Author: Hamdi Kumanova

Ushtarët ukrainas pretendojnë se kanë rrëzuar një dron të armatosur të prodhimit kinez në territorin e tyre me armë automatike gjatë fundjavës, shkruan CNN. Mugin-5 është një dron komercial i prodhuar nga një prodhues kinez me bazë në qytetin port të Xiamen, në bregun lindor të Kinës. Disa blogerë të teknologjisë thonë se ata njihen si “Alibaba drone” sepse ato janë në dispozicion për shitje deri në 15,000 dollarë në faqet e internetit të tregut kinez. Mugin Limited konfirmoi për CNN se ishte avioni i tyre, duke e quajtur atë një “incident të pafat”. Është teknologjia e fundit e përdorimit…

Lexo më Shumë

MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar një shitës të substancave narkotike nga Shkupi, përcjell TV21. “Më 15.03.2023 në ora 13:45, zyrtarë policorë nga Njësia kundër tregtisë ilegale pranë SPB-Shkup e kanë privuar nga liria G.R.(24) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij në zonën e Bit Pazarit, të kryer me vendim gjykate, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe një bimë kanabis e mbjellë. Ai është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se është “i sigurt” se Kosovën do ta njohin shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, nëse ka rezultate në normalizimin e marrëdhënieve të saj me Serbinë. Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ai inkurajon udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, që ta shfrytëzojnë takimin e 18 marsit në Ohër, për të arritur marrëveshje për zbatimin e planit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Në mungesë të konstruktivitetit nga palët, Rohde përmend mundësinë e sanksioneve nga BE-ja. Rohde, po ashtu, thotë se dy vendeve i janë premtuar edhe…

Lexo më Shumë

Në përfundim të ditës së parë nga vizita në Strasbourg, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit nga mbi 30 ambasadorë të shteteve anëtare në Këshillin e Evropës. Në fjalën e tij, ai foli mbi progresin dhe zhvillimin e Kosovës në demokratizimin e vendit, rritjen ekonomike, sundim të ligjit e drejtësi, njoftoi Zyra e shtypit e kryeministrit Kurti. Kosova ka bërë hapa të mëdhenj drejt demokratizimit dhe zhvillimit ekonomik, tregues të së cilës janë indekset dhe rankimet ndërkombëtare që faktojnë se Kosova është një histori suksesi e demokracisë cilësore dhe zhvillimit ekonomik. Kryeministri Kurti foli dhe mbi aplikimin…

Lexo më Shumë

Nëntë vrasje, 26 plagosje të rënda, 675 lëndime trupore, 389 raste të rrezikimit të sigurisë, 15 detyrime me forcë si dhe tre rrëmbime, ose gjithsej 1 mijë e 117 vepra penale që lidhen me dhunën në familje, kanë ndodhur brenda territorit të Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2022. Kjo është pasqyra e paraqitur në të dhënat e ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), sipas së cilës numri më i madh i veprave penale lidhur me dhunën në familje është regjistruar në rajonin e Shkupit me gjithsej 279, pas të cilit radhitet rajoni i Manastirit me 203 vepra penale. Në vend…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut prej sot hyn në fuqi vendimi qeveritar për ngrirjen e cmimeve, ashtu që çmimet e produkteve të qumështit do të jenë më lirë për 10%, ndërsa pastat (makaronat) më të lira për 15%. Ministria e Ekonomisë ka paralajmëruar se pritet të ketë ngrirje të çmimeve edhe për produkte tjera, pasi që po bëhen analiza për uljen dhe ngrirjen e çmimeve për vezët, sheqerit dhe orizit. Një gjë e tillë nuk përjashtohet edhe në rastin e perimeve dhe frutave, nëse tregtarët dhe prodhuesit nuk ndjekin trendet botërore për uljen e çmimeve, përcjell INA. Sipas vendimeve të Qeverisë,…

Lexo më Shumë

Vendimi për “Titanik 2”, i cili 43 ditë ka udhëtuar nga Gjykata Penale në Gjykatën e Apelit, tani është kthyer në gjykatën e shkallës së parë. Arsyeja është se Gjykata Penale e ka dërguar lëndën para kohe dhe nuk ka pritur afatin prej 15 ditësh në të cilin të akuzuarit, përfshirë ish-drejtorin e DKS-së, Sasho Mijalkov dhe liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi, mund të dërgojnë ankesa. “Dorëzimi i fundit i aktgjykimit të shkallës së parë i akuzuari është pranuar më 2.3.2023, që do të thotë se afati për paraqitjen e ankesës ka filluar më 3.3.2023 dhe afati në të…

Lexo më Shumë

Bankat tregtare në vendin tonë kanë arritur fitime rekord në vitin 2022. 23.8 mld lekë, ose 210 mln euro është vlera e nxjerrë nga shoqata e bankave për fitimin e përbashkët të të 11 institucioneve bankare në vend, me rritje 25% në raport me vitin 2021. Vlerësimet paraprake nga shoqata e bankave, tregojnë se kjo normë e lartë u ndikua nga zgjerimi i aktiveve dhe portofolit të kredisë, ruajtja e cilësisë së portofolit të huasë, por edhe nga efekti pozitiv, që solli rritja e shpejtë e normave të interesit. Portofoli neto i kredisë, i matur gjithnjë me standardet IFRS,…

Lexo më Shumë

Studentët e Fakultetit Ekonomik, të drejtimit Financa dhe kontabilitet në kuadër të lëndës Tregjet dhe institucionet financiare, janë të parët studentë nga të gjitha universitetet shqiptare, që u është siguruar mundësia e njohjes dhe tregtimit real me aksione dhe obligacione në Bursën e Maqedonisë së Veriut. Kjo është arritur falë angazhimit të Fakultetit Ekonomik, për të fituar zyrtarisht të drejtën e hapjes së një lige speciale në Bursën e Maqedonisë së Veriut në emër të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës. Me këtë, studentët do të kenë mundësi që në kuadër të lëndës Tregjet dhe institucionet financiare dhe nën…

Lexo më Shumë

Gjinekologu Shkëlqim Balili tha se nëse do ishte President të gjitha grave që kanë burra shqiptarë do i jepte nga një rrogë tjetër. Ai tha në “Good Morning Albania” se këtë deklaratë e ka bërë pasi sipas tij populli shqiptar nuk e kanë arritur qytetërimin dhe se për të parë këtë mjafton që t’i gërvishtësh dikujt makinën. Por unë kam thënë para disa ditësh që nëse do isha President, të parën gjë do i thosha popullit faleminderit që më zgjodhët, por kam një dëshirë; të gjitha grave në Shqipëri që kanë burra shqiptarë duhet t’u japim nga një…

Lexo më Shumë

Do t’i monitorojmë çmimet e elementeve hyrëse në prodhimtarinë bujqësore dhe kemi ulje të caktuara të çmimeve të plehrave artificiale dhe lëndëve të tjera të para, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski. Në varësi të nevojave dhe kërkesave të nënsektorëve, sipas ministrit, ka mjete të mjaftueshme për të ndërhyrë shtesë edhe në pjesën e blegtorisë, për mbështetje shtesë të qumështit, për gjithçka që do t’u duhet fermerëve dhe blegtorëve. Nikolovski beson se Ministria ia del mbanë në obligimin e saj që të ndërhyjë për të ulur kostot e fermerëve në prodhimin e…

Lexo më Shumë