Ipeshkvi i Shkupit, Kiro Stojanov, me rastin e Pashkëve katolike, që janë të dielën më 6 prill, në urimin e tij përcolli një mesazh për paqe në botë, për fundin e konflikteve, duke cituar Papën i cili vazhdimisht bën thirrje për lutje për paqe dhe përpjekje që të heshtin armët dhe t’i jepet mundësi dialogut në të cilin mund të dëgjohen zërat e popujve. “Ne jemi farë e mbjellë në një fushë të madhe, farë që jep fryt të bollshëm. Ne jemi farë e dhembshurisë dhe dashurisë, dhe përmes nesh Zoti është i pranishëm në këtë botë. Duke…
Author: Hamdi Kumanova
“Nuk po kuptoni asgjë. Askush nuk po proteston kundër kritereve më të rrepta, por kundër kritereve të pakuptimta që e turbullojnë pamjen dhe u lejojnë njerëzve si ju të bëhen profesorë”, thotë profesoresha universitare Mirjana Najçevska pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski mbi Ligjin e ri për Arsimin e Lartë që do të miratohet. Najçevska akuzon se “VMRO-DPMNE ka shkatërruar arsimin e lartë dhe kuadrot e paaftë pa asnjë fije dijeje dhe kapaciteti intelektual tani po vazhdojnë të krijojnë kaos që do të sigurojë mbijetesën e korrupsionit dhe avancimin e kuadrot më të papërshtatshëm”. “Kur shkatërroni sistemin gjyqësor dhe…
Tërheqja e Propozim-ligjit për lojërat e fatit nga procedura parlamentare është veprim i pakuptueshëm dhe joserioz nga ana e Qeverisë. Ky aspekt që u prezantua si prioritet për mbrojtjen qytetarëve dhe familjeve dhe rregullimin e një sektori shumë të ndjeshëm, tërhiqet pa asnjë sqarim publik. Kjo tregon mungesë të qartë konsistence dhe përgjegjësie në politikëbërje. Qytetarët meritojnë transparencë dhe seriozitet, jo vendime të paqarta dhe të paqëndrueshme. Sipas të dhënave, gjatë vitit të kaluar lojrat e fatit kanë realizuar qarkullim prej 2.7 miljard euro, që është sa gjysma e buxhetit të shtetit. Kjo është arsyeja se përse kjo Qeveri nuk…
Më datë 02.04.2026, në ora 09:00, në fshatin Skudrinjë të komunës së Mavrovës dhe Radostushës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Radostushës kanë privuar nga liria shtetasen A.A. (45) nga po i njëjti fshat. Arrestimi i saj është bazuar në një fletarrest të lëshuar me urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej pesë vjet e gjashtë muaj, për vepër penale të kryer sipas nenit 190 dhe nenit 45 të Kodit Penal. Personi në fjalë është dërguar menjëherë në institucionin ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimit.
Më datë 02.04.2026, në ora 09:00, në fshatin Skudrinjë të komunës së Mavrovës dhe Radostushës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Radostushës kanë privuar nga liria shtetasen A.A. (45) nga po i njëjti fshat. Arrestimi i saj është bazuar në një fletarrest të lëshuar me urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej pesë vjet e gjashtë muaj, për vepër penale të kryer sipas nenit 190 dhe nenit 45 të Kodit Penal. Personi në fjalë është dërguar menjëherë në institucionin ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimit.
Përmes një komunikate zyrtare, partia VMRO-DPMNE ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-udhëheqjes së qeverisë së LSDM-së, duke pretenduar se periudha e qeverisjes së Zoran Zaevit ka qenë e lidhur ngushtë me biznesmenin kontrovers pro-rus, Miodrag Davidoviq – Daka. Sipas opozitës, këto lidhje korruptive janë bërë publike që në vitin 2020 përmes audio-incizimeve (përgjimeve), ku biznesmeni Daka dëgjohet duke biseduar me partnerin e dyshimtë të Zaevit, Zoran Mileski – Kiçeec. Në këto biseda, Daka pohon se i ka dhënë Zaevit një shumë prej 300 mijë eurosh dhe 2.000 metra katrorë tokë, si pjesë e një marrëveshjeje për shërbime biznesi.…
Një 39-vjeçare nga rrethina e Tetovës ka raportuar në polici vëllanë e saj dhe anëtarë të tjerë të familjes. Ajo dyshon se përmes nënshkrimeve të falsifikuara, prona familjare është kaluar në emër të tij. Policia po punon për zbardhjen e rastit.
Në rrugën “Ilinden”, dy makina janë përplasur pasditen e djeshme. Njëra nga drejtueset, S.G. (36), e cila ishte pa patentë shoferi dhe shtatzënë, ka pësuar stres dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia ka sekuestruar përkohësisht automjetin “Peugeot”.
Më datë 02.04.2026, në orën 22:15, në rrugën “155” në lagjen Drenovec të Tetovës, policia ka privuar nga liria një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit iu gjetën pesë paketime me lëndë bimore (marihuanë). Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 215.
I akuzuari për vrasje, 74-vjeçari Denis Asanov nga Shtipi, ka qenë monstruoz, pervers dhe i pamëshirshëm, mëson TV Star nga burimet e veta, ndërsa gjykimi ndaj tij vazhdon sot. Sipas aktakuzës, Asanov e vrau Borjankën me thikë në shtëpinë e tij, duke e goditur disa herë, gjë që i shkaktoi vdekjen. Më vonë, ai e copëtoi trupin e saj, duke dërguar pjesë të tij në lokacione të ndryshme, ndërsa trungun e kufomës e varrosi në oborrin e shtëpisë. Gratë ishin obsesioni i tij, për çka edhe supozohet se Borjanka është vrarë nga xhelozia. Përveç që tregoi brutalitet dhe gjakftohtësi të…
Sot u zhvillua një ngjarje historike për sektorin energjetik maqedonas me vendosjen e gurthemelit për linjën 400 kV nga TS “Manastir 2” deri te kufiri maqedono-shqiptar. Ky projekt kapital është një interkoneksion strategjik që përmbyll lidhjen elektroenergjetike të Maqedonisë së Veriut me të gjithë fqinjët dhe e forcon pozicionin e vendit si partner i besueshëm në energjetikën rajonale. Në ngjarje morën pjesë: kryeministri, Hristijan Mickoski; ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska; ministri shqiptar i energjetikës, Enea Karakaçi; përfaqësues të BERZH-it, BE-së dhe vetëqeverisjes lokale, si dhe menaxhmenti dhe ekipet e projektit të ShA MEPSO. Ministrja Sanja Bozhinovska…
Në dy ditët e fundit, në zonën e Shkupit janë raportuar disa raste të dhunës në familje, sipas të dhënave nga buletini policor i Ministrisë së Brendshme, me raportime të regjistruara në Kisella Vodë, Karposh, Aerodrom dhe në rajonin e Shkupit, dhe disa nga rastet përfshijnë sulme fizike ndaj fëmijëve të mitur, partnerëve dhe anëtarëve të familjes. Më 2 prill 2026, në Stacionin Policor të Kisella Vodës u krye një intervistë zyrtare me 47-vjeçarin I.S. nga Shkupi, pas një raportimi të mëparshëm se më 1 prill, rreth orës 18:00, ai e ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur në…

