Vendimi i fundit i Këshillit të Komunës së Çairit për të marrë një kredi afatgjate prej 120 milionë denarësh (rreth 2 milionë euro) ka nxitur reagime të forta politike. Nga BDI-Dega Çair, Imrane Veliu e cilësoi këtë huamarrje si një veprim jotransparent dhe të padrejtë, duke akuzuar se mjetet do të përdoren për të mbuluar detyrime të krijuara për interesa zgjedhore. Në një konferencë për media, Veliu tha se, ndonëse vendimi paraqitet si teknik, në thelb ai është politik dhe me pasoja afatgjata për qytetarët. Sipas saj, kredia nuk ka për qëllim zhvillimin apo realizimin e projekteve kapitale, por…
Author: Hamdi Kumanova
E themeluar 77 vjet më parë me fillimin e Luftës së Ftohtë, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) u bë organizata kryesore udhëheqëse e mbrojtjes së përbashkët me 29 vende anëtare në Evropë dhe Amerikën e Veriut. 1949: kërcënimi E themeluar më 4 prill 1949 në Uashington, NATO-ja fillimisht kishte 12 shtete themeluese: 10 europiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë. Aleanca synonte të luftonte kundër kërcënimit sovjetik dhe bazohej në parimin e solidaritetit të ndërsjellë midis të gjithë anëtarëve të tij, siç përcaktohet në nenin 5: “Palët bien dakord që një sulm…
Arbër Ademi ka reaguar për protestën e paralajmëruar të studentëve që do të mbahet të hënën, më 6 prill, duke shprehur mbështetjen e tij të plotë ndaj kërkesave të tyre informon Tetovasot. Në një postim publik, Ademi thekson se si profesor ndihet keq që studentët, të cilëve u mësohet drejtësia dhe ligji, sot detyrohen të protestojnë pikërisht për drejtësi dhe zbatim të ligjit. “Të hënën, më 6 prill, studentët do të protestojnë për të drejtën e tyre. Si profesor i tyre, ndihem keq që studentët që i kemi mësuar dhe i mësojmë për drejtësi dhe ligj, sot duhet të protestojnë…
Enti Shtetëror i Statistikave mbetet në qëndrim se regjistrimi duhet të përcaktojë popullsinë rezidente, dmth popullsinë që jeton realisht në shtet. Edhe pse Gjykata Kushtetuese e anuloi Metodologjinë sipas së cilës në regjistrimin e vitit 2021 kishte ndarje të popullsisë rezidente dhe jo-rezidente, nga Enti Shtetëror i Statistikave thonë se vendimi do të respektohet, por përsëri do të numërohen vetëm ata që jetojnë në shtet. Institucionet tashmë punojnë në përgatitjen e regjistrimit elektronik, i cili do të bazohet në bazat administrative të të dhënave. Sipas standardeve statistikore, ligji për regjistrim duhet të miratohet të paktën një vit para realizimit të…
Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e së premtes në Vlorë ku pas konfliktit banal mbeti pa jetë 63-vjeçari, Ismail Aliaj. Sipas burimeve të sigurta nga Policia e Vlorës ngjarja ka ndodhur për një konflikt të disa ditëve më parë që djali i viktimës i cili edhe ai mbeti i plagosur lehtë dhe mori ndihmën mjekësore në spital ka pasur me personin i cili ka goditur të atin e tij me grushte e shkelma dhe për pasojë ky i fundit ka gjetur vdekjen. Konfirmuar nga burimet policore babë e bir ku njëri prej tyre mbeti…
Pas vitesh ngecjeje dhe zvarritjeje, interkoneksioni 400 kV mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë tashmë po hyn në fazën e realizimit. Bëhet fjalë për një projekt me peshë strategjike për vendin dhe rajonin, që forcon lidhjen mes dy shteteve dhe i jep shtysë të re bashkëpunimit energjetik. Ky projekt ka peshë të shumëfishtë. Ai forcon sigurinë energjetike, rrit stabilitetin e sistemit të transmetimit dhe hap mundësi të reja për integrim më të thellë në tregun rajonal dhe evropian të energjisë. Në të njëjtën kohë, me këtë interkoneksion po mbyllet edhe hallka e fundit energjetike e Korridorit 8 Pan-Evropian,…
Sot vendi ynë do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm pranveror. Paraditja nis me vranësira, ndërsa gjatë mesditës pritet kthjellim gradual dhe intervale me diell. Temperaturat do të arrijnë deri në 17°C, duke e bërë pjesën më të ngrohtë të ditës.
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe një fëmijë është lënduar pasi një shtëpi u shemb të premten në Kabul, si pasojë e një tërmeti që goditi Afganistanin, njoftoi Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive. Sipas të dhënave, tërmeti me magnitudë 5.9 goditi rajonin Hindu Kush të Afganistanit, ka bërë të ditur Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ). GFZ ka njoftuar se tërmeti ka qenë në një thellësi prej 177 kilometrash. Ndërkohë, dridhje të forta janë ndjerë edhe në disa qytete të rajonit, përfshirë kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, Kabul në Afganistan dhe kryeqytetin indian, New…
Më datë 02.04.2026, në ora 18:42, në SPB Shkup, një grua 31-vjeçare ka denoncuar se në shtëpinë e tyre në zonën e Bit Pazarit, bashkëshorti i saj L.I. (35) e ka mbyllur atë në tualet dhe pas një kohe e ka sulmuar fizikisht, duke e dëbuar më pas nga shtëpia. Sipas denoncimit, ai ka mbyllur në tualet edhe katër fëmijët e tyre të mitur. Gruaja ka deklaruar se edhe më parë ka qenë viktimë e maltretimit fizik dhe psikik nga ana e tij, por nuk e ka paraqitur rastin në polici. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të…
Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka nisur zyrtarisht procedurën hetimore ndaj një 31-vjeçari, i cili dyshohet për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë me fëmijë”. Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari, i cili ishte i punësuar në një institucion arsimor, gjatë periudhës nga prilli i vitit 2024 deri më 1 prill 2026, ka siguruar dhe poseduar materiale të pornografisë me fëmijë në pajisjet kompjuterike që përdorte në shtëpinë e tij. Ky aksion është rezultat i një bashkëpunimi të gjerë mes Prokurorisë, SPB Manastir dhe Sektorit për Krim Kompjuterik në Shkup, pas një informacioni kyç të marrë nga Policia…
“Do ta kërkoni Aliun dhe BDI-në, por do të bredhni pa rrugë dhe pa hartë, duke u humbur në shkretëtirën e premtimeve të kota.” Ali Ahmeti mbetet një nga figurat më të rëndësishme politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut pas vitit 2001. Ai shndërroi luftën e një grupi idealistësh në një projekt politik afatgjatë për barazi, dinjitet dhe përfaqësim real në institucionet shtetërore. Nëpërmjet tij, çështja shqiptare kaloi nga malet e luftës në zyrat e qeverisjes, duke e bërë të pamundur kthimin pas. Kontributi i tij kryesor mbetet Marrëveshja e Ohrit, e cila vendosi themelet e paqes…
Parku Kombëtar i Mavrovës po përpiqet të ngrejë standardet në mbrojtjen e natyrës dhe sigurinë e vizitorëve duke futur një sistem modern mbikëqyrjeje me video. Në 60 vende kritike në të gjithë parkun, kamerat e reja do të monitorojnë kafshët e egra, lëvizjet e tyre dhe ndryshimet e popullatës, si dhe aktivitetet njerëzore. Sipas autoriteteve të parkut, mbikëqyrja me video do të shërbejë jo vetëm për monitorimin shkencor të ekosistemeve dhe biodiversitetit, por edhe për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme – nga prerja dhe gjuetia e paligjshme e deri te ndotja dhe shkatërrimi i burimeve natyrore. Me këtë sistem,…

