Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm këtë mëngjes, ndërsa tregjet e aksioneve kanë rënë në tregtinë e hershme, pas fillimit të sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit gjatë fundjavës. Çmimi i naftës bruto amerikane u rrit mbrëmë deri në 8% në rreth 72 dollarë për fuçi, më pas u stabilizua në 71 dollarë. Ndërkohë, nafta Brent, që shërben si standard global, fillimisht u rrit mbi 12% në rreth 82 dollarë, por më pas ra nën 78 dollarë. Për krahasim, çmimi i Brent-it të premten ishte pak mbi 73 dollarë për fuçi, raporton CNN. Njëkohësisht, tregjet e…
Author: Hamdi Kumanova
Mbi 150 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë kërkuar ndihmë për evakuim nga Izraeli, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë dhe tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme. Sipas informacioneve zyrtare, qytetarët janë paraqitur pranë përfaqësive diplomatike dhe përmes linjave emergjente të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke kërkuar asistencë për kthim të sigurt në vend. Autoritetet bëjnë të ditur se po koordinojnë aktivitetet me ambasadat partnere dhe institucionet ndërkombëtare për organizimin e korridoreve të sigurta të largimit. Një pjesë e shtetasve ndodhen në Izrael, ku situata e…
Për dy dekada, sa kohë që ekzistojnë përmbaruesit, nga qytetarët, kompanitë dhe shteti me detyrim janë mbledhur më shumë se 2.220.000.000 euro. Të dhënat e përmbledhura për vitin 2025 tregojnë një rënie të mbledhjes së borxheve krahasuar me vitin 2024, ose realizim prej rreth 44% të kërkesave për arkëtim të detyrueshëm. Midis qytetarëve, ka një rritje vjetore të shumës së borxhit që është mbledhur përmes përmbaruesve, shkruan analiza ekonomike javore e Portalb.mk. Kompanitë janë borxhlinjtë dhe kreditorët më të mëdhenj, nga qytetarët janë mbledhur 50,8 milionë euro me arkëtim të detyrueshëm… Në vitin 2025, me arkëtim të detyrueshëm janë mbledhur 137.368.058…
VMRO-DPMNE akuzon LSDM se po hesht për rastin e Artan Grubit dhe po i shmanget përgjegjësisë. Nga VMRO-DPMNE thonë se, edhe pse në publik LSDM bën akuza, në seancën e fundit të pyetjeve parlamentare nuk ka ngritur asnjë pyetje për Grubin dhe nuk e ka përmendur fare emrin e tij. Partia në pushtet i referohet edhe deklaratës së nënkryetares së LSDM-së, Jovanka Trençevska, e cila ka thënë se për një nga rastet ku Grubi dyshohet për vepra penale duhet të ketë kallëzime edhe për ish-zyrtarë të tjerë nga qeveria e kaluar. Sipas VMRO-DPMNE-së, heshtja e LSDM-së ngre dyshime dhe tregon…
Më 27 shkurt 2026, rreth orës 17:10, në rrugën magjistrale Tetovë-Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin me iniciale N.A. (23 vjeç), banues në fshatin Çegran. Gjatë kontrollit të një automjeti të tipit „BMW“ me targa të Gostivarit, policia konstatoi se i riu po drejtonte mjetin edhe pse kishte një ndalesë aktive për drejtimin e automjeteve të kategorisë B. Automjeti është konfiskuar menjëherë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse. Një 51-vjeçar nga Tetova ka përfunduar në duart e policisë mbrëmjen e djeshme pasi u kap duke drejtuar…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Fier. Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë shpallur në kërkim shtetasin me inicialet F.Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përplasur qëllimisht me automjetin e tij një çift bashkëshortësh. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm mes palëve, ndërsa 29-vjeçari dyshohet se ka përdorur automjetin si mjet për të goditur çiftin. ” Po nga këta specialistë u shpall në kërkim shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pasi ka përplasur qëllimisht me automjetin e tij shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e…
Më datë 27.02.2026 në ora 20:40, në SPB Tetovë, personi J.B. (33) nga fshati Pallaticë ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga M.I. dhe J.C., që të dy nga fshati Pallaticë. Sipas denoncimit, ai është sulmuar sërish më vonë nga personat J.C. dhe R.C.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit. V
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier kanë arrestuar shtetasin P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes familjarëve, ku 71-vjeçari ka goditur me thikë 50-vjeçarin, i cili ka marrë ndihmë mjekësore. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa fishekë, të cilët u morën në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i janë…
Kreu aktual i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrat në Likoshan dhe Qirez. Haradinaj përmes një postimi në Facebook, shkroi se gjaku i dëshmorëve u bë dritë për lirinë e Kosovës, raporton Klankosova.tv. “Në fund të shkurtit të 1998, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë martirëve që pësuan nga hakmarrja e armikut edhe pse ishin të paarmatosur. Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë që po vinte. Nderim përjetë të…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vendosi të shtunën sanksione të reja kundër 10 kompanive ruse të transportit dhe logjistikës për “dërgimin e mallrave në territoret ukrainase të pushtuara përkohësisht nga Rusia”, tha zyra e tij. Sipas një deklarate, lista e sanksioneve përfshin kompani private ruse që “dërgojnë mallra te pushtuesit rusë dhe anasjelltas”, duke ofruar mbështetje logjistike për ushtrinë ruse. Ai përfshin gjithashtu kompani që operojnë në “territore të pushtuara përkohësisht” duke përdorur infrastrukturën e shërbimit postar kombëtar të Ukrainës, Ukrposhta. “Ata jo vetëm që lëshojnë pensione dhe pagesa të tjera atje, por punojnë edhe si një sportel pasaportash, ku…
Mërgimi i Agaçit, konfirmim si arkitekt i aferës së inceneratorëve me 9 akuza mbi shpinë Gjeneza e aferës me procedurat për impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan, të cilat u pasuan me sipërmarrjet e ngjashme në Fier dhe Tiranë Engjëll Agaçi u shfaq kohë më parë në dyert e Prokurorisë së Posaçme -SPAK. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave është përfolur në denoncime si një prej aktorëve kryesorë në masakrën financiare të inceneratorëve, që deri më tani u ka shkaktuar taksapagusve shqiptarë një dëm prej gjysëm miliard euro. I shkarkuari Agaçi duket se ka marrë rrugën…
Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe dhe ish ministri i Oliver Spasovski sonte kanë bërë iftarë me strukturat e LSDM-së në komunën e Zhelinës. Me nder dhe kënaqësi të veçantë sonte mora pjesë në iftarin e organizuar nga Dega e LSDM-së në Zhelinë. Në frymën e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, le të sjellin këto ditë agjërimi dhe përkushtimi shpirtëror paqe, durim dhe mirëkuptim mes njerëzve. Le të na kujtojnë ditët festive vlerat e solidaritetit, respektit dhe humanizmit, shkruan Spasovski.

