Një rast i kanosjes është raportuar të dielën pasdite në Obiliq, ku një grua ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj për kërcënime.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:30. Viktima, një femër kosovare, ka raportuar se është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj, i dyshuar mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Obiliq 11.05.2026-14:30. Është raportuar se një femër kosovare është kanosur nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.


