SPASOVSKI: DO T`I PËRGJIGJEMI ASHPËR SECILIT QË OFENDON POPULLIN MAQEDONAS Ditwlindja e sivjetshme e heroit kombëtar në Maqedoni dhe Bullgari, Goce Dellçrvit, nga Këshilli i Sigurisë u cilwsua si ngjarje me rrezik të lartë sigurie. Instituti Patriotik i VMRO DPMNE-së premtoi se do ta ruaj 24 orë vendin ku pushon trupi i pajetë i Goce Dellçevit, e Ministri i brendshëm bullgar erdhi në Shkup ditë më parë për të dhënë mesazh me homologun e tij se incidente nuk do të tolerohen. E që prej sot, policia po bëhej gati për ta “blinduar” lokacionin në afërsi të kishës “Sveti Spas” e…
Author: Hamdi Kumanova
Për shkak të mungesës së përfaqësuesit të Drejtorisë Doganore si dëshmitar i propozuar nga ana e Prokurorisë Publike, shtyhet gjykimi për rastin e “Besa Trans”. Seanca e ardhshme është caktuar për 1 maj. Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik Vlladimir Milloshevski.
“KY ËSHTË SISTEM E JO INCIDENT!” LSDM-ja dhe BDI-ja, jo vetëm që heshtin për arratisjet tashmë të njohura nga burgu, por fshehin arratisjen më të re nga Idrizova. Akuza, sic njofton KlanM, vjen sërish nga VMRO-DPMNE-ja, të cilët thonë se pas skenarit të përgjakshëm para dy javësh, shënohet edhe një arratisje nga Burgu I Idrizovës. Nga opozita maqedonase presin përgjigje nga Qeveria duke thënë se s`ka hapësirë për heshtje dhe fshehje. “Vallë pas arratisjes sërish qëndron paramilicia partiake e LSDM-së e punësuar nëpër burgje? Vallë I arratisuri me iniciale R.K, shqiptar etnik, posedon foto album për afërsinë e tij me…
Kuvendi bullgar dënoi kategorikisht dhunën ndaj bullgarëve maqedonas në Republikën e Maqedonisë, si dhe nënvlerësimin e problemit të të drejtave dhe sigurisë së bullgarëve në RMV. Sofja dënoi gjuhën e urrejtjes dhe këmbëngul në zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë, të cilën autoritetet në Shkup nuk e respektojnë. Kështu thuhet në deklaratën e Kuvendit Kombëtar, të miratuar me shumicë, raporton BGNES, transmeton Portalb.mk. Dokumenti u miratua vetëm një ditë pasi një delegacion i bullgarëve maqedonas u prit në Komisionin Evropian nga Komisioneri Evropian për Zgjerimin Oliver Varheyi. Një nga arsyet për miratimin e deklaratës është rrahja brutale e bullgarit Hristijan Pendikov,…
Me datë 01.02.2023 në ora 13:00 në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Haraçinë vetura “Audi” me targa të Shkupit e drejtuar nga J.B.(24) nga fshati Haraçinë ka goditur një këmbësor të mitur nga i njëjti fshat. Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”. Në vendin e ngjarjes hetim ka kryer policia nga SPB Shkup.
Pas seancës së sotme parlamentare, e cila u shoqërua me kaos, pasi opozita bllokoi foltoren për shkak të mos prezencës së kryeministri Rama, Sali Berisha ka njoftuar së në orën 14:00 do të zhvillojë mbledhjen e Grupit Parlamentar te PD-së. berisha ne mbledhjen e grupit parlamentar Kreu i PD-së, Sali Berisha kishte paralajmëruar që nuk do të ketë me parlament normal, madje ai ka njoftuar edhe protestë më 11 shkurt, me qëllim largimin e Edi Ramës. Sot, gjatë seancës opozita kishte kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama për skandalin e McGonigal, por kjo dështoi pasi kreu i qeverisë ia kishte deleguar…
Policia në Gjilan njofton se pasi ka marrë një e-mail i cili përmbante fotografi ku shihej se si një vozitës ka tejkaluar në vijë të plotë, organet e rendit kanë arritur që të identifikojnë kundërvajtësin, ndaj të cilit kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative, dhe i është konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi e quajti ditë historike për vendin nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë IRD, për mbikëqyrje në ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, shkruan TV21. Grubi tha se shumë shpejtë do të vendosen edhe gurëthemelet për ndërtimin e këtyre autostradave. “Dua të iu paralajmëroj që, që nesër në 11:30, po këtu në Qeveri do ta mbledhim komitetin drejtues në mënyrë që të udhëzojmë konsultantin e përzgjedhur që të fillojë negociatat menjëherë, pa asnjë vonesë, që ditën e hënë me konzorciumin “Bechtel Enka” dhe të na sjell në Qeveri kontratën për ta firmosur në mënyrë që bashkërisht…
Ministria e Brendshme gjeti në një kamion dhe një magazinë 800 kilogramë ushqime të skaduar dhe ambalazhe bosh. Produkti i gjetur është shpallur produkt i pasigurt nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Policia nga SPB Kumanovë, dje në mëngjes, tek AB (43) nga Haraçina, gjatë kontrollit të automjetit të tij “Mercedes” me targa të Shkupit, fillimisht i kanë gjetur 200 kilogramë ushqime. Ushqimi ka ardhur nga një depo në zonën e Gazi Babës, në pronësi të B.M.(45) nga Romanovce e Kumanovës, ku janë gjetur edhe 600 kilogramë ushqime shtesë. Pronari i magazinës pranoi se ushqimi ishte i tij. Në stacionin…
Pesëdhjetë e tre vjeçari M.Z. nga Brodeci i Tetovës, dje (01-shkurt) në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 14.00 në rrugën ,,Ivo Lola Rivar” në Tetovë, është kafshuar nga një qen endacak. Poashtu dje (01-shkurt) në ora 18.00, V.A.(53) nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën ,,Todor Ciposki-Merxhan” në Tetovë është kafshuar nga një qen endacak. Në ndërkohë dyzet e gjashtë vjeçari S.J. nga Tetova dje (01- shkurt) në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 20.00 në rrugën ,,Ivo Lola-Ribar” në Tetovë është kafshuar nga një qen endacak.TS
Paraditen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në afërsi të Strazhës, shkruan TV21. Janë përplasur tre furgona, ndërsa komunikacioni ka qenë i bllokuar deri në ora 09:10. Nga MPB për TV21 thonë se nga aksidenti ka mbetur i lënduar një shofer. “Rreth orës 08:30 në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë, rreth dy kilometra nga Strazha, ka ndodhur një aksident trafiku mes tre automjeteve për transport mallrash (fugona): “Iveco” me targa të Prilepit që drejtohej nga 46-vjeçari R.B. nga Prilepi, një “Fiat” me targa të Shkupit që drejtohej nga 39-vjeçari C.M. nga Shkupi dhe një “Peugeot”, po ashtu me targa të Shkupit,…
Vendet e specializuara për investime jashtë vendit e përmendin Maqedoninë si një mjedis të favorshëm tatimor, ndërsa si përfiti kryesor nga pasaporta maqedonase është se mund të përdoret për të udhëtuar në 125 destinacione, shkruan DW. “Mund të merrni automatikisht shtetësinë maqedonase duke investuar 200 mijë euro. Ata që marrin këtë shtetësi do të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë në Hong Kong, Japoni, Singapor, Turqi dhe zonën evropiane Shengen, si dhe vizë elektronike për Indinë dhe akses në gjithsej 125 destinacione. Qytetarët do të kenë gjithashtu mundësinë që t’ua kalojnë shtetësinë brezave të ardhshëm, me akses në një…

