Author: Hamdi Kumanova

Gjatë ditës së djeshme (15.03.2023) është shpallur konkurs për regjistrimin e kandidatëve me cikël të parë të mbaruar të studimeve për aftësim dhe përkryerje profesionale për oficerë për shërbime për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në vazhdim ju prezantojm informatën që është publiku në web faqen e Ministris së Mbrojtjes. Ftojmë të gjithë të rinjtë nën moshën 28 vjeç, të cilët kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në: makineri, elektroteknikë, komunikacion dhe transport, mbrojtje, siguri, shkenca ekonomike, juridike, shkenca organizative dhe menaxhim, arte muzikore dhe fusha të tjera të listuara në…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot konstatoi dorëheqjen e deputetit Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët, përcjell TV21. Dorëheqja e tij vjen pasi ai është emëruar për drejtor në SH.A. “MEPSO”. Seanca e 106-të duhet të vazhdojë në ora 14:00, për të marrë edhe zyrtarisht raportin e KSHZ-së për zëvendësimin e Rashidit. Sipas gjitha gjasave, Rashidi do të zëvendësohet nga Remzi Memedi nga Kërçova. I cili do të jetë deputet i ri i Aleancës për Shqiptarët, e që vjen nga njësia 5 zgjedhore.

Lexo më Shumë

Pas mesnate, lirohet çmimi i naftës dhe benzinës në Maqedoni, përcjell TV21. Nga KRRE bëjnë të ditur se çmimi i naftës dhe benzinës BS-95 do të lirohet për 2 denarë. Çmimi i benzinës BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë mbetet i njëjtë. Çmimet e karburanteve sipas vendimit të ri: Nafta- 75,5 denarë për litër Benzina BS-95- 81,5 denarë Benzina BS-98- 85,5 denarë Vaji ekstra i lehtë- 76,5 denarë

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se shporta e konsumatorit në Maqedoninë e Veriut po llogaritet gabimisht. Sipas tij llogaritjet sindikale janë gabim dhe se shporta nuk kalon mbi 43.000 denarë. “Shporta sindikale e konsumatorit në vendin tonë nuk është 50.000 denarë, por nuk kalon 43.000 denarë, sipas metodologjisë që kemi pasur më parë. Do të thotë se dy herë kalkulohet inflacioni nga gushti e tutje”, tha Bekteshi. Ai shtoi se Qeveria është e përkushtuar që vazhdimisht të rrisë pagat.

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi thekson se me ngrirjen çmimeve të prodhimeve, tregtarët nuk do të kenë humbje, por do të kenë ulje të fitimit. “Këtë në ekonomi e quajmë fitim “opportune” sepse ju planifikoni dhe bërtisni këtë vit nga x njësi unë do të marr aq shumë fitim. Ne nuk i detyrojmë ata të bëjnë humbje. Në fund të fundit do të diskutohet nga qytetarët dhe është legjitim – kur ne subvencionuam energjinë elektrike, dhe ata thanë se energjia elektrike ishte faktori kryesor, pse atëherë nuk thanë se a po rrisin fitimet apo çfarë po ndodh?, si…

Lexo më Shumë

Nga SPB-Tetovë njoftojnë se kanë arrestuar një 34-vjeçar, i cili sipas raportimit ka tentuar t’i shtyp me veturë bashkëfshatarët e tij. “Mbrëmjen e djeshme (15-mars) rreth orës 22:20, në Prelubishtë të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 34-vjeçarin I.K. nga ky fshat, pas denoncmit të bashkëfshatarëve të tij D.R.(45) dhe S.S.(61) se në rrugën rajonale Zhelinë-Jegunovcë, përgjatë së cilës po ecnin në këmbë, rreth orës 19.15 ka tentuar ti aksidentonte me veturën e tij “Reno” me targa të Tetovës, por ata kanë arritur ti shmangen duke kërcyer anash rrugës. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”,…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Kosovës po planifikon të shpenzojë 40 mijë euro për blerjen e tepisonave dhe perdeve. Në njoftimin për kontratë të publikuar në e-Prokurim, thuhet se do të blihen 19 artikuj. Kohëzgjatja e kontratës kornizë është 36 muaj. Kompanitë e interesuara për ta furnizuar Kuvendin me tepisona dhe perde kanë afat që t’i dorëzojnë ofertat e tyre deri më 7 prill. “Vizitë sqaruese para dorëzimit të tenderit. Një vizitë para dorëzimit të tenderit do të mbahet më datën 24.03.2023 në orën 14:00 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vizita nuk është e detyrueshme, por është e rëndësishme për…

Lexo më Shumë

Sot, mbushen 22 vjet nga fillimi i luftës në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, e cila pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë quhet Maqedonia e Veriut. Dy vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ishin shqiptarët e Maqedonisë ata, të cilët kanë rrëmbyer armët, sërish nën siglën e UÇK-së. Ishte themeluar një tjetër ushtri, e cila ka tentuar që me grykën e pushkës ta ndryshojë fatin shqiptar në ish-republikën jugosllave, aty ku elementi maqedonas prej dekadash ishte bërë dominues, e që në kushtet e reja të pavarësisë, e kishte thelluar shtypjen e elementit shqiptar. Shqiptarët që gjeografikisht është dashur…

Lexo më Shumë

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri do të jenë pjesë e Kombëtares së Zvicrës në duel me Bjellorusinë, i vlefshëm për kualifikimet e Euro 2024, i cili do të luhet në Serbi. Selektori i “Helvetikëve”, Murat Yakin e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e marsit, ndërsa në mesin e tyre shihen edhe emrat e tre futbollistëve shqiptarë.”. Zvicra do të luajë me Bjellorusinë në Novi Sad të Serbisë më 25 mars, zgjedhje kjo e bërë nga bjellorusët, të cilët nuk kanë të drejt të luajnë në territorin e tyre pasi janë në një…

Lexo më Shumë

SHA EMV më 15.03.2023 prodhoi 16.307 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 10.236 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 6.071 MWh. * Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 15.03.2023.

Lexo më Shumë

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka shkruar pak ditë para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, më 18 mars, në Ohër.Borrell ka thënë se është koha që palët të marrin përgjegjësi për të arritur sukses në dialog.“Është koha për liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor to tregojnë kurajo dhe të demonstrojnë përgjegjësitë për të pasur sukses në regjin dhe pranimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Borrell.“Këtë të shtunë, do të thërras një takim të nivelit të lartë të Dialogut Beograd-Prishtinë. Kjo kohë është…

Lexo më Shumë

Në rendin e ditës të seancës së sotme të 106-të në Kuvend është propozim ligji për amnistinë e personave të dënuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, si dhe propozim ligji për amnisti, të dy me procedurë të shkurtuar. Gjithashtu deputetët do të shqyrtojnë propozimin për zgjedhjen e gjykatëses Elizabeta Dukovska nga Gjykata e Apelit Shkup për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dukovska është propozim i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për gjyqtare të re kushtetues. Ajo është gjyqtare që nga viti 2004, ka punuar në dy gjykatat themelore…

Lexo më Shumë