Një grua nga një fshat i Tetovës ka raportuar në polici se kunati i saj 60-vjeçar ka sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshortin e saj. Nga SPB-Tetovë thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.
“Një dyzet e tetë vjeçare, banore e një fshati të Tetovës, dje (16-mars) në SPB Tetovë ka raportuar se më datë 14 të këtij muaji rreth orës 10:00 në oborrin e shtëpisë së tyre të përbashkët, kunati i saj R.R (60) e ka sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshortin e saj 56- vjeçar. Rasti është zbardhur plotësisht dhe ndaj të akuzuarit do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.