dhe sot ne Televizioni News u realizuan xhirimet e emisioneve fetare. Gjatë. muajit të Shenjtë të Ramazanit, në Televizioni News mund të ndiqni cdo natë emision special fetar që realizojnë në bashkëpunim me Myftininë e Kumanovës! “Me teologet më të njohura tona do të bashkëbisedojmë për tema të ndryshme nga aspekti fetar, me qëllim që të begatojmë programin tonë dhe tuajin gjatë këtij muaji të bekuar”, njoftojnë nga Tv News.
Author: Hamdi Kumanova
Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Selanik. Ai dyshohet se është i përfshirë në tentativë përdhunimi dhe dëmtim të rrezikshëm trupor ndaj një 19-vjeçareje greke, e cila po trajtohet në një spital në Selanik. Konkretisht sipas njoftimit të policisë, pasditen e djeshme vajza 19-vjeçare ka denoncuar pranë punonjësve të policisë së departamentit të sigurisë së Toumba-Triandria se në orët e para të së njëjtës ditë në zonën e Toumba, 25-vjeçari iu afrua dhe me dhunë fizike tentoi ta përdhunonte dhe t’i merrte çantën e shpinës. Autori u arrestua nga efektivët e repartit të sigurisë së…
Ka nisur takimi mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ky takim po mbahet nën patronazhin e Bashkimit Evropian, ku prezentë janë përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Meqë takimet e tilla janë zakonisht të gjata, palët pothuajse gjithmonë janë shërbyer edhe me ushqim. Por, krejt ndryshe po del të jetë takimi i sotëm në Ohër, ku ndërmjetësuesit dhe përfaqësuesit e të dyja shteteve janë shërbyer veç me ujë.
Lionel Messit i skadon kontrata në fund të sezonit me PSG-në, ndërsa mediumet e huaja kanë shkruar të shtunën se ai po e konsideron rikthimin te ish-skuadra e tij, Barcelona. Fituesi i Kupës së Botës ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, por ka hyrë në tre muajt e fundit me skuadrën parisiene. Kështu ka shkruar të shtunën “Foot Mercato”. Sipas këtij mediumi, Messi ka qenë vazhdimisht në kontakt me trajnerin Xavi Hernandez. 35-vjeçari me Barcelonën ka shënuar 672 gola dhe ka dhuruar 303 asistime në 778 ndeshje të luajtura. Ndërkohë me…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar sot emisarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai ka treguar se me diplomatin amerikan ka diskutuar për takimin e sotëm në Ohër. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me Escobarin kanë diskutuar mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë.“Kënaqësi të takoja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe Ambasadoren e 🇺🇸 në vendin tonë, znj. Angela Aggeler. Diskutuam mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin dhe…
Reagime nëpër rrjetet sociale – faji i mvishet politikanëve! Një fotografi të 8 personave të fotografuar para Aeroportit të Shkupit, sic thuhet, pas mbërritjes në Maqedoninë e Veriut, është bërë virale por ka shkaktuar edhe reagime të shumta në opinion, njofton KlanM. Thuhet se bëhet fjalë për punëtorë nga Bangladeshi të cilët kanë mbërritur për të punuar në vendin tonë. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse bëhet fjalë për punonjës sezoni që vijnë nga vendet e huaja. KlanM, kërkoi përgjigje nga MPB-ja nëse kanë të regjistruar raste të këtilla, por ende nuk kemi marrë një përgjigje. Importi…
Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këtë përbërje parlamentare nën diktimin bullgar, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse partia do të marrë pjesë në grupet punuese të paralajmëruara nga qeveria për tekstin e ndryshimeve kushtetuese, ai tha se procesi do të përfundojë pa sukses. “Nuk është koha kur ata mund të negociojnë me disa ish-struktura politike të shantazhuara që fatkeqësisht kanë funksionuar në VMRO-DPMNE. Nuk ka më të tillë tani”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE. Kryeministri Kovaçevski, dje në konferencën e përbashkët për media me përfaqësuesit e lartë të BE-së, Josep…
Afrimi i Ramazanit shoqërohet dhe këtë vit me realizim të projekteve humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë. Me mbështetjen nga HASENE, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani, dhe pjesëmarrjen e gjashtë punonjësve të saj, nga e premtja në të dielën do të shpërndahen 800 pako me ushqime në katër qytete të vendit. Sot ishte radha e shpërndarjes së ndihmave ushqimore në Pogradec, realizuar në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit. Ndihma e dhënë në Progradec përbëhej nga 200 pako me artikujt më bazë ushqimorë, shpërndarë për familje në nevojë. Pakot u dërguan dhe në shtëpi për…
Bujar Osmani, Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar që janë këtu për të mundësuar një dialog për palët dhe për të inkurajuar palët që të ndjekur shembullin tonë për të arritur paqen në rajon, raporton gazeta10. Ai ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi po mbahet në të njejtat hapësira fizike ku janë mbajtur negociatat për marrëveshjen e Ohrit. Osmani ka thënë se duhet të shfrytëzohet momentumi i sotëm politik, pasiqë sipas tij përkushtim dhe bashkëpunim më të madh ndërkombëtar nuk ka pasur asnjëherë. Duhet të shfrytëzohet kjo energji e faktorit ndërkombëtar. Ai ka…
Një person ka vdekur pasi lëndimeve që ka marrë nga arma e zjarrit në lagjen Arbëria në Prishtinë. Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor”, tha ajo. Sipas Ahmetit, bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen…
Shtetas i Malit të Zi është shoferi i lënduar në aksidentin e sotëm me kamion në autostradën Gostivar-Tetovë. Sipas informacioneve, kamioni ka thyer rrethojën mbrojtëse dhe ka përfunduar në oborrin e policisë rrugore të Tetovës, njoftojnë nga SPB Tetovë, përcjell KlanM. Është konstatuar edhe identiteti i shoferit, i cili për shkak të lëndimeve të marra është shtruar në Spitalin Klinik të Tetovës. “Shtetasi malazez L.D (35), duke drejtuar kamion “Volvo” me rimorkio me targa malazeze, në pronësi të NP ‘Podgorica’, në autostradën Shkup – Tetovë, ka humbur kontrollin dhe nga autostrada ka goditur bankën. Pas aksidentit, shoferi është…
Nga më shumë se 250 inspektime, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka konstatuar se katër subjekte nuk respektuan vendimet e fundit të Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të disa produkteve ushqimore. Siç informoi sot drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, bëhet fjalë për një subjekt ekonomik në Ohër, i cili e shiste bukën me çmim më të lartë se ai i përcaktuar në vendimin për përshpejtimin e çmimit të bukës për 33 denarë si dhe tre subjekte ekonomike nga Ohri, Manastiri dhe Kërçova, të cilat nuk e respektuan vendimin për uljen e çmimeve të makaronave dhe produkteve të…

