Gjatë ditës së djeshme (15.03.2023) është shpallur konkurs për regjistrimin e kandidatëve me cikël të parë të mbaruar të studimeve për aftësim dhe përkryerje profesionale për oficerë për shërbime për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në vazhdim ju prezantojm informatën që është publiku në web faqen e Ministris së Mbrojtjes.
Ftojmë të gjithë të rinjtë nën moshën 28 vjeç, të cilët kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në: makineri, elektroteknikë, komunikacion dhe transport, mbrojtje, siguri, shkenca ekonomike, juridike, shkenca organizative dhe menaxhim, arte muzikore dhe fusha të tjera të listuara në këtë konkurs, të interesuarit për karrierë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të aplikojnë në Konkursin e shpallur nga Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” – Shkup.