Më datë 28.02.2026, në ora 09:30 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.S. (80 vjeç) nga Tetova. Arrestimi erdhi pasi i njëjti, në autostradën Tetovë – Shkup, ka drejtuar automjetin e udhëtarëve të llojit „Hyundai“ me targa të Tetovës, në drejtim të kundërt.
Author: Hamdi Kumanova
Anëtarësim i vendit në BE pa të drejtë vote, është më mirë se sa qëndrimi në sallën e pritjes prapa dyerve të BE-së. Kështu deklaroi ish zv kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në intervistën në Alsat. Ai tha se një kërkesë e tillë e kanë edhe shtetet fqinje, Shqipëria dhe Serbia, të cilët po ashtu vlerësojnë se një formë e tillë e anëtarësimit është i dobishëm për vendin dhe bizneset. ” Këtë vit mbushim 21 vjet pritje në sallën e pritjes, përpara derës së BE-së dhe në këtë kuptim, sipas meje, çfarë do qoftë gjë konkrete, që do të…
Fenerbahce vazhdon të komandojë renditjen e Euroleague në basketboll për meshkuj pas ndeshjeve të raundit të 29-të. Kampionët turq janë të vetmit që kanë kanë arritur mbi 20 fitore, duke mundur 81-78 Partizan Beograd. Në vendin e dytë ndodhet surpriza Valencia Basket, që triumfoi 108-79 ndaj Baskonia Gasteiz në derbin spanjoll. Më pas, në vendin e tretë e të katërt, me nga 18 fitore secila, ndodhen Olympiacos dhe Real Madrid. Grekët u mundën 99-94 nga Zalgiris Kaunas, ndërsa spanjollët fituan 93-70 ndaj Bayern Munich. Në zonën play off ndodhen edhe Hapoel Tel Aviv e Zalgiris, ndërkohë që një…
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Universitetin e Tetovës, ku është takuar me rektorin e këtij institucioni të arsimit të lartë informon Tetovasot. Vizita e Begajt vjen menjëherë pas qëndrimit në Tetovë të ministres së Arsimit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Janevska, duke e vendosur Universitetin e Tetovës në qendër të vëmendjes institucionale në këtë periudhë. Gjatë vizitës, presidenti Begaj ka theksuar rëndësinë e veçantë të gjuhës shqipe në arsimin e lartë, duke nënvizuar rolin e Universitetit të Tetovës në ruajtjen, zhvillimin dhe avancimin e saj, si dhe në formimin e brezave të rinj…
Më 28.02.2026, në orën 01:38, në afërsi të vendit të quajtur „Kopaçka“, në afërsi të Kërçovës, është privuar nga liria personi Z.R. (32) nga Kërçova. Gjatë një kontrolli në komunikacion, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh „Opel“ me targa të Kërçovës, të cilin e drejtonte ai. Pas alkooltestit të kryer, janë konstatuar 2.19 promilë alkool në gjak. Shoferi është përjashtuar menjëherë nga komunikacioni dhe me urdhër të prokurorit publik, automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale „drejtim i pamatur i mjetit motorik“.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sëmundjeve të Rralla – 28 Shkurt dhe përfundimit të sezonit të tetë të projektit “Po njohim sëmundjet e rralla”, qëllimi i të cilit është ngritja e vetëdijes publike për sfidat me të cilat përballen pacientët me sëmundje të rralla dhe familjet e tyre, Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, theksoi se Ministria e Shëndetësisë nuk do të lejojë që asnjë pacient me sëmundje të rralla të presë asnjë ditë për ilaçe. Ai bëri me dije se është ndryshuar procedura se si do të arrihet deri te ilaçet për pacientët me sëmundje të rralla dhe…
Presidenti i Republikës së Shqipëria, Bajram Begaj, është takuar sot me kryetarin e Komunës së Tetovë, Bilall Kasami, përcjellë Top24 Në këtë takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, përkrahjen e projekteve me interes për qytetarët dhe rëndësinë e lidhjeve të vazhdueshme mes Shqipërisë dhe komunave me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Palët theksuan nevojën për koordinim më të madh në fushat e arsimit, kulturës dhe zhvillimit lokal, si dhe për mbështetje të iniciativave që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve në Tetovë.
Nënkryetarja e Lëvizjes ZNAM , Vesna Bendevska, në seancën e parë konstituive të grupit punues për reforma në legjislacionin zgjedhor, ka njoftuar se do të inicojnë uljen e numrit të deputetëve të Kuvendit të RMV-së nfa 120 në 90, transmeton Portalb.mk. “E afirmoj, respektivisht riafirmoj qëndrimin e Lëvizjes ZNAM për uljen e numrit të deputetëve në 90, me çka do të kontribuohet në racionalizimin e shpenzimeve materiale, financiare dhe njerëzore dhe do të paraqesë përfitim të konsiderueshëm për Buxhetin e shtetit. Njëkohësisht, do të fitohet një trup ligjvënës më funksional, më efikas dhe më i konsoliduar, i cili do…
Trajneri i Liverpool FC, Arne Slot, ka pranuar se përballja me Galatasaray do të jetë shumë e vështirë në 1/8 e finales së UEFA Champions League. “Reds” do të përballen me skuadrën turke muajin e ardhshëm, pas shortit të hedhur të premten, ndërsa Slot theksoi se kundërshtari është pikërisht ai që e prisnin. “Duke parë kundërshtarët e mundshëm, morëm saktësisht atë që prisnim: një 1/8 finale të fortë ndaj një skuadre me të cilën jemi përballur edhe më parë”, u shpreh tekniku holandez. Ai kujtoi gjithashtu ndeshjen e fundit në Stamboll, duke theksuar se ekipi i tij duhet të…
LSDM reagon ashpër, duke vlerësuar se rasti i arrestit shtëpiak të Artan Grubit është shndërruar në, siç deklarojnë ata, “një cirk para të gjithë publikut”, duke pretenduar se vendimet e institucioneve janë pjesë e një skenari të parapërgatitur. Partia opozitare akuzon se Prokuroria, e cila sipas tyre është nën kontrollin e kryeministrit Hristijan Mickoski, e justifikoi vendimin për arrest shtëpiak me një vlerësim të supozuar sigurie nga Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare. Theksojnë se kryeministri Mickoski deklaroi në një paraqitje televizive se ky është informacion i klasifikuar që nuk mund të shpallet publikisht, ndërsa, siç thonë…
Besim Hoda nga OVL-UÇK në një intervistë për Tv Globi tha se janë duke punuar për formimin e një lëvizje të re politike. Hoda theksoi se lëvizja e re do të garojë politikisht, por siç shtoi me njerëz të rinj, transmeton TV21. Tutje shtoi se në takimet që po zhvillojnë iden për formimin e një lëvizje te re politike po e përqafojnë shumë intelektual dhe njerëz të rinj. Diabetes Дијабетесот не е од слатки! Ова е вистинскиот непријател × “Ne jemi duke punuar intenzivisht në teren, për krijimin e një lëvizje të re politike, jo si…
Mbledhja konstituive e grupit punues për reformat në legjislacionin zgjedhor nuk është mbajtur dje, për shkak të kërkesës së përfaqësuesve të disa partive shqiptare që materialet e punës të përkthehen në gjuhën shqipe. Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, i cili ishte paraparë të kryesonte seancën, deklaroi se diskutimi përmbajtësor nuk ka filluar fare dhe shprehu pritjen që mbledhja të mbahet javën e ardhshme. Sipas informacioneve të mëhershme nga Ministria e Drejtësisë për MIA-n, në këtë takim ishte planifikuar zgjedhja e kryetarit të grupit punues, si dhe miratimi i Rregullores së punës. Shtyrja e seancës vjen në një moment…

