Author: Hamdi Kumanova

Pas paraqitjes së lisë te delet dhe dhitë në Komunën e Likovës është mbajtur takim në Ministrinë e Bujqësisë, transmeton Portalb.mk. Me qëllim që të parandalohet përhapja e vatrave të reja në territorin e shtetit, është e domosdoshme që mbajtësit e deleve t’u përmbahen masave të përcaktuara kontrolluese dhe mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së sëmundjes, të miratuara nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, si dhe lëvizja e kafshëve të bëhet me certifikatë veterinare-shëndetësore të lëshuar nga shoqëria kompetente veterinare. Nëse blegtorët vërejnë simptoma apo ndryshime të papritura te kafshët, përfshirë edhe rritje të ngordhjeve, duhet të njoftojnë shoqëritë veterinare…

Lexo më Shumë

Ministria e Financave me mbështetjen e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore vazhdon të përmirësojë efikasitetin energjetik në institucionet publike shëndetësore dhe spitalet, duke realizuar investime të konsiderueshme në përmirësimin e performancës energjetike të institucioneve publike shëndetësore dhe spitaleve. Projekti i efikasitetit energjetik në sektorin publik implementohet përmes Njësisë Projektuese në Ministrinë e Financave dhe përmes komponentit “Investimet në efikasitetin energjetik në objektet e pushtetit qendror, përkatësisht në institucionet shëndetësore dhe spitalet rajonale” me vlerë të përgjithshme prej 9.21 milionë eurove, sigurohet mbështetje financiare për realizimin e projekteve për rindërtimin e institucioneve shëndetësore dhe spitaleve rajonale me…

Lexo më Shumë

Inspektori i policisë Nikollço Medarski (51) nga Strumica punon aktivisht në SPB Strumicë dhe merr pagë si inspektor, pavarësisht se është dënuar me 4 vjet e gjysmë burg. Emri i Medarskit u bë i njohur për opinionin publik pasi para disa ditësh në Strumicë iu dogj xhipi “Land Rover” me targa të Strumicës. Sipas informacioneve, dënimi i është shqiptuar për përfshirje në kontrabandë me artefakte. Sipas të dhënave zyrtare që redaksia e MKD.mk i mori nga burgu i Shtipit, inspektori i policisë duhej, me akt dërgimi, të paraqitej për vuajtjen e dënimit me burg më 24 shkurt të këtij…

Lexo më Shumë

Në Prilep sot në mëngjes është matur 3 gradë nën zero. Temperatura minus pati edhe në Kriva Pallankë, Berovë dhe Mavrovë (-2 gradë), dhe -1 gradë në Kodrën e Diellit dhe në Manastir. Siç njofton Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik, 0 gradë në Tetovë, Shtip, Krushevë dhe Pretor, 1 në Shkup – Petrovec, Ohër, Kavadar dhe Vinicë, 2 gradë në Shkup, Zajçev Rid, Veles dhe Demir Kapi, 4 në Strumicë dhe 8 gradë në Gjevgjeli. Në Kodrën e Diellit ka 83 centimetra mbulesë bore. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik dhe Hidrologjik, në mëngjes do të ketë mjegull në lugina. Në…

Lexo më Shumë

Në lidhje me informacionet e fundit mbi përkeqësimin e situatës së sigurisë në Izrael, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve maqedonas që ndodhen në territorin e këtij vendi që të monitorojnë me kujdes portalet zyrtare kombëtare të emergjencave dhe të veprojnë në mënyrë strikte në përputhje me udhëzimet e institucioneve kompetente. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë që të përmbahen nga udhëtimet në vendet e këtij rajoni derisa të stabilizohet situata e sigurisë. Sipas informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, hapësira…

Lexo më Shumë

Rreth 220 të profesor universitar nga tre universitetet shqiptare, si Universiteti i Tetovës, Universiteti i Everopës Juglindore dhe Universiteti “Nëna Terezë” kanë nënshkruar këtë letër publike drejtuar ministres Vesna Janevska që ky propozim ligj të tërhiqet. Ne nënshkruesit, profesorë të Universitetit të Tetovës, Universitetit të Evropës Juglindore dhe Universitetit “Nënë Tereza”, përmes kësaj letre të hapur shprehim publikisht vërejtjet, shqetësimet dhe propozimet tona lidhur me Propozim-ligjin për arsimin e lartë, i cili aktualisht ndodhet në fazën e përgatitjes dhe miratimit. Duke qenë të vetëdijshëm për nevojën e avancimit të arsimit të lartë dhe harmonizimit të tij me standardet evropiane,…

Lexo më Shumë

Më 26.02.2026 në orën 20:00 në SPB Veles, një 48-vjeçar nga Kumanova ka raportuar se është mashtruar me shumën prej 43.750 eurosh, transmeton Portalb.mk. Sipas denoncimit, ai ka postuar një njoftim në një rrjet social për blerjen e kriptovalutave, dhe më vonë ka kontaktuar një person përmes një rrjeti tjetër social me të cilin ka rënë dakord të paguajë paratë në një pikë këmbimi kriptovalutash në Veles, dhe në këmbim, t’i paguhen kriptoasetet. Denoncuesi ia ka dorëzuar paratë një personi të punësuar në pikën e këmbimit në Veles dhe i është thënë se ato ishin dërguar në adresën e caktuar,…

Lexo më Shumë

Kolegji gjyqësor i Gjykatës Supreme ka vendosur lidhur me ankesën e paraqitur nga mbrojtja e të akuzuarit Dardan Krivaqa, për veprën penale vrasje e rëndë. Në seancën e mbajtur më 22 dhjetor 2025, kolegji i shkallës së tretë, pas shqyrtimit të shkresave të çështjes, pretendimeve të paraqitura në ankesë, propozimit të prokurorisë së shtetit dhe përgjigjes së përfaqësuesit të palëve të dëmtuara, me shumicë votash ka marrë aktgjykim me të cilin refuzohet si e pabazuar ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit, ndërsa vërtetohen aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe aktgjykimi i Gjykatës së Apelit. Me aktgjykimin e shkallës së…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës. Nga KRRE thonë se duke pasur parasysh ndikimet e këtyre elementeve në formimin e çmimeve të derivateve të naftës sipas metodologjisë, si dhe dispozitën e definuar në nenin 8 paragrafi (3) i Rregullores së Formimit të Çmimeve më të Larta të Shitjes me Pakicë të Derivateve të Ndryshme të Naftësdhe të Lëndëve Djegëse të Transportit, çmimet e shitjes me…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se deklaratat kontradiktore të ministrit Fillkovi dëshmojnë qartë se ai nuk ka as plan e as vullnet për ta respektuar Kushtetutën dhe ligjin. Sot thotë një gjë, nesër një tjetër, por asnjëherë nuk e thotë të vetmen gjë që duhet: se do të zbatojë rendin juridik të vendit. Në fillim, thuhet në reagimin e BDI-së, Fillkovi deklaroi se përmes provimit të jurisprudencës kontrollohet njohja aktive e gjuhës maqedonase, duke theksuar se “kontrollimi për njohjen aktive të gjuhës maqedonase kryhet pikërisht përmes dhënies së provimeve në gjuhën maqedonase”. “Dje ai ndryshoi qëndrim dhe thotë…

Lexo më Shumë

Në një ceremoni zyrtare me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova priti presidentin shqiptar Bajram Begaj, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në vend. Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, pasuar nga një takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe shqiptare. Fokusi i bisedimeve ishte në marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe, të cilat janë tradicionalisht miqësore dhe të bazuara në partneritet, si dhe mundësitë për thellimin e tyre të mëtejshëm në disa fusha me interes të ndërsjellë. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi aspiratat evropiane të dy vendeve, bashkëpunimin në kuadër të aleancës së NATO-s dhe situatën…

Lexo më Shumë

Në gjyqin e dytë që po mbahet ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve janë shfaqur disa biseda, të cilat sipas Prokurorisë janë zhvilluar gjatë takimeve dhe komunikimeve që ai ka pasur me të bashkëakuzuarit në këtë rast dhe me persona të tjerë. Këto komunikime, sipas Prokurorisë, janë përgjuar. Prokurori Joshua Hafetz ka lexuar disa prej tyre në seancë. “Thjeshtëzoje, thuaji ‘mos e ngatërro, mos e ngatërro o burrë”. “Thuaji ‘në ’94-’98 këta të dy s’i ke parë kurrë. Mbylle”.

Lexo më Shumë