Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi në konferencën e sotme për shtyp përkujtoi dhe njëherë Qeverinë që të përshpejtoj me reformat e nevojshme drejtë rrugës evropiane. “Shteti të mos ngadalësoje por të përshpejtoj në zbatimin e reformave, vërtet kemi nevojë që Qeveria dhe Kuvendi të përshpejtojnë punën me reformat. Sot do të realizojmë takim edhe me përfaqësuesit e popullit dhe besoj se nuk do të ketë asnjë pengesë për përshpejtimin e reformave të nevojshme”, tha Varhelyi.
Author: Hamdi Kumanova
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në Shkup bëri thirrje deri tek të gjithë partitë politike në vend që të marrin përgjegjësi për të krijuar kushte për të miratuar ndryshimet kushtetuese, me çka bullgarët futen në Kushtetutë, veprim ky që o të mundësojë hapjen e kapitujve në bisedimet e Maqedonisë për anëtarësim në BE, përcjell TV21. Borell tha se çështja me Bullgarinë nuk do të përsëritet më gjatë bisedimeve BE-Maqedoni e Veriut. “Për të shkuar përpara, do të thotë edhe përmirësim i marrëdhënieve me fqinjët tuaj, këtu hyn edhe krijimi i kushteve për të miratuar ndryshimet kushtuese. Ky vit është…
Një shtetase e Ukrainës ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht në Tetovë. Nga SPB-Tetovë me njoftim për rastin: “Një shtetase e Ukrainës njëzet e tre vjeçare me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, dje mbrëma (16-mars) në ora 22:30 në SPB Tetovë, ka raportuar se dy orë më parë është sulmuar fizikisht para pallatit ku banonte në rrugën Vidoja Smilevski- Bato në Tetovë nga personi B.S.(41) nga Selca Tetovë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.
Një grua nga një fshat i Tetovës ka raportuar në polici se kunati i saj 60-vjeçar ka sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshortin e saj. Nga SPB-Tetovë thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit. “Një dyzet e tetë vjeçare, banore e një fshati të Tetovës, dje (16-mars) në SPB Tetovë ka raportuar se më datë 14 të këtij muaji rreth orës 10:00 në oborrin e shtëpisë së tyre të përbashkët, kunati i saj R.R (60) e ka sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshortin e saj 56- vjeçar. Rasti është zbardhur plotësisht dhe ndaj të akuzuarit do të përgatitet parashtresë…
Zyrtarët e policisë të SPB- Tetovë dje mbrëma (16-mars) rreth orës 23:30, në rrugën Vëllerzërit Milladinovi në Tetovë, kanë privuar nga liria personat M.I.(22), L.F.(18) nga Çegrani i Gostivarit, një 16-vjeçar nga fshati Çajle e Gostivarit dhe 19-vjeçarin N.J nga Gostivari, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur dhe konfiskuar marihuana. Të katërt janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.Ts
Ekipi mbrojtës i Bojan Jovanovskit Boki 13 bën të ditur se Jovanovski është shtrirë në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”, për shkak se do t’i hiqet lukthi, përcjell TV21. Ekipi bën të ditur se në Gjykatën Themelore Penale tashmë është paraqitur një kërkesë e re për pezullimin e vuajtjes së dënimit me burgim. “E gjithë kjo situatë dhe operacioni mund të shmangej nëse autoritetet që vendosën për kërkesat e ndërprerjes do të kishin respektuar rekomandimet e specialistëve që tregonin kategorikisht se e gjithë kjo do të ndodhte, sepse në kushte burgu nuk ka mundësi të trajtohet sëmundja e pacientit”,…
Në ditën e parë të Seancës së 106-të, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim shëndetësor dhe Ligjit për barna dhe mjete mjekësore. Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, me procedurë të shkurtuar, u miratua njëzëri, me mbështetjen e 81 deputetëve. Për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për barna dhe mjete mjekësore, me procedurë të shkurtuar, votuan 82 deputetë. Kuvendi dje miratoi edhe kërkesën për dhënien e interpretimit autentik të nenit 66 të Ligjit për buxhete, të parashtruar nga deputeti Bedri Fazli. Në…
Më 16.03.2023, në ora 19:40, zyrtarët policorë të Drejtorisë së Policisë Kërçovë e kanë arrestuar S.M.(25) nga Kërçovë. Gjatë kontrollit të ushtruar me urdhër të gjykatës në një banesë dhe ambiente të tjera ndihmëse ku ndodhej S.M, punonjësit e policisë gjetën një qese dhe një kavanoz me marihuanë dhe një grirëse metalike. “S.M. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.
Qëllimi i pagës minimale është të vendosë një nivel bazë të të ardhurave për punëtorët në një vend të caktuar. Idealisht, është e mjaftueshme për të mbuluar nevojat bazë si ushqimi dhe strehimi, por kjo nuk është gjithmonë një garanci. Për të parë se si ndryshon paga minimale në të gjithë botën, VisualCapitalist i ktheu të dhënat e Picodi në një infografik që përfshin të dhëna për 67 vende që nga janari 2023. Në renditje është përfshirë edhe Maqedonia, Shqipëria por duhet pasur parasysh se të dhënat i referohen rritjes së fundit të pagës minimale, e cila është bërë këto…
Me një peticion online, “Grupi i Zjarrit” i BDI-së thotë se do të nisë tentativën për shkarkimin e Artan Grubit dhe ministrave të tjerë nga radhët e BDI-së. Kështu ka bërë të ditur dje përfaqësuesi i këtij grupimi, Izet Mexhiti, pas takimit me qytetarët, për të cilin tha se ka treguar një numër të madh të njerëzve të pakënaqur me BDI-në. “Sot është një peticion. Nesër dhe pasnesër me siguri do të ketë mekanizma të tjerë demokratikë. Ne jemi me përvojë në politikë, jemi çdo ditë me qytetarët dhe do të gjejmë mënyrën për të fituar edhe këtë herë. Fillimisht…
Përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrel dhe eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhej, sot po qëndrojnë në Shkup për vizitë zyrtare. Vizita e tyre është në vigjilje të mbledhjes së 16-të së sotme të Këshillit për Stabilizim dhe Asocim RMV – BE, e cila do të mbahet në Qeveri, ndërsa me të do të kryesojë kryeministri, Dimitar Kovaçevski, njofton Portalb.mk. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, mbrëmë paralajmëroi se në seancën e Këshillit për Stabilizim dhe Asocim do bisedojnë për statusin e reformave, përparimin në eurointegrime dhe për raportet bilaterale në kuadër të Marrëveshjes për Stailizim dhe Asocim. Mbledhjen do…
“Synimi ynë strategjik – agjenda dhe perspektiva evropiane më në fund është në dorën tonë dhe nuk duhet ta neglizhojmë”, tha nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska në intervistë për Kanal5. “Nuk kemi alternativë tjetër përveç ndryshimeve kushtetuese. Ata janë detyrimi ynë për të ecur përpara në rrugën evropiane. Nuk është perspektivë vetëm e LSDM-së, vetëm e kësaj Qeverie, por duhet të jetë emëruesi i përbashkët i të gjithëve. Argumentet dhe dialogu politik duhet të na çojnë përpara drejt realizimit të kësaj çështjeje kyçe për vendin”, tha Llukarevska. Ajo theksoi se patriotizmi i rremë nuk të çon askund dhe se teoritë…

