Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka ardhur me qëllim të mirë në Ohër për të nënshkruar marrëveshje me Serbinë për normalizimin e mardhënieve. Mirëpo, ka shtuar se derisa nuk ka tekst të përfunduar për planin e zbatimt nuk mund të ketë marrëveshje. Nga Ohri, pak para takimeve me shefin e diplomacisë se BE-së, Josep Borrell dhe emisarin Lajçak, Kurti tha se ka ardhur këtu për bisdime për marrëveshje dhe jo bisedime për bisedime. “Liqeni i Ohrit është liqe tektonik, mirëpo është vend i qetë dhe i bukur siç po e shihni të gjithë këtu. Unë jam…
Author: Hamdi Kumanova
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot ka zhvilluar takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë në vendin tonë, Jaroslav Ludva. Ademi dhe Ludva diskutuan lidhur me procesin e skriningut dhe rrjedhën e suksesshme të negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim të plotë në BE, si dhe tejkalimin e pengesave, pas shumë vitesh pritjeje që vendi të kalojë në këtë fazë të fundit të procesit të integrimit në BE. Gjithashtu, Ademi është shprehur se bashkëpunimi mes dy vendeve do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhra arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, një anëtare e qeverisë së Putinit, raporton CNN. Lvova Belova është zyrtarja në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Gjykata Ndërkombëtare Penale në një njoftim sqaroi se Putin dhe Lvova-Belova janë përgjegjës për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) dhe atë të transferimit të paligjshëm të tyre nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse. Sipas Shteteve të Bashkuara dhe disa qeverive…
Edhe në Shtëpitë e Shëndetit në Kumanovë dhe Tetovë, ka dhjetëra të punësuar të cilët për momentin punojnë pa paga për shkak se Ministria e Financave dhe ajo e Shëndetësisë nuk i kanë përfunduar në kohë procedurat për përgatitjen e kontratave për punë, ose vendimeve të përhershme. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë, Faruk Aliji thotë se prej para vitit të ri i ka dërguar kërkesat në Ministritë përkatëse, por ende nuk kanë marrë përgjigje. Siç thotë Aliji, pjesë e personelit për të cilët kërkohet të vazhdohen kontratat e punës janë edhe motrat patronazhe të cilët kanë qenë në…
Ndryshimet kushtetuese dhe rruga drejt anëtarësimit në Union ishin në fokus të vizitës së përfaqësuesve të lartë të BE-së, Zhosep Borrell dhe Oliver Varhej. Borell porositi që të avancohen marrëdhëniet e mira fqinjësore, që nënkupton përfshirjen e komuniteteve të ndryshme në Kushtetutë. Sipas tij, ky vit është vendimtar në procesin e negociatave. “Marrëveshja e korrikut ishte marrëveshja më e mirë që mund të kishit pasur. Nuk është reale të besohet se mund të rihapet për negociata të reja. Bazuar në atë marrëveshje, e ardhmja juaj është në BE dhe tani është koha që të gjitha partitë politike t’i marrin përgjegjësinë…
Angellçe Nikollov nga Velesi është dënuar me 18 vjet burgim për dy vepra, gjegjësisht “Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve” dhe “Mosndihmë ndaj të lënduarit në aksident trafiku”, përcjell TV21. Bëhet fjalë për aksidentin në Veles në të cilin vdiq vajza 11 vjeçe, Magdalena Ivanova. Nga gjykata thonë Nikollov ka qenë duke vozitur nën efektin e alkoolit, dy herë më shpejt se kufiri i lejuar dhe se e ka vrarë vajzën në një vendkalim për këmbësorë. TV21 Sipas gjykatës, në vend që të ndalonte dhe t’u ndihmonte viktimave, respektivisht Magdalenës dhe nënës së saj, ai kishte vazhduar lëvizjen me…
Mbi 9000 të rinj për çdo vit e braktisin Maqedoninë e Veriut, ndërsa rreth 1500 arsimohen në institucionet larta arsimor në Slloveni. Është e nevojshme investimi në arsimin, por edhe punësimi i të rinjve në institucionet që t’i mbajmë në vend. Kjo u tha në panel diskutimin “Kthimi dhe mbajtja e kuadrit të arsimuar nga Sllovenia në Maqedoni”, nën organizmin e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut. Ministri i financave Fatmir Besimi u bën thirrje të rinjve që të kenë durim dhe të qëndrojnë në shtëpi, gnase për shtatë vite BE do të vije tek ne. Deklarata e ministrit vjen…
Sipas Indeksit të ri të jetëgjatësisë mesatare në korniza botërore, të publikuar nga Kombet e Bashkuara, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mesatarisht jetojnë 75,26 vjet. Për meshkujt ky numër është 73,1 vjet, ndërsa gratë mesatarisht jetojnë 77,47 vjet. Për krahasim, janë cekur edhe të dhëna nga hulumtimi dhe statistika e Bankës Botërore. Sipas kësaj liste, jetëgjatësia mesatare e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut është 76 vjet, për gratë – 78, ndërsa te meshkujt 74 vjet. Hulumtimet tregojnë se jetëgjatësia bazohet në tre faktorë kryesor dhe themelor – gjenetika, gjinia dhe mënyra e jetesës. Më pas merren parasysh edhe komponentë si…
MPB ka dhënë detaje nga aksioni i mbrëmjës së djeshme në lidhje me konfiskmin e amfetaminës, përcjell TV21. Nga MPB bëjnë të ditur se është zbuluar një laborator i amfetaminës dhe është konfiskuar drogë në vlerë të 500.000 eurove. Janë arrestuar 5 pesrona, D.T.(25), E.M.(35), Zh.P(46), S.Ç.Z. (38), B.F. (44), të gjithë nga Shkupi. “Janë bërë kontrolle në shtatë lokacione në Shkup dhe është zbuluar një laborator për prodhimin e amfetaminës, si dhe drogë me vlerë rreth gjysmë milioni euro, nëse ishte shitur përmes dilerëve. Konkretisht, drogë sintetike amfetaminë në sasinë rreth shtatë kilogramë, një kilogram kokainë, rreth 22 kilogramë…
Mundësi Shukri Asani ka reaguar ndaj deputetit të VMRO-DPMNE-së, Stoilkovski ku akuzohet se ka bërë transportimin e drogës. Asani thekson se akuzat e Stoilkovskit janë shpifje, pasi që nuk kanë asnjë dëshmi konkrete për involvimin e tij në aktivitete kriminale. Nëse nuk tërhiqen, ai do t`i padit në gjyq: “ Nga deputeti i VMRO-së që jam transportues i drogës që thuhet se kam dosje për transport është shpifje. Pikë së pari nuk kam leje për vozitje të makinës e jo të jam transportues i drogës. Nuk kam qenë asnjëherë i dënuar dhe asnjëherë në gjykatë. Përkundrazi, jam sportist dhe nuk…
Bastoret “Sport Life”, për çdo vit e shpërblejnë suksesin dhe punën profesionale të punëtorëve të tyre, dhe kështu edhe tani për 60 punëtorët më të suksesshëm në vitin 2022 u ndanë vauçerë në vlerë prej 12.000 denar të cilat mund ti shfrytëzojnë për pushim, udhëtim ose vizitë spa qendrave, për shoping në shumë qendra shitëse edhe për shërbime tjera të ndryshme sipas vullnetit të tyre. Të punësuarit më të suksesshëm janë të vlerësuar sipas kritereve të përcaktuara të bazuar në punën e të punësuarve në pjesë të ndryshme të procesit të punës gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë edhe përvojën…
Këshilli i BE-së i përgjigjet kërkesës së ministrisë së punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut për asistencë lidhur me pajisje për ushtrinë (ARMK), duke miratuar një masë ndihme në kuadër të fondit europian të paqes (EPF) me vlerë 9 milionë euro, njofton nga Brukseli korespodentja e Tv Klan, Erisa Zykaj. Kjo masë pritet të forcojë kapacitetet e forcave ushtarake, duke kontribuar veçanërisht në përmirësimin e pajisjeve të grupit të batalionit të lehtë të këmbësorisë. Sipas Këshillit të BE-së, nëpërmjet sigurimit të pajisjeve të përshtatshme, masa e ndihmës së BE-së do të ndihmojë në rritjen e kapacitetit dhe përmirësimin e…

