Një 32-vjeçar nga Kumanovë është arrestuar pasi ishte denoncuar për sulm fizik ndaj një personi tjetër në një objekt hotelierik në fshatin Staro Nagoriçan.
Sipas SPB Kumanovë, më 10 maj 2026 rreth orës 02:15, policia ka privuar nga liria F.J. (32) nga Kumanova.
Sipas informacioneve të policisë, incidenti kishte ndodhur një natë më parë rreth orës 23:00, kur në një lokal në fshatin Staro Nagoriçan ishte sulmuar fizikisht N.D. (29) nga fshati Kojnarë e Poshtme.


