Author: Hamdi Kumanova

Ka përfunduar takimi bilateral mes kryeministrit Albin Kurti dhe dyshes evropiane, Borrell dhe Lajçak, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, raporton Klankosova.tv. Meqenëse edhe takimi i Vuçiqit me dyshen evropiane ka përfunduar më parë, takimi trepalësh pritet të nis pas pak.

Lexo më Shumë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se pret të arrestohet të martën, bazuar, sipas tij, në një rast të trajtuar nga Zyra e Prokurorit në qarkun e Manhatanit. Ai e ka bërë këtë deklaratë në rrjetin e tij social, Truth Social, të shtunën. “Kandidati favorit i republikanëve dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme. Protestoni, rikthejeni kombin tonë sërish”. Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit për qarkun e Manhatanit, nuk u është përgjigjur kërkesave për koment. Trump ka thënë, pa ofruar dëshmi, se “rrjedhjet ilegale”, nga Zyra e Prokurorit…

Lexo më Shumë

Në hyrje të Tetovës, kamioni i drejtuar nga shofer i Malit të Zi ka kaluar në drejtimin e kundërt të autostradës pasi ka humbur kontroll. Sipas informacioneve të siguruara disa persona kanë arritur që ta nxjerin shoferin të gjallë. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po hetohet rasti i plotë se si erdhi deri te aksidenti.

Lexo më Shumë

Deputeti i LDK-së, njëherësh ish-ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti 1, Agim Veliu, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar takimin mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq që po mbahte sot në Ohër.Veliu u shpreh skeptik rreth marrëveshjes për të cilën tha se është e dëmshme në disa pika. “Marrëveshja kështu si është une mendoj se ne disa pika është e dëmshme për Kosovën” tha shkurt Veliu për “Gazeta Blic.I pyetur sa a pritet të nënshkruhet sot një marrëveshje në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Veliu u përgjigj kështu. “Nuk e di, ajo është…

Lexo më Shumë

Një sukses i jashtëzakonshëm në nivel botërorë bën krenarë gjithë Tetovën dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për Kenza Nuhiju që arrin të jetë e 7 – ta në Garat Ndërkombëtare për Shkencë për Matematikë, Kimi, Fizikë dhe Biologji. Olimpiada 2023 është një garë që mbahet çdo vit dhe ato, pra garat zhvillohen online nga gjithë bota. Suksesi i saj vjen në një konkurrencë shumë të fortë por që është një lajm shumë i madh për qytetin tonë me këtë rezultat të shkëlqyer.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimin me ndërmjetësuesit europianë të dialogut Kosovë-Serbi. Pak më përpara, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u takuan presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Lexo më Shumë

Një infermier në Spitalin Rajonal të Beratit është dhunuar gjatë mbrëmjes së kësaj të shtune nga dy të rinj. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e Repartit të Urgjencës në spitalin e Beratit. Mësohet se dy të rinjtë janë shkëmbyer në koridor me infermierin dhe i kanë kërkuar llogari se përse ky i fundit iu ka prerë rrugën. Fillimisht janë konfrontuar me fjalë, më pas sherri ka degraduar në dhunë fizike. Të rinjtë kanë goditur me grushta dhe shkelma infermierin dhe më pas janë larguar. Mësohet se pas hetimeve të kryera,policia ka arritur të identifikojë dy të rinjtë që…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, thotë se shpreson që sot në mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet marrëveshja “Ohri 2”. Osmani, në një intervistë për Klan Kosova, tha se Maqedonia e Veriut inkurajonë të dyja palët që të arrijnë marrëveshje sot, njofton Klankosova.tv. “Ne jemi si delegacion – nikoqir të këtij dialogu për të mundësuar fillimisht kushte për një dialog të mirëfillte dhe për të inkurajuar palët për një zgjidhje me qëllim të stabilizimit të Ballkanit Perëndimor”. “Të gjithë jemi në shpresë por vendimi do të merret nga palët në tavolinë. Ne shpresojmë…

Lexo më Shumë

Për herë të parë Turqia nxori nga hangari dhe prezantoi në pistë aeroplanin luftarak të gjeneratës së pestë, prodhim vendas TF-X, njoftoi presidenti i kryesisë së industrisë së mbrojtjes, Ismail Demir. “Në kujtim të dëshmorëve tanë! Ne thamë se do t’i nxjerrim aeroplanët tanë luftarakë kombëtarë nga hangari më 18 mars. Aeroplani ynë sot është në pistë! Nën udhëheqjen e presidentit tonë, Recep Tayyip Erdogan, dashtë Zoti, ata do ta dëshmojnë se si fluturojnë në qiellin e atdheut tonë”, shkroi Demir në Twitter, duke iu referuar 108-vjetorit të fitores detare të Turqisë në Gadishullin e Galipolit në Luftën…

Lexo më Shumë

MPB: 36 BASTISJE BRENDA JAVËS, KONFISKOHET DROGA NË VLERË RRETH 500.000 EURO Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar që Gjykata Penale në Shkup t`u caktojë paraburgim pesë të dyshuarve për shitje të drogës, njofton KlanM. Në mesin e të dyshuarve janë katër burra dhe një grua, sic njofton KlanM, për të cilën tashmë dihet se është mësuese në një shkollë fillore në Aerodrom të Shkupit. Kërkesa për paraburgim vjen bashkë me hapjen e hetimeve, kurse Prokurori vlerëson se të dyshuarit duhet të marrin masa më të rrepta për shkak të mundësisë së arratisjes dhe përsëritjes së veprës.…

Lexo më Shumë

Lajmi pozitiv në fund të këtij sesioni të bisedimeve në Ohër do të jetë i mirë për mbarë rajonin, jo vetëm për ato palë që janë të involvuara. Këtë sot në Ohër e ka bërë të ditur presidenti Stevo Pendarovski në lidhje me takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që po mbahet nën patronazhin e BE-së në Ohër. Për rrjedhën e bisedimeve dhe pritshmëritë, Pendarovski tha se nuk mund të japë asnjë vlerësim sepse, siç tha, “nuk jemi pjesë e negociatave, por vetëm nikoqirë”. “Kam pasur takime me presidentin Vuçiq dhe…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur në lidhje me takimin e sotëm të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër. Stoltenberg, me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar se pret progres nga Kurti dhe Vuçiq, pasi sipas tij, ky është çelësi për të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit, njofton Klankosova.tv. “Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në Ohër janë të rëndësishme dhe unë pres nga Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të bërë progres. Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të…

Lexo më Shumë