punë të Brendshme dhe Migrim, Magnus Brunner. “Si Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, e theksova qartë: Maqedonia e Veriut po jep rezultate në reforma. Po ecim me ritëm të fuqishëm në sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe përmbushjen e kritereve hapëse”, ka njoftuar Sali. Në takim gjithashtu është diskutuar edhe për migracionin, sigurinë kufitare dhe luftën kundër krimit të organizuar, fusha ku RMV është kontribuues aktiv në sigurinë evropiane. …

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama mblodh paraditen e së premtes kabinetin qeveritar, një ditë pasi lajmëroi 7 ndryshime në qeveri. Rama mbledh qeverinë, mungojnë ministrat e larguar Spiropali e Vengu Rama mbledh qeverinë, mungojnë ministrat e larguar Spiropali e Vengu Publikuar 11:43 27 Shkurt, 2026 Kryeministri Edi Rama mblodh paraditen e së premtes kabinetin qeveritar, një ditë pasi lajmëroi 7 ndryshime në qeveri. Mbledhja e qeverisë zgjati më pak se 30 minuta dhe në të mungonin dy ministrat e larguar nga kabineti Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu Një ditë më parë kryeministri bëri 7 ndryshime në qeveri, përfshirë largimin…

Lexo më Shumë

Policia kufitare ka arrestuar një person në pikën kufitare në Morinë nën dyshimin për posedim të Kokainës. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. Rr., 28 vjeç, banues në Prishtinë, pasi në PKK Morinë, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. “Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshëm”.

Lexo më Shumë

Më 26 shkurt 2026, rreth orës 12:00, efektivët e Sektorit për Punë të Brendshme në Strumicë kanë arrestuar shtetasen J.T. (53 vjeçe), nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “Fajde”. Sipas informacioneve zyrtare, e dyshuara i kishte dhënë një banori të një fshati të Strumicës shumën prej 2.700 eurosh në qershor të vitit 2025, por në këmbim kërkonte t’i kthehej shuma joproporcionale prej 15.000 eurosh. ​Operacioni i arrestimit u krye në flagrancë në momentin kur viktima po i dorëzonte të dyshuarës një kartëmonedhë prej 100 eurosh, e cila ishte paraprakisht e shënuar nga policia si pjesë e kamatës…

Lexo më Shumë

Statistikat shtetërore konfirmuan rritje të madhe të mallrave të transportuara në trafikun e mallrave, që është një nxitje e fortë për ekonominë dhe për vende të reja pune, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. “Sasia totale e mallrave të transportuara në transportin rrugor të mallrave në tremujorin e katërt të vitit 2025 është rritur për 66,7 për qind krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2024″, tregojnë të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave. Statistikat shtetërore regjistruan gjithashtu një rritje të transportit të mallrave nëpërmjet transportit ajror, për 23,7 për qind në tremujorin e katërt…

Lexo më Shumë

Pasi ish-Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, tha se dëshironte që Maqedonia të fillonte negociatat me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur, por se kushti për ndryshimet kushtetuese mbetet, Ministri i Punëve të Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski, tha se vendi po lobon tek të gjitha vendet anëtare të BE-së për fillimin sa më të hershëm të negociatave, si dhe tek Bullgaria. “Ne po lobojmë për racionalitet dhe vetëdije se është në interes të Bullgarisë fqinje që vendi ynë të fillojë negociatat sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu uroj që ish-Presidenti Radev të jetë i sinqertë…

Lexo më Shumë

Deputetja dhe koordinatorja e grupit parlamentar të BDI-së, Rina Ajdari i ka shprehur mbështetje studentëve për protestën e paralajmrëuar për të ngritur zërin për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqip për dhënin e provimit të jurisprudencës. “Mbështetja jonë për studentët që ngrejnë zërin për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe është e plotë dhe e pakushtëzuar. E drejta për të mësuar, komunikuar dhe për t’u shprehur në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese dhe themel i barazisë. Maqedonia e Veriut është shtet multietnik dhe kjo shumëllojshmëri duhet të reflektohet në çdo institucion, veçanërisht në sferën e arsimit.…

Lexo më Shumë

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Thomas Waitz, dje shprehu shpresën se autoritetet në Shkup nuk do ta humbasin mundësinë për të bërë përparim në negociatat e pranimit në BE. Waitz paraqiti një përmbledhje të propozimit të tij për raportin e ri vjetor të PE-së për Republikën e Maqedonisë, përmbajtja e të cilit ka filluar të diskutohet në komisionin parlamentar për punët e jashtme. Eurodeputetët bullgarë gjithashtu iu bashkuan debatit. Stanislav Stojanov i partisë “Prerodba” theksoi se populli i Maqedonisë ka pritur mjaftueshëm gjatë, por elita politike nuk duket e lodhur dhe refuzon të përmbushë angazhimet e ndërmarra.…

Lexo më Shumë