Lionel Messit i skadon kontrata në fund të sezonit me PSG-në, ndërsa mediumet e huaja kanë shkruar të shtunën se ai po e konsideron rikthimin te ish-skuadra e tij, Barcelona.
Fituesi i Kupës së Botës ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, por ka hyrë në tre muajt e fundit me skuadrën parisiene.
Kështu ka shkruar të shtunën “Foot Mercato”.
Sipas këtij mediumi, Messi ka qenë vazhdimisht në kontakt me trajnerin Xavi Hernandez.
35-vjeçari me Barcelonën ka shënuar 672 gola dhe ka dhuruar 303 asistime në 778 ndeshje të luajtura.
Ndërkohë me PSG-në këtë edicion ka realizuar 18-të gola e 17 asistime në të gjitha garat, në 31 ndeshje.