MPB bën të ditur se ka arrestuar 2 persona ndërsa me të tretin është realizuar bisedë zyrtare për disa grabitje në Manastir, përcjell TV21. Policia ka arrestuar D.O.(37) dhe A.A.(35), të dy nga Manastiri, ndërsa bisedë është zhvilluar me A. M. (27) nga Manastiri.
“Ata dyshohet se kanë kryer tre grabitje të rënda dhe dy grabitje nëpër shtëpi, automjete pasagjerësh dhe një bastore sportive, nga ku kanë marrë sende të ndryshme para. Gjërat e konfiskuara u gjetën dhe u janë kthyer pronarëve dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.