Author: Hamdi Kumanova

Sot në Gjykatën Themelore Penale ka filluar procesi gjyqësor ndaj ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Lidija Dimova. Urdhri i seancës për ish-deputeten si të pandehur të parë u shty një herë me arsyetimin se ajo kishte një gjendje të rënduar shëndetësore. Dimova akuzohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “mashtrim” në dëm të fondeve të Komunitetit Evropian. I akuzuari Aleksandar Goçev akuzohet edhe për veprën penale “mashtrim”, edhe në dëm të Komunitetit Evropian, ndërsa Ana Pavlidou për “punë të pakujdesshme në shërbim”.

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka mbajtur dje mbledhjen e 122-të të saj. Një nga vendimet e rëndësishme në mbledhjen e sotme është sigurimi i burimeve financiare shtesë për terapinë për personat me fibrozë cistike, temë që është përfolur shumë ditëve të fundit për mungesën e kësaj terapie. Vendimet e tjera të rëndësishme janë edhe në fushën mjekësisë dhe projektligji për shpalljen e kanionit të Matkës monument natyre. U miratua edhe projektligji për taksën e solidaritetit si dhe është përcaktuar propozimi për ndryshime ligjore për përfshirjen e orizit në rezervat e mallrave. Janë vendosur ndryshime ligjore për…

Lexo më Shumë

Kuvendi Popullor i Bullgarisë miratoi sot një deklaratë “duke dënuar manifestimet antibullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Deklarata u mbështet nga 185 deputetë, ndërsa një abstenoi, transmeton “BTA”. Në Parlament janë dorëzuar katër draft deklarata, nga GERB-SDS, “Vazhdojmë me ndryshimet”, “Bullgaria Demokratike” dhe “Rilindja”, në bazë të të cilave është përgatitur dhe votuar drafti i përbashkët i propozuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme. Në deklaratën e miratuar, parlamenti bullgar dënon “manifestimet dhe thirrjet për dhunë ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, organizatave dhe klubeve të tyre, dhe veçanërisht ofendimin e rëndë ndaj bullgarit Hristijan Pendikov” dhe kërkon që…

Lexo më Shumë

Vitin e shkuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nxori disa herë për shprehje interesi zona të ndryshme minerare në Shqipëri. Dy prej tyre, që ranë në sy, ishin të lidhura me kërkim dhe zbulim ari në objektin Babje Librazhd dhe objekti Kaçinar në Mirditë. Tashmë kompania që ka fituar të drejtën për objektin e parë në Librazhd ka avancuar më tej me procesin duke kërkuar që të pajiset me lejet përkatëse për të nisur aktivitetin. Më konkretisht Buliding Construction që është edhe kompania që ka marrë të drejtën e kësaj zone minerare ka kërkuar të pajisjet me leje të tipit…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu nisi një sulm ndaj vendeve perëndimore të enjten, duke folur për një “pazar” nga SHBA në lidhje me avionët F-16 dhe F-35 dhe një “luftë psikologjike” kundër Turqisë në lidhje me mbylljen e konsullatës për shkak të frikës nga sulmet terroriste. Ministri turk tha se vendet perëndimore po bëjnë “luftë psikologjike” kundër demokracisë duke mbyllur misionet e tyre diplomatike nën pretekstin e një kërcënimi terrorist, pa dhënë asnjë provë. “Amerika dhe Perëndimi nuk duan që ne të jemi të pavarur dhe të lirë. Ata e nisën këtë lufte psikologjike ditën që ne njoftuam…

Lexo më Shumë

Në fshatin Pjetërshtinë të Shtimes, një personi i janë vjedhur tre lopë. Sipas raportit të Policisë, pronari i lopëve ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur kanë hyrë në shtallën e lopëve të tij dhe ia kanë vjedhur atij tre të tilla, përcjell arbresh.info. Hajnat nuk janë gjetur ende, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit. VJEDHJE E RËNDË Fsh. Pjetërshtinë, Shtime 01.02.2023 – 07:07. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a deri më tani të panjohur nga shtalla e bagëtive i kanë vjedhur tre krerë gjedhe. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes,…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut, Oliver Spasovski, i pyetur se në kishën e Shën Spasit dhe në oborrin ku gjendet varri i Goce Dellçevit është vërejtur prani e madhe e policisë, sipas reagimeve nëse po krijohet imazh, se përkujtimi në fakt i ngjan një ngjarjeje politike, ai u përgjigj se nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë nderim politik. “Më e rëndësishmja është që të bëhet një organizim i mirë dhe të kemi një përkujtim siç i ka hije Goce Dellçevit dhe mendoj se në asnjë rast nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë kremtim politik”,…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës në Rahovec ka arrestuar një person të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Bëhet e ditur se në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy telefona mobil dhe një shumë parash të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale. “Sektori Rajonal për Hetime në bashkëpunim me Stacionin Policor në Rahovec, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, kanë kryer kontroll në tri lokacione mbi dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Në njërin nga këto lokacione (në fshatin…

Lexo më Shumë

Gratë në Gjermani ende marrin rroga mesatarisht më të ulëta për një orë pune sesa burrat. Më 2022 gratë kanë fituar mesatarisht 20,05 euro në orë, që do të thotë 4,31 euro ose 18 % më pak se meshkujt (të cilët mesatarisht për një orë punë në Gjermani paguhen 24,36 euro). Në të njëjtën kohë, siç raportohet nga Enti Federal i Statistikave, diferenca në të ardhurat në pjesët lindore të Gjermaninë është aktualisht shtatë përqind, që është një dallim me pjesët perëndimore të vendit, ku gratë paguhen 19 për qind më pak se burrat për të njëjtën punë, transmeton DW.…

Lexo më Shumë

Kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar interpelancë me kreun e qeverisë, këtë seancë plenare që pritet të nisë në orën 10:00. Gjithashtu grupimi i Sali Berishës ka depozituar në Kuvend një kërkesë për mocion me debat pa limit kohor për të diskutuar mbi çështjen e McGonigal. Mbetet për t’u parë nëse Kuvendi do ta fusë në rend dite kërkesën e tyre. Në kërkesën e grupit të Rithemelimit, vihet re se mungon firma e Sali Berishës, ndërsa ai është përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi pas situatës në seancën plenare të një jave më parë. Edhe pse është…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i pyetur për hyrjen e Aleancës në Qeveri, tha se askush nuk beson, por as vet pushteti se në muajt e mbetur deri në zgjedhjet e rregullta mund të bëhen çudira. Sipas tij, qëllimi i vetëm i është përfitimi nga tenderët dhe vjedhja e qytetarëve. “Dhe për këtë arsye unë koalicionin e ri më shumë e shoh si estradë politike, në të cilën këta politikanë që hyjnë në këtë koalicion qeverisës kanë vetëm një qëllim të vetëm, të kënaqin disa persona rreth vetes, të marrin edhe disa tenderë që të mund ta vjedhin qytetarët. Nuk…

Lexo më Shumë

Një pjesë e madhe e uebfaqeve të shitjes onlajn në Bashkimin Evropian përdorin teknika manipulative për të mashtruar, keqinformuar ose për të joshur konsumatorët, tregon studimi i fundit i Komisionit Evropian. Komisioni ka hulumtuar 399 shitore onlajn të regjistruara në vendet e BE-së, ndërsa rezultatet tregojnë se 148 prej tyre, ose rreth 40%, shfrytëzojnë ndonjë teknikë manipulimi. <div “=””> Janë lokalizuar 3 teknika manipulimi që lidhen kryesisht me keqinformim të konsumatorëve, nxitje për të bërë zgjedhje të caktuar ose fshehje informacione për shpenzime shtesë. 42 uebfaqe shfrytëzonin “numërim mbrapsht” të rrejshëm me afat të caktuar për të blerë produkte specifike; 54…

Lexo më Shumë