Deputetët miratuan Ligjin për plotësimin e Ligjit për barnat dhe pajisjet mjekësore, i cili do të mundësojë blerjen e drejtpërdrejtë të barnave përmes marrëveshjeve speciale ndërmjet shtetit dhe prodhuesit të një ilaçi inovativ që është patentuar dhe që nuk ka konkurrencë në treg. Do të mundësojë qasje më të shpejtë dhe më të lirë në barna, kryesisht për sëmundje të rralla, si dhe për sëmundje specifike dhe të rënda, njoftoi MIA, transmeton Portalb.mk. Ndryshimi i ligjit ka nisur me qëllim blerjen e barit “Trikafta” për pacientët me fibrozë cistike, por do të zbatohet edhe për barnat e tjera që kanë…
Author: Hamdi Kumanova
Organizata për dialog dhe afirmim të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve (ODAS) sot para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës organizon protestë paralajmëruese për ta aktualizuar kërkesën e tyre për lehtësim të maturës shtetërore. Protestës do t’i bashkëngjitet edhe lëvizja “Rezistenca studentore” prej ku njoftuan se do ta shprehin revoltën e tyre sepse institucionet, siç thonë, nuk dëgjojnë për kërkesat shumë muajshe të studentëve që kanë të bëjnë me standardin studentor.
Kafeja është e pasur me antioksidantë dhe mund të ndihmojë në parandalimin e kushteve të rënda shëndetësore si kanceri i zorrës së trashë. Antioksidantët në kafe janë pjesë e një lloji acidi (acidi gjenik i klorit), i cili gjendet gjithashtu në shumë fruta që hani çdo ditë. Megjithatë, këto veti antioksiduese mund të shkaktojnë efekte anësore të padëshiruara në trupin tuaj, veçanërisht nëse e keni zakon të konsumoni kafe përpara se të hani ndonjë gjë në mëngjes. Kjo është veçanërisht e dukshme tek njerëzit që vuajnë nga gastriti. Acidi klorhidrik përdoret për të zbërthyer ushqimin në stomak. Problemet e tretjes…
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka treguar arsyet pse nuk e ka nënshkruar deklaratën e përbashkët e përfaqësuesve shqiptarë të Luginës së Preshevës, ku kërkohej reciprocitet i të drejtave siç parashihet për serbët në planin evropian. Ai përmes një lidhje telefonike në “Debat Plus”, ka thënë se dokumenti është bërë për konsum të brendshëm politik dhe se sipas tij zhvlerësohen dokumentet tjera. “Nuk e nënshkruaj se kjo është dokument vetëm për konsum të brendshëm në Preshevë, i zhvlerëson tjera dokumente që janë më të rëndësishme se sa kjo. Kjo nuk ka adresë, nuk ka një përkthim sepse thuhet…
Rusia ka kryer shkelje në shkallë të gjerë të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe normave humanitare, që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Disa prej këtyre shkeljeve përbëjnë krime lufte, u tha në raportin e publikuar nga Komisioni i pavarur hetimor ndërkombëtar, që mbështetet nga OKB. Raporti tha se shkeljet përfshijnë vrasje të qëllimshme të civilëve të paarmatosur – që paraqesin krime lufte – por edhe tortura, ndalime të paligjshme, përdhunime dhe forma të tjera të dhunës seksuale dhe dëbime të dhunshme të fëmijëve ukrainas në Rusi nga zonat nën kontrollin e Moskës. Komisioni po…
Ndërsa fuqia sulmuese ruse dukej se po zbehej në të gjithë frontin lindor të Ukrainës, forcat mercenare nga Grupi Wagner i Rusisë dyfishuan sulmet kundër mbrojtësve ukrainas të qytetit Bakhmut në rajonin e Donetskut gjatë javës së 55-të të luftës. Koloneli ukrainas Oleksiy Dmytrashkivskyi tha se sulmet tokësore ruse ishin ulur gjatë javës së kaluar në të gjithë frontin nga një maksimum deri në 100 në ditë në nën 30 në ditë, ndërsa kishte nga dy deri në nëntë sulme gjatë natës. Dmytrashkivskyi besonte se forcat ruse kishin pësuar humbje të konsiderueshme të fuqisë punëtore dhe pajisjeve. Instituti për Studimin…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtar i Kryesisë së BDI-së Bujar Osmani thotë se fushata e re e BDI-së e titulluar “Ai po vjen” nuk ka të bëjë me zgjedhje dhe paralajmëron se në ditët në vijim do të dihet saktësisht se çfarë do të thotë kjo fushatë. Në një prononcim për televizionin Kanal 5, Osmani thotë se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë dhe se qeveria është stabile dhe koalicioni ka një shumicë të shtuar. ” Do të ketë zgjedhje të rregullta, diku midis prillit dhe majit 2024. Kjo fushatë nuk ka të bëjë me zgjedhjet.…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka rritur pagën minimale nga 18.000 në 20.175 denarë apo në rreth 330 euro, ndërsa nga muaji prill do të rriten edhe pensionet për 8.4 për qind. Rrogën minimale kryesisht e marrin të punësuarit në industrinë e tekstilit, konfeksionit dhe lëkurës. Ky sektor përfshin rreth 35.000 punëtorë që përbëjnë rreth 32 për qind të të gjithë punonjësve në sektorin e prodhimtarisë ose rreth 6.7 për qind të numrit të përgjithshëm të punonjësve në Maqedoninë e Veriut. Rroga mesatare, bazuar në të dhënat e Entit të Statistikës, ka arritur në rreth 33.000 denarë apo në 550…
Kanë reaguar nga Lëvizja Antibixhoz pasi grupi parlamentar i VMRO-së paralajmëroi se do të kërkon tërheqjen e ligjit për lojrat e fatit. Ja reagimi i plotë: Pas lajmit se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të kërkoje tërheqjen e ligjit për lojërat e fatit, ju sugjerojmë dhe rekomandojmë që të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre dhe të mos përdorin fjalor të dyfishtë. Ne i rekomandojmë dhe i themi Mickovskit se MJAFT luajtët me intelegjencën tonë, MJAFT menduat se jeni të pamposhtur,kujtohuni nga erdhët dhe MJAFT luajtet kumar për interesin tuaj. Ne i rekomandojmë se “Ai që robëron mëkatin, mëkati e…
Gjatë ditës së sotme policia me urdhër të gjykatës ka kryer bastisje në Resnjë dhe Manastir, ku janë gjetur armë dhe municione. Nga MPB njoftojnë se tre persona janë thirrur në stacion të policisë për rastin në fjalë dhe se me ta është bërë bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë kallëzime përkatëse. “Në fshatin Ezerani të Resnjës, në shtëpinë e G.A. (44) nga fshati Ezerani, janë gjetur 19 copë municion të kalibrit të ndryshëm. Gjatë kontrollit në një shtëpi në fshatin Çapari të Manastirit, në pronësi të J.M.(29) nga fshati Çapari janë…
Vazhdon të mbetet i pazgjidhur statusi i 140 infermierëve dhe personelit tjetër mjekësor në Shtëpinë e shëndetit në Shkup. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Besim Koka njofton se pas reagimit të të punësuarve, Ministria e Financave u ka kërkuar listë me gjendjen e të punësuarve në Shtëpinë e Shëndetit. “Sot nga Ministria e Shëndetësisë kërkuar të dhëna për 40 motra patronazhe për të cilat mendojmë se nuk ka ende pëlqime për kontrata në vepër. I kemi dërguar të gjitha të dhënat dhe presim që të ketë reflektim. Sipas informatave që i kemi pëlqimet për kontrata në vepër për 67 persona,…
Në buxhet ka hapësirë për rritjen e pagave të nëpunësve shëndetësor, thotë Ministri i ri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti në intervistë për emisionin Rruga drejt në Alsat. Në koordinim me institucionet e tjera, si thotë se në këtë mënyrë do të bëhet përpjekje për t’u shpërblyer i tyre Mexhiti po ashtu thotë se do të bëhet përpjekje për zgjerimin e listës pozitive të barërave dhe sigurimin e ilaçeve për pacientët me sëmundje të rralla. Intervista e plotë do të transmetohet sonte në ora 22.15 në Alsat.

