Liverpooli ka nisur lëvizje serioze për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Sporting, Francisco Trincao, përpara merkatos së verës.
Klubi anglez ka bërë tashmë kërkesa konkrete për informacion rreth lojtarit portugez, duke e vendosur atë në listën e objektivave kryesore për sezonin e ardhshëm, sipas raportimeve të Caught Offside.
Trincao, i cili aktivizohet kryesisht si krah i djathtë ose mesfushor ofensiv, shihet si një opsion i mundshëm për të zëvendësuar Mohamed Salah, i cili pritet të largohet nga “Anfield” në fund të sezonit.
Lojtari 26-vjeçar ka zhvilluar një sezon të mirë me Sporting, duke regjistruar 10 gola dhe 14 asistime në 42 ndeshje, ndërsa ka treguar edhe performancë solide në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Liverpooli do të kalojë nga interesimi në ofertë konkrete dhe nëse Trincao do të jetë zgjedhja përfundimtare për ta zëvendësuar.
Kontrata e tij përfshin një kusht largimi prej rreth 60 milionë euro, çka e bën transferimin të realizueshëm për klubin anglez.


