Gjatë vitit 2022 është zbatuar vetëm se 10 për qind e strategjisë për luftën kundër korrupsionit gjë që le hapësirë për rritjen e mëtejmë të korrupsionit në vend. Ky fakt, sipas kryetares së komisionit antikorrupsion Biljana Ivanovska dëshmon përkushtimin e dobët të institucioneve, ndryshimet e shpeshta të funksionarëve, si dhe administratë jo mjaftueshëm profesionale falë ndikimeve politike gjatë punësimeve. “I theksova edhe rreziqet për korrupsion të cilat po ashtu janë detektuar gjatë përgatitjes së strategjisë kombëtare, do ti përmend më të rëndësishmet, mungesën e integritetit, ndikimin e fuqishëm politik posaçërisht gjatë punësimit përmes kanaleve të njohura të nepotizmit, shërbimet dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Nga MPB bëjnë të ditur se sot në ora 10:05 në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup, policia ka privuar nga liria personin T.P.(32) nga Shkupi. Nga MPB shtojnë se ai kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit për vuajtje të dënimit me burgim prej tre vitesh për veprën penale “vjedhje”. T.P. do të dërgohet në institucionin ndëshkues përmirësues kompetent për vuajtjen e dënimit.
Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën e penale – Mashtrim, njoftojnë nga Prokuroria themelore Publike Shkup. E dyshuara, në periudhën nga marsi i vitit 2022 deri në mars të këtij viti, duke u paraqitur si punëtore në Ambasadën Gjermane në Shkup dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme në RMV-së, ka mashtruar tetë persona nga Gostivari. Qëllimi i saj ishte të përfitonte në mënyrë të paligjshëm. “Ajo u ofroi viktimave tu siguronte viza pune për në Gjermani ose certifikata të njohjes së gjuhës gjermane, ndërsa në këmbim u merrte…
Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova dhe drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Republikën e Maqedonisë së Veriut Andi Aranitasi sot nënshkruan marrëveshje me të cilën Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA)përmes BERZH-it ka dhuruar mjete të pakthyeshme në vlerë prej shtatëqind mijë euro, transmeton Portalb.mk. Fondet janë të destinuara për qëllime të financimit të shërbimeve konsulente, si ndihmë teknike për njësinë e projektit të MMJPH-së në procedurën e zbatimit të projektit rajonal për mbeturinat e ngurta për të cilin shteti ka marrë një kredi nga BERZH në vlerë prej 55 milionë…
Çmimet e shërbimeve hotelierike në mars në krahasim me shkurtin e këtij viti janë rritur për 0.5 për qind. Krahasuar me grupe të shërbimeve, është vërejtur rritje në grupet Ushqim për 0.2 për qind, Pije alkoolike për 0.2 për qind, Pije joalkooike për 0.1 për qind dhe Bujtje për 1.7 për qind. Siç publikoi sot Enti shtetëror i statistikës, në mars të këtij viti në krahasim me marsin e vitit të kaluar çmimet e shërbimeve hotelierike janë rritur për 12.3 për qind. Të dhënat e ESHS tregojnë se në periudhën janar-mars të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë…
Kreu i ASH-së, Arben Taravari në një interivsit të dhënë për portalin Topnews është prononcuar rreth shumë çështjeve të aktualitetit politik në vend. Ai ka folur për sa i përket çështjes së 20%, që thotë se është një çorbë që nuk i ka hije asnjë partie e jo më Kushtetutës që duhet të jetë dokumenti më krenar i një shteti. Si LSDM-ja e pak më shumë BDI-ja, nuk duan që një gjuhë jashtëzakonisht historike dhe e pasur, si gjuha shqipe, të fshihet nën terma ofendues si 29.36 apo 48%. Kauza e njohjes së gjuhës shqipe me emrin e saj në…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me homologun e tij kroat Andrej Plenkoviq,u ndal edhe tek ndryshimet kushtetuese duke përkujtuar se ndryshimet e parapara përfshijnë edhe kroatët. Ndërkohë që derisa bëri thirrje për konsensus nënvizoi se themelet e shtetit ndërtohen me vendime të guximshme. “Qeveria e RMV-së do të vazhdojmë fuqishëm të punojmë në thellimin e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë me Kroacinë. Ky nuk është qëndrim vetëm i imi, por edhe i gjithë Qeverisë. Me Kroacinë nuk na lidh vetëm e kaluara e përbashkëta në kuadër të ish Jugosllavisë, por e ardhmja evropiane. Nuk kemi asnjë çështje të hapur. Bashkëpunimi…
Luis Enrique ka arritur mëngjesin e sotëm në Londër. Trajneri spanjoll do të nis bisedimet me Chelsean. Ish-trajneri i Romës, Barcelonës e Spanjës do të diskutojë me pronarin e Chelseat projektin e ri të skuadrës. Pavarësisht bisedimeve që do të nisin sot, raportohet se Nagelsmann është favorit për të marrë drejtimin e skuadrës londineze./Indeksonline/
Barcelona dhe Real Madridi do ta kërkojnë sonte finalen e Kupës së Spanjës, në “El Clasicon” e radhës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Camp Nou”. Gjiganti katalunas e kishte fituar përballjen e parë gjysmëfinale të kësaj gare në “Santiago Bernabeu” me rezultat 1:0. Prandaj, ekipi i Xavi Hernandezit do të mundohet ta mbrojë këtë avantazh në ndeshjen e kthimit, të cilën do ta luajë sonte në shtëpi. Nga ana tjetër, madrilenët nuk kanë se çka të humbin dhe do të tentojnë të sulmojnë që nga fillimi i lojës, në synimin e tyre për ta përmbysur rezultatin e lojës…
Kompania në të cilën Elena Kovaçevska, bashkëshortja e kryeministrit Dimitar Kovaçevski ka aksione pronësore, do të marrë tokë shtetërore me çmim prej 70 denarë për metër katror për ndërtimin e planifikuar të centralit fotovoltaik. Vendimi i qeverisë për shitjen e 1119 metra katrorë tokë në fshatin Raklish të Radovishit, është nënshkruar nga zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në seancën e qeverisë më 14 mars të këtij viti, raporton Radio Evropa e Lirë. Sipas njoftimit në Gazeten Zyrtare, Qeveria ka marrë vendim për shitjen e tokës shtetërore kompanisë “Sol Group 5” me një marrëveshje të menjëhershme për rindërtimin e një parcele ndërtimi për…
Në fund të fjalës së tij përpara trupit gjykues, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, iu drejtua trupit me tri lutje.Krasniqi tha se lutja e parë është që trupi gjykues të mos lejoj keqpërdorimin e opinioneve individuale të pasluftës për kohën e luftës. Lutja e dytë Krasniqit ishte që trupi gjykues të mos lejojë që shënimet e tij për shkrimin e librave të përdoren si dëshmi për vepra penale, siç pretendon ZPS-ja. “Lutja e tretë për komunikatat: Unë po e lexoj atë që është thënë në vendimin për lirimin e Fatmir Limajt në Hagë”. “Komunikatat si material propagandistik ishin rritja e…
Dita e djeshme shënon nismën e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë që do të kontribuojë në hapjen e vendeve të punës, zhvillimin e kompanive vendore, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se projektet si Korridori 8 dhe 10-D, autostrada Shkup – Bllacë, autostrada Kërçovë – Bukojçan dhe rruga nga Ura e Boshkut deri në fshatin Izvor, që në tërësi arrijnë vlerë të mbi 2 miliardë euro, paraqesin nxitësin mē të madh dhe më ambicioz në historinë e vendit tonë. Pas realizimit dhe zbatimit të pjesës normative…

